XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Nga vendi
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Komisionar për Zgjerimin Shtefan Fule falënderon Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi për bashkëpunimin e ngushtë!

BRUKSEL Shtefan Fule  

ANËTAR I KOMISIONIT EVROPIAN 

 

Ekselenca e Tij, Z. Menduh Thaçi 

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare 

 

I nderuar Z. Thaçi, 

Pasi që mandatit tim si Komisionar për Zgjerimin dhe Fqinjësisë po i afrohet fundit, unë do të doja të ju falënderoj për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Gjatë pesë viteve të fundit, Komisioni ka forcuar kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe ka rritur fuqinë e saj transformuese, duke siguruar një fokus të fortë në adresimin e reformave themelore në procesin e zgjerimit. 

Kur kam filluar si Komisioner i ngarkuar për politikën e zgjerimit pesë vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit një vit më parë, dhe disponimi ynë ishte optimist. Unë e kuptoj se dështimi për këtë dhe rekomandimet e mëvonshme janë frustuese, dhe kam ngritur vazhdimisht shqetësimet e mia në këtë kuptim. Nëpërmjet Nivelit të Lartë të Dialogut që filloi në vitin 2012, ne u përpoq të ndihmojmë lëvizjen e përgjithshëm të procesit përpara. 

Në sajë të largimit, unë ende shoh sfida të rëndësishme, duke përfshirë një numër të reformave kyçe, përpara jush. Dialogu politik midis qeverisë dhe opozitës duhet të rikthehet në parlament. Të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit. Çështja e emrit duhet të trajtohen me energji të reja dhe bllokimi në fund të tejkalohet. 

I uroj vendin tuaj, dhe juve personalisht, të gjithë sukseset e mundshme në ndjekjen e mëtejshme të përpjekjeve tona të përbashkëta evropiane. Komisioni Evropian do të mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për vendin tuaj gjatë vazhdimit tuaj në rrugën e BE-së. 

 

Sinqerisht,

Shtefan Fule

Bruksel, 29 tetor 2014 

 

SF-Thank you letter to Menduh Thaçi(PDF)

Intervista e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi për “Radio Evropa e Lirë”

ReL: Z. Thaçi, jani zgjedhur në mënyrë unanime për Kryetar i partisë në Kongresin e fundit të PDSH-së dhe pas dy muajsh të bojkotimit të parlamentit vendosët që të kthehet në Parlament. A keni ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në ose i dëgjuat ndërkombëtarët? 

M.TH: Kjo me VMRO-DPMNE-në tash më është bërë një çështje qesharake. I di kuzhinat prej nga vijnë supozime të tilla, ato janë LSDM-ja, nuk ka asnjë lidhje. Së dyti, jo vetëm që i dëgjuam të huajt, por ne kemi vendosur në favor tonë të kthehet në parlament, sepse ne kemi një situatë shumë të vështirë me mediat që janë nën kontrollin e plotë të qeverisë ose të strukturave tjerra kriminale dhe për ti plasuar pozicionet tona në publik e vetmja dritare mbetet parlamenti. Përmes Parlamentit arritëm që të shprehim pikëpamjet tona. 

ReL: Por, para zgjedhjeve të fundit keni pasur takime me Mijalkovin dhe pastaj u spekulua se koalicioni është në horizont, por edhe vetë deklaruat se nëse PDSH fiton edhe vetëm një deputet, atëherë ju do të jeni pjesë e qeverisë, por asgjë nuk bëtë? 

M.TH: Përsëri të njëjtat kuzhina, nga LSDM-ja, unë mendoj se puna e tyre është e kotë, dhe deri sa të sillen në këtë mënyrë nuk do të kthehen në pushtet edhe 100 vjet. Për të sulmuar opozitën nga opozita ndoshta për ta është e logjikshme, por për mua kjo është situatë e palogjikshme, nuk ka situatë të tillë. Njëqind herë kam përsëritura, jam takuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, ai kryesoi delegacionin, nëse aty ka qenë prezent Martin Protugjeri apo Sasho Mijalkovi, kjo nuk ka rëndësi për mua. Gjëja e dytë, jam takuar edhe me z.Ahmetin. Unë kam mandat për t'u takuar me të gjithë. Realiteti sot tregon se nuk ka pasur marrëveshje të fshehta, ata janë në marrëveshje vëllazërore me BDI-në dhe z.Ahmeti, Mijalkovi dhe bashkëpunëtorët e tjerë janë të afërt me z.Ahmeti dhe mendoj se tashmë është qesharake të përgjigjemi për këto supozime. 

ReL: Si i shihni ju ndodhitë e fundit brenda partiake? Zijadin Sela nuk mori pjesë në kongresin e fundit të partisë, madje e quajti atë si njëfarë ahengu. A është në pamje një parti e re që do të rezultojë nga radhët tuaja, ose ndoshta edhe pozita juaj në parti nuk është aq e qëndrueshme? 

M.TH: Tashmë vendosa që të mos mendojnë për gjëra të tilla, e jo më të flas, mendoj se  më nuk meriton ndonjë koment sjellja e tillë. 

ReL: Sela njofton për kongresit të ri, a mund kjo të dobësojë partinë? 

M.TH: Ky është problemi i tij. Partia është shumë e fortë. Nga 227 nëndegë asnjë kryetar i nëndegëve nuk ka pasur dilema për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake të PDSH-së. Mendoj se këto janë dëshira të dështuara nga disa njerëz. 

ReL: Por a është e drejtë që edhe ju të paraqisni ndonjë përgjegjësi morale për shkak se jeni një kohë të gjatë në krye të partisë, PDSH nuk arriti të sigurojë fitoren në zgjedhjet e fundit, ka zëra se edhe në partinë tuaj ka pakënaqësi? 

M.TH: Absolutisht mbaj përgjegjësi politike përpara anëtarësisë së PDSH-së, jo para jush, ose  dikujt që i kujtohet kjo. Gjërat janë shumë të përziera, dikush kërkon që të barti përgjegjësi para shqiptarëve ose para qytetarëve të Maqedonisë, kjo përgjegjësi i takon personit i cili është në pushtet, unë si udhëheqës i opozitës mbaj përgjegjësin vetë ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të mi. Gjëja e dytë, ka edhe njerëz të tjerë të cilët janë një kohë të gjatë në pozitë të udhëheqësit dhe nuk komentohet. Kjo është me të vërtetë e paimagjinueshme dhe e pakuptueshme për mua, se si të gjithë janë të organizuar për të sulmuar një parti opozitare. Problemet që ne i kemi si qytetarë dhe si shtet duhet t'i zgjedhin ata që janë në pushtet, e jo opozita. 

ReL: Në vazhdimësi thoni se gjendja e shqiptarëve është e keqe, por është kundër-argument që shqiptarët vazhdimisht votojnë BDI-në, domethënë nuk është edhe aq keq situata nëse ata vazhdimisht votojnë për partinë që është në pushtet? 

M.TH: Shumë saktë, gjë krejtësisht e palogjikshme, jam dakord, se shqiptarët nuk mund të votojnë për buste të tilla, si Car Dushanit, nuk mund të votojnë për diskriminim nga qeveria lidhur me buxhetin, por ne veprojmë sikur në Maqedoni gjithçka të jetë normale, se zgjedhjet janë të drejta dhe të ndershme, se nuk ka parti tjetër në Ballkan dhe në Evropë, që humb si partia time, në një qytet gjithmonë  për 12 vjet, me një diferencë prej 18 mijë votash përkundër 200-300 vota. Mendoj se zgjedhjet nuk janë të rregullta. Nuk pajtohem me kualifikime të tilla që dita e zgjedhjeve ishte shumë e rregullt, kurse disa muaj para zgjedhjeve, ose disa vjet, ju e dini më mirë se unë, abuzimin me administratën, korrupsioni, përdorimi i parasë publike ndaj kundërshtarëve politikë. Është e qartë se shumë vetave u shkon përshtati që BDI të fitojë, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga të huajt, por unë përsëri mund të jem krenar që PDSH ndoshta mund të ketë humbur zgjedhjet, por PDSH mbijeton dhe vazhdon. Ne kishim edhe një konkurrencë të brendshme të pakuptueshme midis opozitës shqiptare. Ju e dini se u paraqitën 4-5 parti të vogla, qëllimi i tyre kryesor ishte që ta fitojnë PDSH-në, e jo ta fitojnë dikë që është në pushtet dhe sot jemi në një situatë të tillë që PDSH është e vetmja parti opozitare që ekziston. 

ReL: Ju thoni se zgjedhjet nuk janë të rregullta, por ja ju përsëri jeni në parlament. A mundeni këtë ta dëshmoni nëpërmjet institucioneve, me mekanizma ligjorë, ose të ndiqni shembullin e LSDM-së? 

M.TH: LSDM-ja ka krejtësisht qëllime të ndryshme. Problemi i tyre është se ata refuzojnë ta kuptojnë se sillen njëjtë si VMRO-DPMNE-ja, nuk kanë platformë ose program tjetër, kurse problemi ynë është krejtësisht tjetër. Ne në aspektin etnik kemi pakënaqësi të gjerë dhe kthimi ynë në Parlament duhet të kuptohet si një parandalesë për qeverinë që të ketë alibi se ka edhe një tjetër problem. Ne veprojmë në mënyrë korrekte, në mënyrë racionale, për të dëshmuar se këtu ka vetëm një problem, ajo është Qeveria, tjetër problem nuk ka. 

ReL: Për rizgjedhjen tuaj si Kryetar i PDSH-së urime dërgoi edhe Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me mesazh që të jeni një opozitë konstruktive. Çfarë do të jetë strategjia juaj në të ardhmen? 

M.TH: Përshëndetjet e tilla unë i kuptoj si cinizëm. Mendoj se hipokrizia e tillë politike nuk duhet më të kenë vend në jetën tonë politike. Publikisht sillemi sikur të jemi më të mirë, por kundër meje Zoti Ahmeti dhe BDI-ja përdorin lloj-lloj instrumente të palejueshme për luftë politike. Ne vazhdojmë të sillemi në mënyrë racionale, më vjen keq për incidentin që kemi pasur në parlament, tërë incidenti është përgatitur nga BDI-ja për ti banalizuar marrëdhëniet mes nesh dhe BDI-së. Ne nuk kemi probleme personale apo grupore me ta. Ne kemi probleme politike me BDI-në. 

ReL: Si janë marrëdhëniet ndër-etnike në Maqedoni dhe a mund të manipulohet me ta për qëllime politike? Në këtë kontekst, si i shihni disa nga tensionet e fundit në bazë ndëretnik që i kishim në vend? 

M.TH: Plotësisht pajtohem se partitë që janë në pushtet në mënyrë shumë të çuditshme dhe të palogjikshme i fitojnë zgjedhjet. Mendoj se në mënyrë më perfektë i keqpërdorin marrëdhëniet ndëretnike duke u bë patriotë të mëdhenj, të dyja palët, për të marrë pika politike. Do të vazhdojmë të kemi probleme etnike për deri sa nuk do të jemi të gatshëm ti zgjidhim disa çështje të mëdha. Çdo gjë tjetër edhe nëse do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në, mendoj se është punë e shterp, marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme dhe janë një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

ReL: Si e shihni kërkesën që FBI të përfshihet në procesin e “Mostrës” dhe nëse ajo është në lidhje me mosbesimin në institucionet ose të mosbesimit midis dy komuniteteve, për shkak se kurrë më parë në Maqedoni, në asnjë proces, nuk ka pasur përfshirje të FBI-së? 

M.TH: Gjë qesharake, kërkesa qesharake, marketing politik. FBI së pari është një organizatë, e cila, sipas Kushtetutës amerikane, punon vetëm brenda. Të tjera janë institucionet të që kanë kompetenca për jashtë. Një kërkesë e tillë është një marrëveshje ndërmjet Gruevskit dhe Ahmetit. Përgjigjja nga Gruevski se nëse gjykata e pranon, ajo do të pranohet, është gjithashtu qesharake. Nuk mund ti jepni një gjyqtari, ose dy, ose tre, që të vendosin për problemet shumë të mëdha dhe nuk është vetëm punë e gjykatës. Puna fillon nga hetimi. Policia, gjykata vendos vetëm nga faktet dhe argumentet. Edhe një atraksion qesharak i z.Ahmeti. 

ReL: E akuzoni qeverinë për politika anti-integruese. Pse mendoni se ne largohemi nga BE-ja dhe NATO-ja? 

M.TH: Sepse në vitet e fundit nuk vërej asnjë veprim serioz në lidhje me proceset integruese. Problemi që ne e kemi me grekët është problemi kryesor, mendoj se gjëra të tjera janë të parëndësishme. Nëse ne flasim gjatë gjithë kohës që ne nuk jemi të gatshëm për asnjë marrëveshje me grekët, është e qartë se nuk ka vullnet për të zgjidhur këtë problem. 

ReL: Ju deklaruat që do ti dëgjoni të huajt dhe për këtë arsye kthehen në parlament. A do të thotë kjo që deri më zgjedhjet e ardhshme do ti shohin deputetët e PDSH-së në Parlament. Ju pyes për shkak se është e njohur, që disa probleme, partia juaj di ti zgjedh duke lënë parlamentin?

M.TH: Në këtë moment mendoj që ne jemi në një situatë shumë delikate si shtet, si shoqëri. Nuk jam i gatshëm të marrë përgjegjësi për situata të turbullta as nga brenda, e as nga jashtë. Sjellja jonë racionale, atë që kam thënë më herët, që tija marrim edhe argumentin e fundit qeverisë, me të cilën do të tregonte se këtu ekziston një faktor tjetër problematik. Koha po kalon, më nuk flitet për vite, por për muaj. Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar, ngadalë, ngadalë, por me siguri do të nxjerrë shkopin dhe atë shkop do ta përdor kundër qeverisë së Republikës së Maqedonisë, jo kundër opozitës, jo kundër qytetarëve. Ne jemi këtu dhe ne jemi duke e pritur momentin tonë. 

ReL: Për ju nuk ekziston Marrëveshja Kornizë, ofroni një marrëveshje të re me 12 pikë. Çka mendoni me këtë dhe a ajo çon kjo drejt një federalizmi  të shtetit? 

M.TH: Janë kualifikime shumë të rënda, me të vërtetë çuditem kur fjalët e mia paraqiten mbrapshtë. Ekziston Marrëveshja e Ohrit, kjo marrëveshje është edhe angazhimi im, kam qenë bashkëbisedues. Shumë qëndrimet të forta që janë dhënë në lidhje me PDSH-në, janë abuzuar nga partitë e tjera, të përsëris për mua ekziston Marrëveshja e Ohrit dhe mendoj që me të gjitha argumentet që kemi, ky dokument mund të përmirësohet, të mbi ndërtohet me një marrëveshje të re. Shpirti i Marrëveshjes së Ohrit është shpirti më i mirë i një marrëveshjeje politike dhe nga ajo nuk duhet të ikim, por ne kemi gjëra që tregojnë se edhe pas 12 viteve nuk i zgjidhim, le të flasim për këto gjëra. Nuk flitet për federalizëm, as për një organizim territorial të shqiptarëve, por për disa pjesë të Marrëveshjes së Ohrit të cilat nuk janë realizuar deri më sot, prandaj mund të kemi një marrëveshje të re. 

ReL: Kur thoni se pozita e shqiptarëve është e keqe, çfarë keni ndërmend të bëni për ta përmirësuar atë, në fushën e papunësisë dhe varfërisë? 

M.TH: Së pari duhet për të sqaruar gjërat. Dy gjëra nga marrëveshja e re që ne ofrojmë mendoj se janë të rëndësishëm, pastaj të tjerat vetë do të zgjidhen – mënyra e vendosjes, ende në Maqedoni, maqedonasit i majorizojnë shqiptarët në të gjitha institucionet nisur nga Parlamenti e më poshtë dhe gjëja e dytë është shpërndarja e buxhetit, nëse për këto dy gjëra bimë dakord, mendoj për çështjet tjera është shumë më e lehtë për të rënë dakord.

 

02.11.2014 

 

 

 

 

Imer Aliu: Për çfarë ta pyes unë BDI-në, kush e bën hesap BDI-në që ta bëjmë ne!

Është shumë interesant pyetjet e parashtruara me shkrim nga ana e deputetëve të VMRO-së, në fakt nuk flasim vetëm për projektet, por flet për një koncept, i cili për fat të keq i nxjerr jashtë loje gjithë shqiptarët, apo shqiptarët të cilët duhet të përkujdesen në qeveri për shqiptarët, ato janë deputetët e BDI-së dhe ministrat e BDI-së. 

Antonio Miloshovski e bëri pyetjen për rrugën deri në fshatin Leshkë, apo rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, që vjen prej Zheline e që kalon nëpër fshatin Shemshovë. E dini sa funksionarë dhe sa ministra ka fshati Shemshovë? Dhe ajo rrugë nuk është bërë dhe është e vërtetë që është për faqe të zezë, skandaloze dhe jo vetëm ajo rrugë, por të gjitha rrugët që kalojnë nëpër vendbanimet shqiptare. Kjo ishte ajo që doja ta potencoj, se VMRO-ja përkujdeset për disa projekte që duhet të realizohen në vendbanimet shqiptare, për fat të keq, pasi që nuk ka asnjë projekt real si nevojë, si kërkesë e shqiptarëve që të realizohet. 

Seancat e pyetjeve të deputetëve sigurisht që janë një shans i mirë në veçanti për opozitën që të ballafaqohet qeveria, pjesëtarët e qeverisë me deputetët e opozitës, për sa i përket projekteve dhe politikave qeveritare. Mirëpo halli është se s’ka projekte. Ne mund të flasim për politikat qeveritare të cilat janë skajshmërisht antishqiptare dhe në dëm të shqiptarëve, qofshin ato për aspektin infrastrukturor,  apo edhe politik që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve. Shoh që ministrat e BDI-së nuk janë këtu, pjesa dërmuese nuk janë, por do të fillojmë me ato që janë, prej te pushteti lokal, pasi që mos harrojmë që ne jemi parti shqiptare dhe BDI-ja thotë që është përfaqësuese legjitime e shqiptarëve dhe sigurisht që është obligim i joni që tu drejtohemi me pyetje ministrave, përfaqësuesve të qeverisë të BDI-së. 

Do të filloj me ministrin e pushtetit lokal, është interesant që ky ministër mori shumë huxhum në fillim dhe para disa javësh dha një deklaratë që kishte të bëjë me planin urbanistik të komunës qendër, tha që është jashtë ligjor dhe ngeli me atë deklaratë. Ju kujtohet me siguri, u harru u shuajt dhe nuk duket askund më. Për ne që i dimë rrethanat e dimë se çfarë ndodh, mirëpo sigurisht që edhe qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur me këtë ministri. Shoh që Shehtanski ende është drejtor i inspektoratit, ju kujtohet  Shehtanski, ishte ai drejtor i inspektorit që anuloi ndryshimin e emrave të shkollave fillore në Çair. Atëherë nga BDI thanë që nuk e kemi ministrinë e arsimit dhe sigurisht nuk mund të realizohet ky projekt i ndryshimit të emrave të shkollave në Çair në gjuhën shqipe. Prej atëherë kanë kaluar diku gati 3 vite dhe ka 5 muaj që BDI-ja ka resorin e arsimit dhe vendimi për ndryshimin e emrave të shkollave është në tavolinë të ministrit shqiptar dhe ai nuk mund ta nënshkruaj. Shtrohet pyetja pse nuk nënshkruhet vendimi për ndryshimin e emrave të shkollave fillore? Kjo sigurisht që nuk është asnjë problem në realizimin pasi që ne si PDSH në atë kohë kur kemi qenë në qeveri me qindra emra të shkollave i kemi ndryshuar dhe asnjë problem nuk është bë. Është çështja se krijohen probleme me të cilat duhet të merren qytetarët dhe ndërkohë problemet reale të qytetarëve anashkalohen dhe nuk flitet fare për to, në fakt ne i dëgjuam pyetjet me shkrim se cilët janë projektet dhe ku realizohen projektet. 

Çështje tjetër, ministri i ekonomisë është këtu dhe është viti i 11-të, nuk është risi që BDI-ja e ka ministrin e ekonomisë, 11 vite e ka resorin e ekonomisë, fatkeqësia është se nëse i radhisim të gjithë ato ministra që kanë qenë ministra të ekonomisë, do të shohim që asnjë nga ata as edhe një vend pune për shqiptarët nuk e kanë hapur, asnjë investitor i huaj nuk u orientua në vendbanimet shqiptare, me qëllim që të hapen vende pune për shqiptarët. Sigurisht që dëmtimi i bizneseve shqiptare është prioritare dhe sigurisht që orientimi i gjithë investimeve në zonat e banuara me shumicë maqedonase është prioritet i kësaj qeverie, sigurisht që kompetencë është ministria e ekonomisë dhe kjo nuk ndodh për fat të keq. Mirëpo ndodhin shumë gjëra tjera, marrëveshjet me Serbinë janë bë përditshmëri nga ana e kësaj qeverie në të gjitha sferat e jetës, vetëm që nuk shpallet bashkimi i dy shteteve dhe të legalizohen krejt ato marëveshje që lidhen ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Është interesant që është në resorin e ministrisë së Ekonomisë, çështja e gazit, rrjedha jugore, që planifikohet të merret gazi rus në Maqedoni. Por dihet që disa kilometra afër kufirit të Maqedonisë do të kalojë Tap projekti “Trans Atlantik” që është pro-perëndimor dhe sigurisht që s’ka të bëjë asgjë me Moskën, mirëpo edhe për këtë nuk jepet asnjë shpjegim dhe dihet që është veç kah përfundimi marrëveshjet për sa i përket rrjedhjes jugore. Por kjo nuk është lajm, se gjithçka që ka të bëjnë më marrëveshjet me Serbinë janë bërë përditshmëri, prej te ushtarët e policët që duhet të patrullojnë në vendbanimet shqiptare dhe sigurisht dhënia e informatave, bashkëpunimi gjyqësor dhe shumë e shumë çështje të tjera të cilët i keni rregulluar me ligj. 

Musa Xhaferit si zakonisht as që i bëhet vonë për shqiptarët, rihen, vriten shqiptarët,  s’ka asnjë investim për shqiptarët, e Musa e çon punën e vet, e puna e tij është reketimi i shqiptarëve, reketimi i atyre pak që punësohen. Dihet botërisht se për të punësuar në administratën shtetërore tarifa është 3000-5000 euro, varësisht prej vendit të punës. Ai nuk jep llogari për atë se sa shqiptarë janë punësuar prej 2013, komplet 2013 e deri më sot 2014, vetëm një konkurs është hap për 140 të punësuar dhe ende nuk kemi informata se sa prej tyre janë shqiptarë? Informatat flasin se një numër shumë i vogël është shqiptar dhe pjesa tjetër janë të përkatësive tjera etnikë dhe e vendojnë në siklet pastaj avokatin e popullit i cili duhet të minusojë institucione të cilët ia dorëzojnë të dhënat, me qëllim që të ulet numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik, me të vetmin qëllim që të mos del në minus numri i shqiptarëve të punësuar në sektorin publik, matematikë e thjeshtë për ata që e kuptojnë. Ai dorëzon raporte për 100.000 të punësuar, a dimë se sektori publik ka mbi 160.000 të punësuar dhe nuk dorëzon raport për ata të punësuar nëpër institucionet ku përfaqësimi është 0%, 1% apo ngjashëm dhe do të shihni se jo që ka rritje të punësimit të shqiptarëve, por përkundrazi ka ulje të punësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. 

Ministri i arsimit Abdylaqimi ajo rruga që është skandaloze që përmendi Miloshovski kalon nëpër vendbanimin e tij me vite dhe asgjë nuk është bë në atë drejtim, mirëpo mirë do të ishte sikur të bënte diçka për vendbanimet tjera, as për ato nuk e bëri. Shkollat shqipe janë në gjendje katastrofale, janë të mbi populluara, ka ende shkolla që punojnë me tre ndrime, me numër të madh të nxënësve nëpër paralele. Numri i të punësuarve shqiptar në krahasim me të punësuarit maqedonas është dyfish më i ulët dhe shumë e shumë problem tjera me të cilët ballafaqohet arsimi shqip. Vendimin për ndryshimin e emrave e ka mbi tavolinë dhe nuk e bën, sigurisht që nuk e bën, nuk mund ta bëjë, sepse është bërë milioner. Nga u be milioner Abdylaqimi? Mirëpo ajo nuk është risi edhe ministrat tjerë njëjtë dhe ngjashëm, me shtëpi, me banesa, me pasuri. Abdylaqimi me fabrika, me bilborde në gjithë Maqedoninë dhe ngjashëm. Ky është çmimi të cilën e paguajnë shqiptarët për pasurimin e disa individëve. Çështje tjetër shumë me rëndësi që është aktuale është edhe ministri i ekologjisë, ndotja e Tetovës, të dhënat e djeshme janë që Tetova vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Evropë, 10 fish më i lartë është koncentrimi i përbërësve të dëmshëm kancerogjene në ajër, dmth dihet që norma e lejuar është 30 mikrogram për metër kub, këtu është 200-300 dhe mbrin deri 900 mikrogram për metër kub, kjo është skandaloze. A e dini se sa është numri i të sëmurëve me sëmundje kancerogjene në Tetovë dhe në rrethinë? Mirëpo kujt i bëhet vonë ? Ata e marrin përqindjen e vet nga ata firma të cilët ndotin, të cilët nuk i plotësojnë kriteret dhe krejt si pasojë e kësaj e kemi këtë gjendje. 

Ministrat tjerë ngelën pasi që nuk kemi kohë dhe sigurisht nuk do të parashtroj asnjë pyetje, por kush u pyet juve që t’ju pyes un tani. Kështu që skam pyetje, faleminderit!

 

 

 

Konferencë për shtyp e deputetit dhe njëherit Nënkryetarit të PDSH-së, z.Orhan Ibraimi‏

Padrejtësia në Maqedoni ka kohë që ka fituar status institucional. Në krye të saj qëndron Ministria e Drejtësisë që një kohë të gjatë është shndërruar në një grup horrash e injorantësh, të cilët si preokupim të vetëm kanë të dëmtojnë e dënojnë shqiptarët, e padyshim në ndonjë mënyrë të njolloset PDSH-ja. Kuadri i BDI-së që merr rrogë si Ministër, as që ka lidhje me punën për ta udhëhequr këtë Ministri dhe në vend që të angazhohet për de-politizimin e pushtetit gjyqësor, si një ndër kushtet e BE-së,  Gjykatat e Maqedonisë janë kthyer në instrumente ku shqiptarët pa fakte bindëse dënohen me burgje të përjetshme.

Përkundër raportit të revizionit për partitë politike ku për PDSH-në nuk ka asnjë vërejtje dhe është një ndër partitë më transparente, ky injoranti i Ministrisë së Drejtësisë, Adnan Jashari me një vendim tenton ta njollosë PDSH-në, ja dokumentet:

-Në dokumentin e  dytë nga revizioni, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që ta revidojë vendimin e saj, sepse me PDSH-në është çdo gjë në rregull.

Kërkojmë urgjentisht nga ky ministër i shndërruar në marionetë ta tërheq vendimin e turpshëm, ku njolloset PDSH-ja, të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje.

Tashmë e kemi të qartë se Adnan Jashari ashtu si shefi i tij Ali Ahmeti bën pjesë në ekipin e djajve, ndërsa shqiptarët ende nuk kanë parë engjëj në radhët e funksionarëve të BDI-së.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.10.2014

 

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) uron Menduh Thaçin‏

Read more...

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në emisionin "Opinion"

 

Read more...

Orhan luani dridh Parlamentin e Maqedonisë

Ne nuk jemi kthyer në parlament për shkak të qefti të zëvendës kryeministrit të BDI-së dhe VMRO-së, por ne kthehemi në parlament për shkak se është e vetmja dritare ku shqiptarët e këtij vendi kanë mundësi ta dëgjojnë një mendim dhe një ide ndryshe, për shkak se gjithçka këtu është uzurpuar dhe e kontrolluar. Kthehemi edhe për shkak të procesit të madh rajonal, për shkak të pozicionit shqiptar në rajon, kthehemi edhe për shkak se këtë e dëshiron edhe BE edhe SHBA, jo për shkak se e dëshirojnë VMRO dhe BDI, e dimë se sa e dëshirojnë këtë. Ata kanë punuar që ne të jemi jashtë parlamentit dhe janë duke punuar që ne të jemi jashtë parlamentit. Vetëm kur e analizon raportin e progresit të Komisionit Evropian çdo qytetar i rëndomtë e shef se me çka ballafaqohemi. Si duket këta të qeverisë e lexojnë ndryshe dhe sikur komisioni evropian ti kishte përgatitur dy raporte, një për zëvendës kryeministrin – Qeverinë dhe një për qytetarët e rëndomtë në këtë vend. 

Raporti i progresit noton çdo defekt, çdo anomali, çdo jo-efikasitet të institucioneve të shtetit, të qeverisë, parlamentit dhe të tjera. Aty thuhet se nuk sundon ligji dhe se nuk vjen në shprehje ligji i së drejtës dhe vetëm kjo fjali kur të merret të analizohet mund të ndjerën shumë përfundime. Kur nuk sundon ligji atëherë vjen në shprehje kaosi, vjen në shprehje anarkia, vjen në shprehje diskriminimi, vjen në shprehje aparteidi ndaj shqiptarëve. Aty në mënyrë taksative thuhet se kemi pushtet gjyqësor jo të reformuar, të partizuar dhe të korruptuar. Vetëm këta tre notime tregojnë shumë se kah lëvizë dhe në ç’far gjendje është ky shtet. Pushteti gjyqësor është menduar jo prej BDI-së dhe VMRO-së, por prej shteteve shumë demokratike që kanë traditë të lashtë demokratike, si pushtet fondamental i korrigjimit të drejtave, lirive dhe sundimit të shtetit. Kur pushteti gjyqësor është anti-shqiptar, kur përmes dyerve të pushtetit gjyqësor sakatohet qenësia e shqiptarit, vaj halli për qeverinë dhe për këtë parlament. 

Edhe çka duhet tjetër të ndodh në këtë shtet dhe të kuptohet se janë një grup njerëzish të kapur në hajni dhe korrupsion, të cilët nuk bëjnë reformimin e këtij shteti. Ne çdoherë për këta 12 vite dëgjojmë deklarata të ndryshme, dëgjojmë një lloj deklarate për qytetarët shqiptarë këtu në Maqedoni, të rezervuara nga zyrtarët e lartë të BDI-së, e sidomos nga shefi i engjëjve Ali Ahmeti, i cili gjithherë flet se shqiptarët kanë të drejta, se shqiptarët jetojnë mirë, se mirëqenia e tyre është e rregulluar, se proceset demokratike zhvillohen në bazë të standardeve evropiane dhe se jeta është shumë normale, kurse kur po del prej ndonjë ambasade të huaj, e sidomos prej ambasadës Amerikane, e shohim duke dhënë deklarata krejt ndryshe. Ai i thërret institucionet Amerikane, FBI-në, e thërret zonjën Nuland, që të implikohen dhe të vinë ta ndihmojnë qeverinë. Është një pyetje shumë e thjeshtë: Kur i merrni këta institucione ti udhëhiqni, si ministrinë e drejtësisë, që është dikasteri kryesorë që është dashtë ta bëjë reformimin e pushtetit gjyqësorë, kush pret ta bëjë? Ambasada e SHBA ta bëje reformimin e këtij shteti? Këta dy mandate ju e keni këtë resor. Mandatin për integrime ju e keni, mos shkoni s’keni të drejtë të kërkoni ndihmesa atje, ju duhet të jepni llogari para qytetarëve, e jo të shkoni dhe të ankoheni atje. Është krejt logjike ndoshta subjektet opozitare të ankohen dhe të denoncojnë probleme, të shfaqin ide të ndryshme për shkak të mos respektimit të drejtave kolektive dhe njerëzore dhe ta thonë atë publikisht, mirëpo juve ju merret ajo e drejtë. Të shkosh atje, të përulesh dhe të kërkosh ndihmesë miqve të shqiptarëve, është alogjike, e këndej të vish dhe ti mashtrosh shqiptarët se ju shqiptarë jeni mirë, vazhdoni të punoni dhe të jetoni këtu dhe mos ikni, kurse në anë tjetër e shohim qeverinë duke sponzoruar të keqen e shqiptarëve përmes institucioneve shtetërore. Jo rastësisht informata e bankës botërore është se 500 mijë qytetarë të këtij vendi kanë ndryshuar vendin për shkak të nominimeve të këtij raport, që thotë se këtu nuk ka demokraci, që thotë se këtu është suspenduar ligji, që zyrtarja e lartë amerikane thotë se ka dis-balancë socio-ekonomike dhe infrastrukturore këtu. Vetëm për 6 vite 72 mijë maqedonas janë punësuar në zonat e lira ekonomike, në sektorin privat, pa e përfshirë këtu ELEM-in dhe  rrjetet telefonike dhe shumë kompani të tjera të fuqishme. Ku janë shqiptarët këtu? Me zero % janë të përfaqësuar në sektorin privat dhe privato-publike një pjesë. Për atë i detyron BDI-ja, e jo ne, sepse ne për çdo ditë këtu bimë informata, çdo ditë bimë trajtesa për situatën dhe rrjedhat e shqiptarëve këtu, ndërsa ju bëheni se nuk dëgjoni dhe nuk shihni. Se keni hallin e shqiptarëve, ose e keni hallin e shqiptarëve por s’mundeni tua zgjidhni problemin edhe shkoni përpara përfaqësive diplomatike dhe ankoheni atje. 

Në rast se ka në radhët e BDI-së engjëj dhe djaj, kjo punë është moti e ditur, unë ato engjëj shumë pak i shoh, shumë pak, e më pak e shoh zëvendës kryeministrin, nuk e di se kur ka qen engjëll? Kur ka qen zëvendës kryeministër për euro-integrime, apo ministër i mbrojtjes, apo ministër i ekonomisë? Dhjet vite u bënë që je ministër, 10 vite a e din se sa është? Për historinë s’janë shumë, por për qytetarët dhe për popullin janë shumë ato vite. Edhe në të gjitha këto dikastere që ke udhëheq asnjë reformim në ato dikastere nuk ka ndodh, asnjë përfaqësim real i shqiptarëve në ato dikastere. Plot 12 vite vetëm ja vlen ta dëshirojmë atë thënie të liderit tuaj se: 13 institucione ku buron pushteti real ekzekutiv udhëhiqen pa asnjë shqiptar dhe duhet të vendosen shqiptar atje të të udhëheqin me shtetin. Këto janë notime që i thotë edhe raporti i progresit, i thotë në formën e vet, se ata dinë edhe ndryshe me e thanë, jo për shkak se ata ju duan juve, por për shkak se Maqedonia ka një pozicion të tillë gjeo-strategjik dhe e shohin nga një tjetër këndë dhe ndër gishta, e jo se ata dikë këtu e donë apo e favorizojnë ndonjë subjekt politik. E kundërta është, ata i kanë notuar në forma më të duhura të gjitha problemet në Maqedoni. 

Vetëm shikoheni përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, pasi që keni dëshirë të thoni se janë mbri ato standarde dhe është arritur kuota, kurse këndej nuk kemi asnjë proces normal qeverie dhe ju nuk keni qenë në gjendje ta bëni një operacion të thjeshtë statistikor,  nuk e dimë se sa jemi shqiptarë në numër. Ne themi se si shqiptarë jemi 35% deri më 40%, kurse shteti thotë se jemi 25%. Në bazë të këtyre parametrave dhe kësaj përqindje është larg, për shkak se afër 500 institucione nuk kanë dhënë raport mbi përfaqësimin, 500 institucione janë faktikisht pa shqiptarë. Do ti lexoj vetëm 2-3 institucione: këshilli i lartë gjyqësor 47 maqedonas dhe 6 shqiptarë, gjykata supreme 76 maqedonas dhe 6 shqiptarë, banka popullore 436 maqedonas dhe 26 shqiptarë, akademia e shkencave 53 maqedonas dhe 1 shqiptar. Vetëm pak shifra për ta pa se si jemi të përfaqësuar ne shqiptarët edhe për të ju ndalur juve që e mashtroni opinionin e gjerë, e sidomos shqiptar, se i keni mbri në maje. 

Grupi parlamentar i PDSH-së nuk do ti mbështet konkluzionet e dalura nga komisionet, sepse nuk kemi marrë pjesë nëpër to. I lexuam raportet dhe nuk është e vërtetë se janë hartuar me një konsensus të gjënë. Grupi parlamentar i PDSH-së nuk i mbështet ato konkluzione.

 

 

 

 

Qëndrimi i grupit parlamentar të PDSH-së lidhur me propozim Buxhetin për vitin 2015

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

Sot nëpërmjet deputeteve të BDI-së kalon edhe një buxhet me të cilin për herë të 7-të me VMRO-në si dhe 4 herë me LSDM-në, në 11 Buxhete BDI bëhet pjesëmarrëse e direkt në vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve.

Hipokrizi, fjalë dhe premtime boshe nga ana e BDI-së e karakterizuan edhe këtë buxhet edhe pse hapur nëpërmjet shifrave shihet qartë diskriminimi që ju bëhet shqiptarëve.

Vazhdojnë të financohen projektet megalomane maqedonase nëpërmjet projektit Shkupi 2014, kurse në anën tjetër shqiptarët ngelen jashtë çfarëdo përkujdesje, në baltë e lloç, pa ujë për pije, pa rrugë e kanalizime, pa shkolla e çerdhe. Por krejt kjo nuk paraqet asnjë shqetësim për BDI-në pasi që të rehatuar në kolltukët e pushtetit e të shndërruar në milionerë si rezultat i korrupsionit dhe krimit të organizuar, tentojnë të paraqesin një situatë ku shqiptarët të zhytur në fukarallëk sipas BDI-së po jetojnë në bollëk dhe se vendbanimet shqiptare lulëzojnë.

Për të maskuar të vërtetën, BDI inskenoi incident me të vetmin qëllim heshtjen e opozitës shqiptare. Ua bëjmë me dije se ky do jetë mision i pamundshëm për BDI-në apo për këdo qoftë tjetër.

Hipokrizia e Alisë se funksionarët e BDI-së nuk na qenkan engjëj, pa dhënë përgjegjësi për këtë përulje ku si rezultat i kësaj politike shqiptarët gjinden në gjendje të mjerueshme, janë vetëm fjalë boshe, retorikë apo siç thotë populli rrahje e ujit në havan.

Grupi parlamentarë i PDSH-së do të vazhdojë të artikulojë kërkesat reale të shqiptarëve dhe të ngrejë zërin për të gjithë projektet antishqiptare të kësaj Qeverie.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.10.2014

 

 

 

 

Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare mbajti sot mbledhjen e parë konstituive pas mbajtjes së kongresit të gjashtë partiak, në të cilin u përcaktuan departamentet dhe sekretariatet që do të funksionojnë në kuadër të partisë si dhe bartësit e tyre.

Departamentet:

1. Departamenti i Ekonomisë dhe Financave – prof.dr.Bardhyl Dauti,

2. Departamenti  i Politikës së Brendshme - Orhan Ibrahimi,

3. Departamenti i  Politikës së Jashtme – prof.dr.Agron Zeqiri,

4. Departamenti i  Arsim, Shkencë dhe Kulturë - prof.dr.Valbona Toska,

 

Sekretariatet:

1. Sekretariati për Informim - Sadije Iljazi,

2. Sekretariati Organizativ - Bekim Fazliu,

3. Sekretariati për Politikë të  Brendshme - Ernad Fejzullau,

4. Sekretariati për Politikë të Jashtme dhe Diasporë - Zija Jonuzi,

5. Sekretariati për Ekonomi dhe Financa - Gazmend Aliji,

6. Sekretariati Juridiko-Kushtetues - Imer Aliu,

7. Sekretariati për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - Arifikmet Xhemaili,

8. Sekretariati për Shëndetësi, Punë dhe Politikë Sociale - Meral Ferati,

9. Sekretariati për Marrëdhënie me partitë tjera politike - Teuta Rexhepi,

10. Sekretariati për Rini dhe Sport - Muhamet Rustemi,

11. Sekretariati për Pushtet Lokal - Durim Luma.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.10.2014

 

Mbledhje e Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare

Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje në të cilën u analizuan punimet e kongresit si dhe u diskutua lidhur me bojkot e grupit parlamentar të PDSH-së.

Pas mbledhjes Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në prononcimin për media deklaroi:

“Sot e kishim mbledhjen e parë të kuvendit qendror në formacion të rri ku u analizuan punimet e kongresit dhe u vlerësua se ky është një ndër kongreset më të suksesshme të Partisë Demokratike Shqiptare. Po ashtu në pikën e dytë u diskutua edhe për çështjen e vendimit që duhet të merë kuvendi qendror si organ më i lartë i partisë për rikthimin e deputetëve në parlament. Argumentet ishin me shumicë të plotë pro për shumë arsye, për shkak se insistimi i bashkësisë ndërkombëtare, Unionit Evropian dhe SHBA-ve është i qartë për tu rri-kthye në parlament dhe ne duhet të demonstrojmë partneritet të plotë. E dyta ne nuk duam të bëhemi alibi i qeverisë se ne qenkemi fajtor që procesi ka ngec dhe Maqedonia dita-ditës fundoset në krizë politike dhe në krizë ekonomike. Çështja e tretë është çështja e aspektit mediatik, fatkeqësisht në Maqedoni gati shumica e medieve janë në kontroll të qeveris dhe disa prej tyre në kontroll të krimit të organizuar dhe dritarja e vetme që na ngel neve është dritarja e parlamentit”.

Në pyetjen gazetareske se si Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi e komenton incidentin në ndeshjen e futbollit në Beograd, ai u përgjigj: “Për ti bindur gjithë shqiptarët se qasjen duhet ta kemi ndryshe, ata nuk ndryshojnë, a janë të majtë, a janë të djathtë, a janë radikal, a janë më të butë, serbët kanë qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ne duhet ta kemi qasjen e njëjtë ndaj tyre. Me udhëheqës si Nikoliçi dhe Vuçiçi që janë drejtpërdrejt të implikuar me partin e tyre dhe me shtetin në dy dekadat e fundit në vrasjen e 300.000 mijë njerëzve, tu lejojmë që të tregohen se kanë imazh evropian nuk është mirë. Unë mendoj se përfundimisht nuk duhet sporti të implikohet në politik, mirëpo gjithçka që ka të bëj mes neve shqiptarëve si të veçantë në Ballkan dhe sllavëve, implikon aspekte politike dhe kombëtare. Do të ishte mirë që kjo situatë të tejkalohet dhe të vazhdojmë të punojmë”.

Në pyetjen gazetareske se a është koha e përshtatshme që Edi Rama ta vizitojë Beogradin, Kryetari i PDSH-së z.Thaçi u përgjigj: “Delikate kjo shumë, Kryeministri Rama nuk jep përgjegjësi para meje se a shkon në Beograd apo jo, është i zgjedhur i parlamentit të Shqipërisë dhe ndoshta mund të ketë aspekte pozitive për Shqipërinë vizita e atij në Beograd, por për shqiptarët e Maqedonisë dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë unë dyshoj se mund të ketë ndonjë impakt pozitiv kjo vizitë”.

Në pyetjen gazetareske se si Kryetari i PDSH-së e komenton deklaratën e Ali Ahmetit se “nuk janë të gjithë engjëj në BDI”, ai u përgjigj: “Mendoj se kjo është hipokrizi politike, politika nuk është vendi i reflektimeve emocionale që pranon se ne nuk jemi engjëj, ajo s’është vendi i engjëjve. Nëse ai pranon se ata i kanë gabimet e veta dhe përgjegjësinë e plotë për këtë situatë të krizës së thellë politike dhe ekonomike të Maqedonisë, minimumi është akti i dorëheqjes dhe e dyta tërheqja e partisë prej qeverisë, kësi filma hipokrizie janë të palejueshme në politikën moderne”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.10.2014

 

 

 

Diaspora Shqiptare e Maqedonisë uron Menduh Thaçin‏

Mesazh Urimi për Kryetarin e Ri të PDSH-së, z. Menduh Thaçi

I nderuari z. Menduh Thaçi,

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni

Në emër të Këshillit Drejtues dhe të anëtarësisë së Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë, dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen dhe konfirmimin Tuaj Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

DSHM-ja e ka përcjellë me shumë vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor, nëpër të cilin kaloi PDSH-ja, pas të gjitha spekulimeve mediatike. Kemi kënaqësinë e veçantë të konstatojmë se ky proces ishte një shembull i vërtetë i kulturës politike e demokratike jo vetëm për klasën politike të PDSH-së, por edhe për të gjithë opozitarët e vërtetë shqiptarë që besojnë se duhet ndryshime rrënjësore në skenën politike të Maqedonisë.

DSHM-ja e çmon lart kontributin e jashtëzakonshëm të Kryetarit të saj, z Menduh Thaçi, për konsolidimin e PDSH-së, Opozitës institucionale Shqiptare dhe ruajtjen e të Djathtës shqiptare në Maqedoni, si dhe çmon lart bashkëpunimin e përhershme me Diasporën Shqiptare në SHBA dhe Europë.

Jemi të bindur se, gjatë muajve dhe viteve në vijim, Diaspora Shqiptare për Maqedoni dhe Partia Demokratike Shqiptare do të rrisin kontaktet e bashkëpunimit të ngushtë në mes vete, që do të na mundësojë të njihemi më mirë dhe të rrisim frymën e bashkëpunimit për t’i ndihmuar qytetarët shqiptar në Maqedoni.

Duke ju siguruar për ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus që t’i pranoni urimet e mia dhe të DSHM-së, si dhe dëshirën për suksese në detyrën që demokratët shqiptarë të Maqedonisë ju kanë besuar!

 

Me respekt

Kryetari i DSHM-së

Musa Lamallari,  (Tim Shkupi)

17. 10. 2014

 

Ramush Haradinaj uron Menduh Thaçin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Menduh Thaçin për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin e PDSH-së mbajtur në Tetovë.

“Kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe Ju uroj suksese të mëtejme në punën dhe angazhimin tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.

Duke besuar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm të ndërsjellë, në mes të dy subjekteve tona, dëshiroj t’jua shprehë përcjellë përkrahjen time të plotë në punën dhe projektet tuaja për ti çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon populli shqiptar në Maqedoni si dhe në rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve.

Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej prosperimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike”

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.10.2014

 

 

Lulzim Basha uron Menduh Thaçin

Në një bisedë telefonike Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha uroi z.Menduh Thaçi për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin e PDSH-së mbajtur në Tetovë. 

Kryetari Basha kryetarit Thaçi i uroi shëndet dhe suksese në realizimin e objektivave të PDSH-së dhe njëkohësisht e ftoi për vizitë në Tiranë.

Z.Thaci falënderoi z.Basha për urimin dhe rikonfirmoi se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes PD-së dhe PDSH-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se kursi politik i PDSH-së do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e gjithë shqiptarëve.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.10.2014

Raporti i punës mes dy kongreseve

Në pjesën e madhe të shteteve dhe shoqërive zgjedhja e përfaqësuesve të popullit  bëhet në kuadër të konceptit të demokracisë liberale dhe si duket kjo nuk ka alternativë tjetër. Shmangiet nga ky koncept si shtetet ashtu edhe shoqëritë e ndryshme i sjell në krizë, duke eskaluar shpesh në konflikte si të përmasave lokale ashtu edhe më gjerë.

Partia Demokratike Shqiptare duke e pasur parasysh këtë, në themelet e veprimit të saj të brendshëm gjatë 20 vjetëve të veprimit të saj në skenën politike  këtë koncept të demokracisë liberale  e ka parësore, gjë që mundëson si subjekt të jetë vital dhe mirë i organizuar.

Aq më tepër kur jemi dëshmitarë se me një strategji shtetërore në thelb antishqiptare, devalvohet ç’do vlerë e mirëfilltë, e në veçanti nuk kanë reshtur sulmet ndaj të vetmit subjekt të mirëfilltë shqiptar gjatë këtyre 20 viteve të veprimit në skenën politike siç është Partia Demokratike Shqiptare që, jo vetëm arrin t’i mbijetojë këto sulme, por të dalë edhe më e fuqishme.

Partia Demokratike Shqiptare e arrin këtë falë vijës kombëtare  të veprimit të saj si dhe komunikimin e rregullt dhe transparent  të udhëheqësisë së PDSH-së  me strukturat dhe anëtarësinë e saj,  ku ç’do vendim të rëndësishëm politik e merr në kuadër të institucioneve partiake si Kuvendi Qendror, kryesia e partissë dhe Këshillit Drejtues. Në këtë mënyrë krijohen mundësitë për debat dhe ndikim në vendimmarrje partiake dhe politike.

Në Kongresin e 5-të të Partisë Demokratike e Shqiptare, Marrëveshja e Re politike u shndërrua në program politik të veprimit tone, duke qartësuar edhe më tej qëllimin e veprimit tonë politik.

Qëllimi bazë i Marrëveshjes së Re politike, tashmë program i Partisë Demokratike Shqiptare është rregullimi i raporteve ndëretnike shqiptaro-maqedonase nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe funksionale që nënkupton ndryshim të konceptit të funksionimit të shtetit.

Një ndër pikat kyçe të Marrëveshjes së Re politike tashmë program politikë i Partisë Demokratike Shqiptare janë :

-Barazia  e plotë dhe përfaqësimi i drejtë  i  shqiptarëve në sistem si dhe shfrytëzimi i begative të sistemit edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e Buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabartë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lartë, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;

-Ligji i ri për funksionimin konsensual të Qeverisë;

Kur e ofruam në fillim këtë Marrëveshje të Re politike, institucionet shtetërore, partitë politike, mediumet publike si dhe analistë të ndryshëm mundoheshin me heshtje ta injoronin atë. Me kalimin e kohës, duke u thelluar kriza institucionale deri te mosfunksionimi i shtetit aq më tepër përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike si dhe mosbesimi ekstrem i shqiptarëve ndaj institucioneve shtetërore, gjenerator i kësaj krize institucionale është vetë sistemi mbi të cilin funksionon ky shtet. Programi politik, pra Marrëveshja e Re politike  e Partisë Demokratike Shqiptare që ofrojnë synon që t’i precizoje të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, t’i kontrollojë  linjat e vendimmarrjes, përkatësisht burimet e pabarazisë, të cilat partitë politike shqiptare nuk i kontrollojnë. Nisur nga këto konstatime programi politik, pra ,Marrëveshja e Re e Partisë Demokratike Shqiptare është në fakt një projekt  për kontratë të re ndërmjet qytetarëve përkatësisht, bashkësive etnike  që mund ta përforcojë stabilitetin e shtetit dhe ta risë sigurinë në vend.

Kriza morale, shoqërore e institucionale është si pasojë e cikleve zgjedhore  që zhvillohen duke shkelur parimet themelore të demokracisë. Manipulimi me zgjedhjet, favorizimi shtetëror jodemokratik i një grupimi politik që nuk ka kërkesa politike siç është BDI-ja, e zhveshur nga çfarëdo vlere morale, me para të pista, vjedhje të votave, tjetërson një vullnet real politik në vullnet klientelistë për përfitime individuale e grupore të këtij grupimi politik. Këto janë edhe emëruesi i përbashkët i konkluzave të tre kuvendeve qendrore pas-zgjedhore të Partisë Demokratike Shqiptare.

Nënshtrimi i plotë i udhëheqësve të BDI-së është një shembull  më neveritës i gjunjëzimit të dinjitetit të përfaqësuesve politikë shqiptarë, përkatësisht, të atyre që morën pjesë në konfliktin e vitit 2001.

Element tjetër është krijimi i të ashtuquajturave parti të vogla opozitare para ç’do zgjedhjeje, që kanë qëllim të vetëm dëmtimin e PDSH-së, duke shkaktuar huti te qytetarët  dhe në fund përfundojnë në BDI.

Në raporte të ndryshme ndërkombëtare edhe pse pasqyrohen  shkeljet e normave demokratike gjatë zgjedhjeve, fatkeqësisht nuk ndërmerret asgjë për eliminim e tyre, sepse këto shkelje jo që nuk evitohen, por nga zgjedhje në zgjedhje ato përshkallëzohen edhe më shumë, gjë që mund të shkaktoje humbjen e kuptimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin ato lokale apo zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

Kryesia e BDI-së e hipotekuar dhe plotësisht e nënshtruar pa asnjë forcë politike, jo vetëm që mundëson sjelljen e Buxhetit në favor vetëm të etnikumit maqedonas, por, së fundi, për sjelljen e rebalancit të buxhetit për vitin 2014 ,me skenar paraprakisht të pregaditur, inskenon incident të rëndë në parlament. Për t’iu shmangur incidenteve me përmasa më të mëdhaja u  soll vendimi që deputetët e PDSH-së përkohësisht të braktisin punimet e parlamentit deri në vendimin e ardhshëm të organeve të partisë.

Udhëheqësia e Partisë Demokratike Shqiptare është në kontakt të përhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë, si  ato  të akredituar në Shkup,  ashtu edhe me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme. Në këto takime nga ana e ndërkombëtaret vlerësohet roli i Partisë Demokratike Shqiptare për kontributin e saj për thellimin e demokracisë si dhe politika e saj në përputhje me politikat globale për kultivimin e paqes dhe mirëqenies. Gjithashtu, në këto takime udhëheqësit e PDSH-së jo vetëm që shprehin shqetësimet  për situatën aktuale, por edhe ofrojnë zgjidhjen e problemeve, të cilat me kryeneqësi refuzon t’i dëgjoje qeveria aktuale VMRO-DPNME dhe BDI.

Udhëheqësia e Partisë Demokratike Shqiptare ka kontakte të përhershme me përfaqësuesit institucionalë të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Kosovës si dhe me partitë tjera politike shqiptare në rajon. Qëllimi i këtyre takimeve është për informim të ndërsjellë  dhe harmonizimin të qëndrimeve për interesa strategjike.

Shqetësim tjetër madhor është mbyllja e rrugëve për integrim në strukturat e NATO-s dhe BE. Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI nuk ka as dëshirë e as kapacitete për zhbllokimin e situatës. BDI-ja pa asnjë kredibilitet e forcë politike në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE  është një ndër faktorët kryesor të këtij bllokimi. Deklaratat e BDI-së se “do ta japim gjuhën shqipe për integrim në NATO”,  kinse përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe na qenka pengesë për integrimin në NATO dhe BE, flet më së miri se në çfarë gjendje është katandisur ky subjekt që pretendon se i përfaqëson shqiptarët në qeveri.

Në samitin e NATO-s të mbajtur këtë vit në Uells, Maqedonia as që u përmend e në anën tjetër vijnë lajme shqetësuese se edhe BE-ja mund ta tërheqë rekomandimin për dhënien e datës për integrim në BE.

Të shantazhuar, të zhytur thellë në korrupsion, udhëheqësia e BDI-së është bashkëfajtore kryesore së bashku me VMRO-DPMNE në izolimin e vendit, duke mbyllur kështu perspektivën, dobësimin e ekonomisë, mirëqenien dhe sigurinë elementare të qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare një ndër prioritetet e saja e ka zhbllokimin sa më të  shpejtë  të këtyre proceseve integruese, që nënkupton :

-gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit me fqinjin jugor-Greqinë dhe evitimin e të gjitha paqartësive me fqinjët;

-pavarësinë e gjyqësisë dhe e prokurorisë;

-pavarësinë e mediumeve;

-në përputhje me programin politik, pra  të Marrëveshjes se Re të Partisë Demokratike Shqiptare të zgjidhen problemet ndëretnike gjë që do të kontribuonte  në stabilitetin e brendshëm politik.

Përgatitja e Kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare nga raporti i Këshillit për përgatitjen e këtij Kongresi është bërë në përputhje me normat statutare, e përshkruar në një frymë demokratike  dhe tolerancë të ndërsjellë. Në bazë të evidentimit, shihet se ka mjaft prurje të reja të cilat do t’i forcojnë të gjitha strukturat e PDSH-së si në aspektin intelektual ashtu edhe atë njerëzor.

Kohëve të fundit, më shumë si shqetësim virtual se sa real, është arratisja e disa individëve nga PDSH-ja. Këta individë në prag të fushatës zgjedhore parlamentare të vitit 2014 jo vetëm që  braktisën betejën politike, por, në mënyrë të drejtpërdrejtë u vunë në shërbim të oponentit  politik BDI-së. Kjo thikë pas shpine PDSH-së në vlugun e betejës politike duke mos zgjedhur mënyra për ta dëmtuar këtë subjekt, nuk ka se si të quhet ndryshe pos një tradhti e turp përjetë individual i  këtyre bukëshkelësve. Udhehëqësia  dhe të gjitha strukturat e PDSH-së treguan edhe njëherë se nuk mund të bëhen peng e personave apo e nji grupi njerëzish të zhytur thellë në afera korruptive dhe ambicie të sëmura që PDSH-ja ta ndryshojë kursin e vet politikë tashmë të njohur nga të gjithë, kursin kombëtar. Bëhet fjalë për disa individë lehtë të indetifikueshëm që në të kaluarën kanë pasur përfitime nga PDSH-ja, si ish-funksionarë shtetërorë, por që moti nuk janë me ne. E tash, nëpërmjet disa portaleve mundohen të riciklohen në skenën politike duke u shndërruar më shumë si elemente tragjiko-komike se sa me ndonjë peshë politike. Edhe kësaj radhe, ashtu si edhe në të kaluarën, anëtarët, strukturat partiake duke treguar pjekuri politike i shmangën provokimet që vinin nga këto qarqe dhe me dinjitet arrit që t’i margjinalizojnë skajshmërisht. Falë seriozitetit dhe orientimit të paluhatshëm kombëtar të aktivistëve, sot  Partia Demokratike Shqiptare është më mirë e organizuar dhe më e fuqishme. 

Në mes dy kongreseve u arrit ristrukturimi në përputhje me qëllimet për ngritje të funksionalitetit të partisë dhe u ravijëzuan faktorët që ndikojnë negativisht në avancimin e pozitës së shqiptarëve në sistem. Qëndrimin tonë konsekuent në pikat programore të partisë sonë si mundësi e vetme për zgjidhjen e problemeve  të brendshme dhe oferta jonë për de-bllokimin e proceseve integruese drejt NATO-s dhe BE-së do të jenë orientimi ynë politik  për veprim të mëtutjeshëm.

Tetovë, 12 Tetor 2014                              

                                                   

 

 

 

Raporti i RDSH-së në kongresin e 6-të partiak

I nderuar Kryetar i partisë z. Menduh Thaçi,

Të nderuar Delegat,

Gjatë kësaj periudhë, ne kemi pasur dy konferenca të RDSH-së që u karakterizuan me rifreskimin e strukturave të RDSH-së. Për organizimin e konferencave u mbajtën takime me gjitha degët dhe nëndegët në nivel republikan, ku me një angazhim të plotë dhe një interesim të madh të të rinjve, RDSH kishte rritje të madhe të numrit së anëtarëve të ri. Gjë që e dëshmoi edhe atmosfera impozante në konferencën e RDSH-së, ku falë kësaj dhe falë hapësirës nga vetë Kryetari i partisë, z. Menduh Thaci, RDSH është e përfaqësuar nëpër gjitha strukturat e larta partiake, duke u përfshirë me 11 anëtarë në Kuvend Qendror, 2 anëtarë në kryesi qendrore dhe me 107 delegat Kongresi.

Për përforcimin e kapaciteteve kadrovike dhe politike të RDSH-së, anëtarët e RDSH-së morën pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme, në debate të ndryshme, siç janë: 

•Pjesëmarrje në trajnime dhe seminare të organizuara nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) dhe Instituti Republikan:

•Trajnimi për “Lidership dhe Politikat udhëheqëse”, 

•The City Craft Institute – i organizuar në Zarë të Kroacisë,

•Konferenca ‘LOOK BEYOND’ – Vlerësimin e aksionit rinor në zhvillimin e punës për të rinjtë.

•Pjesëmarrje në shkollën për “Demokraci dhe Lidership” si dhe shkolla për “Lidership dhe politikë publike” të organizuara nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim.

•Pjesmarrje aktive në programet për sfidat e zgjedhjeve dhe transparencës mbi qeverisjen lokale.

•Deklarata për zgjedhje fer dhe demokratike, e nënshkruar nga gjitha forumet rinore të partive politike.

•Pjesëmarrje aktive në seminaret dhe trajnimet e organizuara nga fondacioni Gjerman “Konard Adenauer” dhe organizata të tjera, ku të deleguarit e RDSH-së me sukses kanë përfaqësuar forumin rinor dhe kanë përfituar kualifikim të nevojshëm për aktivitete të ndryshme duke u pajisur me certifikata dhe diploma.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe kanë qenë zgjedhjet presidenciale si dhe ato të parakohshme parlamentare të vitit 2014 si dhe aktivitetet parazgjedhore.

RDSH në kuadër të këtyre zgjedhjeve, ishte e përfshirë në të gjitha strukturat organizative, duke përfshirë Shtabin qendror, Shtabet e njësive zgjedhore, shtabet e degëve dhe nëpër mini-shtabe. Vlen të theksohet se RDSH nëpër disa degë funksionoi edhe me shtabe paralele, ku me një angazhim të plotë i kreu me suksese të lartë obligimet që kishim.

Gjatë kampanjës parazgjedhore të zgjedhjeve presidenciale RDSH organizoi takime në qytete të ndryshme me kandidatin për President, ku vlen të theksohet takimi me qytetarët në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Në shumë tubime partiake, anëtarët e RDSH-së kanë qenë aktiv në funksion të organizimit të mirëfilltë të tubimeve, duke u bërë krahë të të gjitha strukturave partiake. 

Pjesë e aktiviteteve të RDSH-së në kampanjën parazgjedhore ishin edhe mbajtja e disa konferencave për shtyp, ku mund ti veçojmë:  

- RDSH kërkon llogari për Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës,

- RDSH: Ju tregojmë mashtrimet e Teuta Arifit,

Me që gjatë kampanjës parazgjedhore ishte edhe 1 Prilli, RDSH përmes një Konference për shtyp  ia uroi BDI-së dhe krye-mashtruesit Ali Ahmeti 1 Prillin. Në këtë drejtim përkujtojmë se në mbyllje të kampanjës zgjedhore, ne si RDSH dolëm para opinionit me konferencën për shtyp kundër projektit “Shkupi 2014, duke vendos statujën e Ali Ahmetit përkrah Car Dushanit.

Në kuadër të aktiviteteve të brendshme të RDSH-së kishim edhe organizime në sferën e sportit dhe organizime në shenj humanizmi dhe solidariteti, ku vlejnë të theksohen:

- RDSH organizoi aksion humanitar: ku si aktivitet në kuadër të këtij organizimi ishte ndarja e ndihmave në malësinë e Tetovës, në disa lagje të Tetovës, Gostivarit si dhe në malësinë e Kardakut të Likovës.

- Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së ish kryetarit Arbën Xhaferi, Rinia Demokratike Shqiptare organizoi turneun memorial në basketboll “Arbën Xhaferi” Në këtë turne morën pjesë anëtarët e RDSH-së nga të gjitha degët e partisë. Gjithashtu ishin të pranishëm deputetët e  PDSH-së, strukturat e larta partiake si dhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi.

- RDSH-ja ishte pjesëmarrëse edhe në Turneun e Basketbollit që u mbajt më 5 Korrik në Tetovë me rastin e përvjetorit të partisë.

I nderuari kryetar z.Menduh Thaci,

Të nderuar delegatë,

Ne të rinjtë dëgjojmë nga disa se rruga e PDSH-së na qenka e vështirë. Mbase keni të drejtë, por për ne rininë nuk është e vështirë rruga e PDSH-së. 

Kryetar ne të rinjtë ndjehemi mjaft krenar kur krah për krah me JU-ECIM DREJT!  Të ecish drejt ashtu si ecën Rinia e Partisë Demokratike Shqiptare do të thotë ta nderosh kombin, ta nderosh familjen, prandaj ne të rinjtë i ftojmë të gjithë pa marrë parasysh a jeni sot këtu, apo jo: HAJDENI ME NE QË TË ECIM DREJT REALIZIMIT TË ASPIRATAVE TONA !

Me z.Menduh Thaçin në krye dhe krah për krah me të, ne të rinjtë do të vazhdojmë të ECIM DREJT  dhe nuk do të lodhemi asnjëherë!

Na priftë e mbara, suksese !

Muhamet Rustemi – Kryetar i RDSH-së

 

 

 

 

Raporti i FGSH-së në kongresin e 6-të partiak

Më lejoni që përpara jush, në pika të shkurtra ta prezantoj aktivitetin e deritashëm të Forumit të Gruas Shqiptare. Periudha kohore të cilën e përfshin ky raport mund të cilësohet si një kohë e rëndë e ballafaqimit me vështirësi nga më të ndryshmet, që vështirë emërtohen si vetëm politike, pasi që ka pasur përballje me probleme qenësore kombëtare, si dhe Socio –Ekonomike.

Periudha kohore që synon të përfshijë ky raport ngërthen në vete dy segmente shumë të rëndësishme për t’u përmendur këtu, siç janë: zgjedhjet parlamentare dhe lokale si dhe një sërë zhvillimesh degraduese dhe denigruese që pasuan për shqiptarët. Në të dyja këto segmente mund të hetohet edhe angazhimi [kontributi]  konstruktiv dhe pjesëmarrja e Forumit të Gruas të PDSH-së. Në të parën, si ndihmesë e palodhshme dhe serioze ndaj procesit të zgjedhjeve dhe të pjesëmarrjes aktive operativo-organizative gjatë fushatës. Ndërsa në të dytën, si përcjellës i vëmendshëm dhe protestues i pa-kompromis ndaj secilës fyerje që në mënyrë permanente u bëhet shqiptarëve në këtë shtet.

Një tjetër element që e karakterizoi periudhën mes dy kongreseve e që çmoj se meriton të potencohet, është fakti që kjo qeveri ua ringjalli shqiptarëve vitet e errëta të regjimit të vjetër me gjitha nishanet dhe tiparet përcjellëse, duke filluar nga mohimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare, përjashtimin e shqiptarëve nga buxheti i shtetit, ushtrimin permanent të dhunës fizike dhe psikike ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj fëmijëve shqiptar, duke e rrit në vazhdimësi terrorin institucional, getoizimin e vendbanimeve me shumicë shqiptare si dhe faktorizimin e antivlerave.

Fatkeqësisht, një nga fiksimet  që janë trashëguar nga regjimi komunist të instaluara thellë në mentalitetin e kësaj garniture qeverisëse VMRO-DPMNE dhe BDI  është edhe tendenca totalitare e manifestuar me  agresivitetin ndaj mendimit kritik, alternativ apo opozitar. Dhe si rezultat i  kësaj logjike thellësisht totalitare, etiketa “opozitë destruktive”  si fajtore për gjithë dështimet, është justifikimi që më shpesh e dëgjojmë. Edhe pse me shume se një dekadë në kolltukët e pushtetit BDI nuk ka guximin të pranojë dhe të marrë përgjegjësinë për këtë gjendje të tmerrshme të shkaktuar, që fund e krye është produkt i veprimit të tyre.

Sot Shqiptarëve u mungon Liria, u nëpërkëmbet dinjiteti, jetojnë si të huaj në vend të vet, me përfaqësues shqiptar i cili hesht para këtyre fakteve të papërballueshme, i cili është gjenerator i të keqes për Shqiptarët. Kjo gjendje dhe kjo ndjenje pa perspektiv fatkeqësisht krijoj një eklips intelektual dhe një egzodus të vërtet në mesin e rinise shqiptare dhe familjeve shqiptare në përgjithësi.

Ky fakt, kjo gjendje na detyron të jemi më të  organizuara si Forum, me freskim permanent të kapaciteteve dhe të konsolidimit sa më të mirë në të gjitha degët e Forumit. Me disa vështirësi të vogla, mund të thuhet se punët që i paraprinë këtij kongresi rezultuan të suksesshme dhe s’kam asnjë dyshim se do të bëhen gjithnjë e më mirë në të ardhmen. Degët e Forumit të Gruas Shqiptare  janë të forta, me struktura stabile dhe me resurse kredibile njerëzore, të afta për t’u prirë proceseve të rëndësishme në vijë të Programit dhe platformës së PDSH-së.

Është për t’u thënë me mburrje se Kryetari i PDSH-se, Z.Menduh Thaçi ka qenë mjaft i interesuar dhe na ka përkrah pa rezerva në organizimin sa me solid të Forumit të Gruas, si përfaqësuese e gjysmës së kapaciteteve të një shoqërie, dhe për respektimin  e normës statutare të përfaqësimit të femrave me 30% në strukturat partiake. Interesim ky që e rrit më tepër përgjegjësinë tonë, e njëherit është edhe tregues të një vetëdijeje të lartë dhe të një fryme demokratike që mbizotëron në këtë subjekt politik.

Angazhimi në vijë të realizimit të platformës politike të PDSH-së i tejkalon kufijtë e interesit politik, duke u shndërruar në angazhim ndaj krizës kombëtare dhe në angazhim të ardhmërisë të secilit veç e veç, që konsiderojmë se janë motive të mjaftueshme për një përpjekje serioze edhe të femrave, gjegjësisht të Gruas, për të dhënë një ndihmesë dhe kontributit në rrugën e fitores së kësaj ideje.

Merale Ferati – Kryetare e FGSH-së

 

 

 

 

Raporti i grupit parlamentar të PDSH-së në kongresin e 6-të partiak

I nderuari Kryetarë i Partisë z.Menduh Thaçi,

Të nderuar Delegatë,

Të nderuar Mysafirë,

Puna dhe aktiviteti i Grupit Parlamentar të PDSH-së pas kongresit të 5-të, zhvillohet në dy mandate dhe atë Qershor 2011- Prill 2014 dhe mandati aktual pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 Prillit të këtij viti. Edhe pse në dy mandate, gjatë kësaj periudhe në mes të dy Kongreseve Grupin Parlamentar e ka karakterizuar një kontinuitet në punën dhe angazhimet në Kuvend. 

Grupi parlamentar i PDSH-së pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  të vitit 2011 ka bërë një punë të kënaqshme për sa i përket përcaktimeve programore si dhe sensibilizimin e opinionit me politikat antishqiptare të koalicionit qeverisës VMRO-BDI.

Deputetët e  PDSH-së në vazhdimësi kanë qenë aktiv dhe më të zëshmit në parlamentin e Republikës së Maqedonisë duke ngritur zërin dhe duke kundërshtuar politikat diskriminuese që gatuhen nga ana e shumicës parlamentare.

Deputetët e grupit parlamentar të PDSH-së me pjesëmarrje aktive arritëm të sensibilizojmë opinionin se BDI-ja ka dështuar që në fillim, kur u bë pjesë e  qeverisë pa asnjë kërkesë dhe pa marrëveshje paraprake. Kështu në vazhdën e debatit për formimin e qeverisë, patëm qartësuar përpara opinionit se premtimet e BDI-së që do të merr kryetarin e parlamentit, ministrinë e punëve të brendshme, ministrinë e financave, apo se do të drejtojnë ndonjërën nga drejtoritë me rendësi si DHP apo Doganat, njërën nga drejtoritë e sigurisë dhe zbulimit, apo kundërzbulimin etj, ishin fjalë boshe dhe mashtrime elektorale tipike për atë garniturë politike dhe jemi dëshmitarë që asnjë nga këto premtime nuk u realizuan, as në 2011, as në 2014, asnjëherë. 

Përdorimi segregues dhe ofendues i gjuhës shqipe si në parlament ashtu edhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore, ka qenë në vazhdimësi në fokusin e Grupit parlamentarë. Demaskimi i tërësishëm i tendencave që në kontinuitet, BDI tentonte të paraqet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, grupi parlamentar i PDSH-së me shembuj konkret, me argumente të fuqishme si dhe me forma të ndryshme të reagimit në seanca plenare, komisione të ndryshme, takime zyrtare, si dhe me forma tjera të komunikimit me opinionit, vlerësojmë që ja arritëm me shumë sukses të sqarojmë se gjuha shqipe jo vetëm që nuk është zyrtare, por përkundrazi me ligjet që propozohen në parlament nga ana e shumicës parlamentare dhe veprimet e Qeverisë akoma më shumë përkufizohet përdorimi i saj. 

Instituti “Pyetje Deputetësh” që aplikohet çdo fund muaj në parlament është mundësi shumë e mirë në duart e opozitës dhe si të tillë Grupi Parlamentar i PDSH-së në vazhdimësi e ka shfrytëzuar  maksimalisht për ti artikuluar përcaktimet bazë të PDSH-së, si dhe për të ngritur probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Dhuna policore, raste të montuara politike, rrahje të fëmijëve rrugëve apo nëpër autobusë, shkatërrim i pronës së shqiptarëve, mospërfillje, ofendime dhe diskriminim të shqiptarëve nëpër institucione të ndryshme shtetërore, mungesë uji, të shkollave, rrugëve, ambulantëve, si dhe probleme tjera të panumërta që i tangojnë shqiptarët, kanë qenë në vazhdimësi në fokusin e aktiviteteve të Grupit parlamentar të PDSH-së. 

Që nga viti 2011, si Grup Parlamentar Deputetët e PDSH marrin pjesë aktive në punimet e kuvendit të RM-së duke qenë edhe anëtarë dhe zëvendës antarë të komisioneve dhe trupave të ndryshëm punues të kuvendit. Ne si grup parlamentar udhëheqim me komisionin e përhershëm anketues për të drejtat e njeriut.

Kemi marrë pjesë aktive në debatet që bëhen për ligje të ndryshme të cilët sillen për miratim në kuvend si propozime të Qeverisë, ku edhe kemi propozuar amendamente për ndryshime dhe plotësime të tyre, gjithmonë konform përcaktimeve programore të PDSH-së. Gjithashtu kemi propozuar ligje  dhe ndryshime ligjesh ku veçojmë propozimin tonë për ndryshimet e ligjit për festat me të cilin kërkuam që 28 Nëntori të shpallet festë zyrtare për shqiptaret në Maqedoni. Përgatitëm dhe parashtruam Informacion në lidhje me nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucione të shtetit, me çka me fakte u dëshmua se gjuha shqipe jo që nuk është gjuhë e dytë zyrtare, por se është gjuhë e dorës së dytë dhe se BDI në vitin 2008 me sjelljen e ligjit për gjuhën të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve dhe me ndryshimet e vitit 2011, e pamundësoi aplikimin e amendamentit 5 të kushtetutës! 

Si Grup Parlamentar kemi pasur aktivitet të shtuar  gjithmonë kur në rend dite  nëpër komisione, apo në seanca plenare janë shqyrtuar rebalancët e buxhetit, apo buxhetet e propozuara nga ana e qeverisë.  

Konform përcaktimit tonë programor për ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit, ne si Grup parlamentarë kemi hartuar me qindra amendamente me të cilët kemi tentuar që të zbardhim diskriminimin dhe vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve me ndarjen e buxhetit. Kemi kërkuar fonde për financim të projekteve në vendbanimet shqiptare, si në: infrastrukturë, shkolla, rrugë, ujë për pije, ambulanta, apo financim të projekteve për kulturën shqiptare. Debatet për buxhetet janë mundësi unike që nëpërmjet shifrave të zbardhet politika e diskriminimit që aplikohet nga ana e qeverisë aktuale. Pikërisht ky demaskim që ju bë BDI-së gjatë miratimit të rebalancit të buxhetit të vitit 2013, solli deri te eskalimi i konfliktit i cili ishte i planifikuar paraprakisht me qëllim heshtjen e opozitës shqiptarë. 

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive është një trupë kuvendarë i cili në vazhdimësi udhëhiqet nga deputet të BDI-së, ky komitet konform rregullores ligjore ka mundësi që të shqyrtojë raste që kanë të bëjnë me diskriminimin që për çdo ditë ju bëhet shqiptarëve. Dhe pikërisht për këtë, ky Komitet asnjëherë nuk e ka kryer detyrimin ligjor, ku do të shqyrtoheshin problematikat dhe aktualitetet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ne si Grup Parlamentar në ato pak seanca të këtij komiteti kemi arritur që me shumë sukses të debatojmë, dhe të ngrinim çështje dhe probleme të ndryshme në prezencë edhe të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë. Njëjtë edhe në trupat kuvendorë që mbulojnë politikën e jashtme kemi qenë gjithmonë të vetëm që kemi adresuar shkaqet e ngecjes së proceseve integruese si për anëtarësim në NATO, ashtu edhe në BE. 

Të nderuar delegatë, duke marre parasysh faktin që në kuvend janë të stacionuar një numër i madh i gazetarëve, shpesh press konferencat nga ku i kemi përcjell qëndrimet partiake i kemi realizuar pikërisht nga Kuvendi. Kjo sigurisht, nuk ka nënkuptuar një përcjellje të drejtë nga ana e mediumeve që duke pasur parasysh gjendjen në të cilën janë katandisur, sidomos mediumet në gjuhën shqipe, shpesh jemi bojkotuar, apo është tentuar që porositë tona të transmetohen gabimisht. Mirëpo kjo nuk është lajm, ditëve të fundit jeni dëshmitarë që po vërtetohen konstatimet tona për gjendjen në të cilën gjinden mediumet në gjuhën shqipe.

Ajo që vlen të theksohet është se deputetët e Grupit parlamentarë të PDSH-së gjatë punës dhe aktiviteteve në Kuvend gjithmonë janë udhëhequr nga përcaktimet programore të Partisë.

Ne e falënderojmë Kryetarin tonë që na ka mbështetur pa rezervë dhe na ka udhëzuar për çdo gjë që kemi pasur nevojë gjatë punës tonë në Parlament. 

Falënderojmë edhe sekretariatet dhe shërbimet e partisë që na kanë ndihmuar me informacione dhe analiza. 

Falënderojmë në veçanti strukturën partiake në teren për informatat, sugjerimet, përkrahjen dhe kurajën që na jepni. 

Ju Faleminderit!

Imer Aliu – Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së

 

 

 

 

Raporti i Kryetarit të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të PDSH-së

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar delegat,

Më lejoni që në emër tuajin të përshëndesim Kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi. Gjithashtu përshëndesim korrin diplomatik dhe gjitha mediumet që i kemi prezent këtu në mesin tonë.

Të nderuar delegat, PDSH pas një rrugëtimi prej 21 vjetësh plot sfida, suksese e goditje, vjen, sot këtu, në këtë kongres të gjashtin të sajë, si asnjëherë më parë e organizuar dhe e konsoliduar,e fortë dhe monolite. Këshilli Organizativ i Kongresit, që në themelim, përpiloj dhe hartoj rregullore pune, si dhe planin aksionar të veprimtarive që do të ndërmerrte. Vendosëm që të bëhet ri-evidentimi dhe anëtarësimi në radhët e PDSH-së, duke respektuar me përpikëri dispozitat statutare. Nga ky proces, në radhët tona sot kemi shumë anëtarësime të reja. Profilin e anëtarit të PDSH-së, sot e dallon me personalitetin dhe vetëdijen e konsoliduar që ata e disponojnë, si dhe stoicizmin dhe këmbëngulësinë ndaj aspiratave të shqiptarëve. PDSH sot numëron 18.164 anëtarë.                                                

Pas këtij aktiviteti Këshilli Organizativ i Kongresit, shpalli zgjedhjet e brendshme partiake. Me prani të anëtarëve të Këshillit Organizativ të Kongresit, kryesitë e degëve kanë organizuar kuvende zgjedhore, në 296 nëndegë, ku shtrihet PDSH.Gjithashtu janë mbajtur 27 kuvende pune në degët e PDSH, edhe atë: Kumanovë, Likovë, Haraçin, Gazibab, Butel, Shuto-orizare , Çair, Saraj, Studenican, Lisi i Madh, Veles, Cashkë, Zhelin, Tercë, Tetovë, Bogovinë, Cellopek, Negotinë , Gostivar, Kërçovë, Dibër, Dollnen, Krushevë, Prespë, Ohër, Manastir dhe Strugë.        

Në organizimin dhe mbykqyrjen e kuvendeve në këto degë kanë marrë pjesë më së paku nga tre anëtarë nga Këshilli Organizativ i Kongresit.                       

Këto zgjedhje të brendshme partiake i ka përcjell një frymë dhe tolerancë vëllazërore, duke ruajtur harmoninë dhe koherencën e strukturave dhe gjeneratave. Synimet për propozime dhe përzgjedhje për organet e partisë, gjithherë kanë qenë të konkurrencës pozitive, për ti zgjedhur kuadrot më të mira, më të përgatitura dhe më të devotshmet që disponon PDSH.        

Në veçanti dua të vlerësoj punën e aktivistëve në degën e Strugës. Pas dezertimit dhe tradhtisë që bënë disa anëtarë në krye me kryetarin e Strugës në zgjedhjet parlamentare, PDSH në këtë qytet u ngjall si Feniksi. Tani më, kjo degë është shumë e organizuar, me kuvende pune që bënë, për ti zgjedhur strukturat e  Rinisë Demokratike Shqiptare, Forumit të Gruas Shqiptare dhe së fundmi kuvendin i degës së Strugës, që u organizua nga Këshilli Organizativ i Kongresit.

Nga këto kuvende të degëve të PDSH-së u zgjodhën delegatë për kongresin e 6-të të PDSH. Prej këtij numri janë delegatë nga FGSH, RDSH, si dhe kongresit i propozohen 105 anëtarë për Kuvendin Qendror të PDSH-së. 

Motra dhe vëllezër,të nderuar delegat, Këshilli Organizativ i Kongresit e kishte menduar që kongresi të mbahej në pranverë të vitit 2015. Por duke e marrë parasysh se situata politiko-ekonomike në mënyrë dramatike po përkeqësohet, kemi bllokim hermetik të proceseve integruese në strukturat euroatlantike, kurse këndej grupi parlamentare i PDSH-së është jashtë Parlamenti. Këto momente e shtynë Këshillin Organizativ të Kongresit, të bëjë analiza të thella dhe detale dhe ai të vendosë që Kongresit  6-të të mbahet më12 Tetor, 2014. Zonja dhe zotërinj , motra dhe vëllezër, të nderuar delegat, zoti kryetar, Më lejoni që me këtë raport pune të Këshillit Organizativ të Kongresit, ti shpalli të hapura punimet e kongresit të 6-të të PDSH-së.

Orhan Ibraimi – Kryetar i këshillit për organizimin e Kongresit

 

 

 

 

Rezoluta e Kongresit të gjashtë të Partisë Demokratike Shqiptare

KONGRESI 6-të i PDSH-së

12 Tetor 2014

REZOLUTA

Proceset transformuese shoqërore-ekonomike të Republikës së Maqedonisë, zhvillohen në kahje të kundërt duke e zhytur vendin në një krizë të thellë me pasoja të rënda duke gjeneruar krizë si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.

Bllokimi i procesit për integrim në NATO dhe BE, marrëdhënie tejet të tendosura ndëretnike, korrupsioni dhe krimi i organizuar, gjyqësia skajshmërisht e politizuar, kontrolli qeveritar mbi mjetet e informimit, varfëria dhe mos investimet ekonomike, shpërngulja e të rinjve, sidomos atyre shqiptar, si dhe problemet tjera, janë rezultat i qeverisë aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI.

Mospasja e vizonit, fryma nacionaliste shtetërore e VMRO-DPMNE-së në njërën anë, e në anën tjetër politikë klienteliste e zhytur thellë në korrupsion e krim të organizuar, të shantazhuar e të nënshtruar tërësisht gjendet udhëheqësia e BDI-së e cila pa program polikë, por me një retorik boshe, duke manipuluar zgjedhjet me tjetërsimin e vullnetit politikë të shqiptarëve, si blerja e votave, kërcënime të natyrave të ndryshme ndaj elektoratit shqiptar, mbajnë peng jo vetëm shtetin, por tash më alarmi vjen si nga qendrat e jashtme të vendosjes, ashtu edhe nga brenda, për trazira të mundshme socialo-politike se tash më Maqedonia është në krizë të thellë.

Të vetëdijshëm për efektet rrënuese të kësaj politike irracionale që i nëpërkëmbë, sidomos interesat e shqiptarëve, Kongresi i 6-të i PDSH-së përmes kësaj Rezolute i autorizon organet e partisë që të angazhohen vendosmërisht në:

•realizmin e programit të PDSH-së e njohur si Marrëveshja e Re, për t’i evituar manipulimet e radhës si dhe për ta garantuar, njëherë e përgjithmonë barazinë e plotë të shqiptarëve në të gjitha segmentet e shtetit dhe të shoqërisë në përgjithësi;

•zbatimin e parimit të ndarjes dhe të autonomisë së pushteteve;

•depolitizimi dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë;

•lufta pa kompromise kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

•respektimin e karakterit laik të shtetit;

•zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, veçmas me Greqinë, duke kërkuar pëlqimin edhe të faktorëve shqiptarë;

•përshpejtimin e aktiviteteve për integrim sa më të lehtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE;

•garantimin e pavarësisë së mediumeve elektronike dhe të shkruara;

•nxjerrjen e ligjit të ri elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje;

Duke marrë parasysh faktin se të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në mënyrë arrogante dhe sistematike janë nëpërkëmbur, PDSH-ja fton qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës që në raportet ndërshtetërore të kenë parasysh realitetin e hidhur që është krijuar në Maqedoni, veçmas në periudhën e koalicionit ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Tashmë është bërë e qartë se çështja shqiptare në R. e Maqedonisë, nuk mund të zgjidhet me këshilla dashamirëse, por me pozicionim të qartë lidhur me kërkesat kombëtare dhe me përcaktim të afateve kohore për zbatim e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ky shtet mund të funksionojë dhe të krijojë stabilitet në rajon.

 

 

 

 

Kongresi i 6-të i Partisë Demokratike Shqiptare me moton “ecim drejt”

Partia Demokratike Shqiptare të më 12 Tetor, 2014 në Tetovë mbajti kongresin e radhës për zgjedhjen e organeve të reja partiake, ku për Kryetar të partisë u rizgjodh lideri i deritanishëm z.Menduh Thaçi, i cili ka marrë mbështetjen e të gjitha degëve partiake. Në këtë kongres të gjashtë, 677 delegatët pjesëmarrës kanë votuar njëzëri kandidaturën e z.Thaçit për lider partisë.

Në këtë kongres po ashtu janë zgjedhur edhe katër nënkryetarë dhe sekretari gjeneral, kryesia qendrore dhe kuvendi qendror.

Nënkryetarë do të jenë: Valbona Toska, Bardhyl Dauti, Agron Zeqiri dhe Orhan Ibrahimi, kurse sekretar gjeneral Azem Sadiku.

Fjalimi i Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaci në kongres:

“Në fillim më lejoni të ndaj me ju ndjenjën e parë që përjetova në këtë sallë dhe që besoj e përjetuat edhe ju të gjithë. Është boshllëku i madh në zemrat tona për mungesën e kryetarit të ndjerë zotit Arbën Xhaferi. Na mungon fjala e tij e matur, na mungon mendimi i tij i thellë, na mungon edhe heshtja e tij e urtë. Si trashëgimtarë i një figure poliedrike që nderoi kombin shqiptarë, ndjej krenari për faktin që eci gjurmëve të tij, por njëkohësisht ndjej edhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, sepse kur trashëgoni një baba me emër të madh, nuk mund ti lejoni vetes as shmangien më të vogël nga ajo që ju la ai!

U shpreh falënderim dhe mirënjohje degëve që në mënyrë unanime më propozuan për kryetar dhe kështu, krahas mbështetjes shprehën edhe besimin e tyre në përcaktimin tim jetësor për të vënë kauzën tonë mbi të gjitha. E pranova kandidaturën sepse beteja, të cilën e kemi filluar bashkë, është nga ajo beteja që nuk meritojnë të braktisen nga ai që prin!

Kongresi i Gjashtë i Partisë Demokratike Shqiptare, shqiptarët e Maqedonisë i gjen shumë të lodhur nga nënçmimi e mospërfillja, nga mungesa e lirisë dhe e demokracisë, nga varfëria dhe borxhet, nga injorimi i vazhdueshëm i vlerave të tyre kulturore. I gjen të rraskapitur nga pritja për integrim në strukturat euroatlantike. I gjen të zhgënjyer nga premtimet që partia në pushtet nuk i realizoi asnjëherë. Kjo situatë na bën të mendojmë a thua vallë oponenti ynë politik vërtet shpërblehet me vota për gjithë këto të këqija që na i servon në vazhdimësi? Logjika e shëndoshë nuk e pranon këtë, kurse faktet tregojnë se jo të gjithë votuesve të tyre u pëlqejnë politikat që prodhuan këtë gjendje. Faktet tregojnë se mbi votuesin shqiptar para dhe gjatë votimeve janë bërë trysni të mëdha: nga ato më subtilet deri tek ato shumë të vrazhda e përplot shantazhe, kërcënime e mashtrime. Gjatë zgjedhjeve u vërtetua se vota u bë edhe objekt i shitblerjes që gjithashtu paraqet ngulfatje të lirisë gjatë procesit të votimit. 500 denarë ndoshta janë shumë për një të varfër, por ai duhet të vetëdijesohet se me 500 denarë nuk zgjidhet problemi i tij, se ndonjë ditë e kaluar me ato para i sjell katër vite të tjera skamje. Pensionisti duhet ta dijë se për të është më mirë të ketë standard të hipë në autobus kur të ketë nevojë e jo nevojat ti orientojë ditëve kur vozitjen e ka falas. Këto manipulime më së miri e shprehin mungesën e parimit themelor të një shoqërie demokratike.

Si parti më e madhe opozitare, çdoherë në mënyrë institucionale kemi reaguar ashpër ndaj  çdo veprimi që ka qenë dhe që është në dëm të shqiptarëve. Kemi reaguar për abuzimet gjatë zgjedhjeve, kemi reaguar për gënjeshtrat e pafundme rreth integrimit euro-atlantik, kemi reaguar për diskriminim ekonomik që u bëhet shqiptarëve, kemi reaguar për proceset e montuara dhe dënimet deri me burgim të përjetshëm, kemi reaguar për rrahjet brutale, kemi reaguar për shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, kemi reaguar për çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, kemi reaguar për nëpërkëmbjen e arsimit dhe të kulturës shqiptare, kemi reaguar për diskriminimin në shëndetësi dhe në aspektin social, kemi reaguar për liritë e mediave, kemi reaguar për lidhjet e reja, shumë domethënëse, me Serbinë, kemi reaguar për miratimin e buxheteve që realizuan projektin Shkupi 2014. Qëndrimet tona janë të njohura botërisht dhe janë konform asaj që i takon pushtetit moral siç është opozita, kurse barra për veprim dhe për përmbushje të pritjeve të shqiptarëve i bie vetëm atij që ka zënë vendin në pushtetin ekzekutiv. Prandaj heqja e paraleles mes PDSH-së dhe atyre, të cilëve shtylla elektronike u duket si kulla e Ajfelit është tepër jokorrekte!

Partia Demokratike Shqiptare, parti që në emërtimin e vet shpreh përcaktimet themelore të saj, atë kombëtar dhe atë demokratik, që nga themelimi e deri në këto ditë në vazhdimësi përjeton goditje nga llojet më të ulëta dhe nga qarqe të llojeve më të ndryshme. Duke e ditur se këto dy përcaktime paraqesin edhe idealin dhe synimin e anëtarësisë së kësaj partie, të gjithë ata që sulmojnë i godasin pikërisht këto dy vlera. Është shumë e vështirë të kontestohet aspekti kombëtar i PDSH-së, prandaj kohëve të fundit sulmet disi më lehtë drejtohen kah shtylla tjetër, po aq e rëndësishme.

Të gjithë ju të nderuar delegatë dhe i gjithë trupi i shëndoshë dhe i paluhatshëm i PDSH-së keni dëshmuar se nuk dyshoni as në përcaktimet kombëtare e as në ato demokratike të kësaj partie dhe ne të gjithë bashkë e dimë fort mirë se rritja dhe zhvillimi i një formacioni politik gjithnjë duhet tu nënshtrohet rregullave të demokracisë. Prandaj anëtarësia e PDSH-së, në mënyrën më demokratike, gjithnjë i ka ndjekur rrugët, procedurat dhe rregullat e vendosura statutare të partisë. Dëshmi për këtë është edhe prezenca juaj në këtë kongres. Keni ardhur të përfaqësoni nëndegët dhe degët nga të gjitha viset ku shtrihet partia. Ju jam mirënjohës për përkushtimin dhe entuziazmin dhe ju siguroj se betejën do ta çojmë deri në fund! Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që kanë në zemër dhe në mendje kauzën tonë të shenjtë. U jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë ata që me vetëmohim, me përkushtim dhe me dinjitet përfaqësojnë moralin e kësaj partie. E ata jeni ju, janë shumë djem e vajza, burra e gra që veprojnë pa kurrfarë përfitimi material. E di që vetëm njerëzit e sinqertë dhe të ndershëm veprojnë kështu dhe e di që për të gjithë ju shpërblimi më i mirë është mirëqenia e shqiptarëve. Na inkurajon fakti që edhe shumë të rinj dhe të reja u bashkohen radhëve tona për të ndarë me ne aspiratat dhe përpjekjet tona. Ata paraqesin frymën tonë energjike dhe ne i mirëpresim idetë dhe sugjerimet e tyre.

Instalimi i frikës si instrument sundimi na detyron që objektivi ynë i parë të bëhet rikthimi i demokracisë në shoqëri. Oferta jonë politike duhet të arrijë në çdo shtëpi, te çdo shqiptarë dhe me fuqinë e argumenteve të shëndosha të depërtojë në vetëdijen e qytetarit, me qëllim që ai të njohë nga afër synimet dhe zgjidhjet që ofron PDSH-ja. Kështu edhe do të lirohet frika, se kur frika sundon arsyen nuk veprohet në mënyrën racionale.

PDSH-ja ka kapacitet, ne kemi aktivistë dhe përkrahës të brezave të ndryshëm, të cilët me integritetin e tyre njerëzor dhe profesional dinë të punojnë që Platforma jonë të pranohet dhe kuptohet drejt. Nuk duhet të lejojmë që çelësi i zgjidhjes së çështjes shqiptare të mbetet vetëm një ofertë në letër. Ne mundemi dhe ne do ta jetësojmë atë! Na duhet vetëm një mobilizim më i madh!

Me këtë rast dua të përsëris edhe njëherë se PDSH-ja, edhe pse ashtu si edhe të gjitha subjektet e tjera politike hyn në zgjedhje për të fituar dhe për ta marrë pushtetin, nuk ka për qëllim të qenët në pushtet me çdo kusht. Fakti që kur PDSH-ja ka qenë në pushtet shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta, kanë qenë më të mbrojtur, më të sigurt, më me ndikim dhe më të kamur është argumenti më i mirë që dëshmon se të qenët në pushtet për PDSH-në do të thotë avancim i të drejtave të shqiptarëve dhe avancim i cilësisë së jetës. PDSH-ja nuk fsheh se në plan të parë ka interesat e shqiptarëve, as faktin se votat i siguron ekskluzivisht(me përjashtime shumë të vogla) nga shqiptarët, as dhe atë që kushti i vetëm për të hyrë në qeveri është realizimi i Platformës së saj. Por, që PDSH-ja të arrijë ta materializojë atë që ofron, i duhet mbështetja konkrete dhe sa më masive. Konsekuenca e PDSH-së në përcaktimet e veta, vendosmëria e saj për të përmbushur aspiratat e shqiptarëve, si dhe vetë veprimtaria ka shtyrë shumë struktura të punojnë për shkatërrimin e PDSH-së. Sulme në vazhdimësi kanë ardhur nga qarqe qoftë jo shqiptare, qoftë shqiptare. Përpjekje për shkatërrim të PDSH-së ka pasur edhe duke instrumentalizuar eksponentë të kësaj partie, të cilët të joshur nga armiqtë e PDSH-së, nuk kanë hezituar ti ngulin thikë në shpinë partisë, së cilës ia kanë pasur borxh të gjitha arritjet personale. Por dështimet e shumta të këtyre orvatjeve dëshmojnë më së miri se, për sa kohë PDSH-ja ecën drejtë, pa dredha e pa lakime, shkatërrimi i PDSH-së është i pamundur!

Zoti qoftë me ne dhe na udhëheqtë përgjithmonë në rrugën e drejtë!

 

 

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në zyrat e PDSH-së në Parlament priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z. Aivo Orav i cili ia dorëzoi progres raportin e KE për këtë vit.

Pas takimit shefi i kabinetit të Kryetarit të PDSH-së, njëherë dhe zëdhënësi i PDSH-së, z. Luan Tresi për mediat deklaroi:

"Sot kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kishte një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav, i cili kryetarit sot ia dorëzoi progres raportin. Sigurisht se gjatë ditës së sotme pasi që do të bëhet analiza thelbësore e këtij raport progresi, ne do ta japim qëndrimin tonë më të saktë lidhur me raportin.

Kryetari i PDSH-së e përshëndeti progres raportin dhe falënderoi Ambasadorin për rekomandimin e radhës që ia dhanë Maqedonisë, se në qoftë se nuk do të kishte rekomandim të ri, atëherë Maqedonia do të shkonte drejt rënies së lirë. Kryetari gjithashtu e informoi ambasadorin se pas kongresit partiak që e kemi në fund të kësaj jave, organet e partisë do të marrin vendim për kthim në parlamentin e Maqedonisë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 09.10.2014

 

 

 

 

Telegram Urimi‏

Uroj që në këtë ditë feste të Kurban Baramit te të gjithë besimtarët myslimanë të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti.

Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar  të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi.

 

 

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Menduh Thaçi

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Italisë, z.Ernesto Bellelli‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Italisë, z. Ernesto Massimino Bellelli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vend, z.Ernesto Bellelli.

Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale politike në vend, incidentit në Parlament, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe integrimit në NATO dhe BE.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Kryetari Thaçi vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 02.10.2014

 

100 ditët e BDI-së në qeveri, mjerim dhe përbuzje për shqiptarët

Konferencë për shtyp e zëdhënësit të PDSH-së z. Luan Tresi:

Dje shqiptarët ishin dëshmitarë edhe të një manifestimi të turpit nga ana e BDI-së, për 100 ditë të qeverisë.

Dënime kapitale, burgim deri në vdekje për shqiptarët e akuzuar për rastin "monstra", dënime maksimale për protestuesit, djegie e pronave të shqiptarëve, rrahje e shqiptarëve, diskriminim i përditshëm institucional ndaj shqiptarëve, që paraqet përditshmëri dhe rutinë për qeverinë ku bën pjesë BDI.

Në Samitin e NATO-s, Maqedonia as që u përmend, e lere më të flitet për anëtarësim. Të mos harrojmë që Ali Ahmeti e dha peshqesh gjuhën shqipe për në NATO, sikur shqipja të ishte pengesë për anëtarësim! As NATO, as gjuhë shqipe!

Në këto 100 ditë kishte thellim edhe më shumë të bashkëpunimit me Serbinë me nënshkrimin për finalizim të marrëveshjes, për përfaqësi të përbashkëta diplomatiko-konzulare.

Duke pasur resorin e arsimit nuk mundën ti ndryshojnë as emrat e shkollave, e lere më plotësimin e kërkesave dhe nevojave të arsimit shqip, i cili ndodhet në situatë katastrofale.

Për 100 ditë miratuan një rebalanc antishqiptarë të buxhetit dhe janë në përfundim me miratimin e buxhetit për vitin 2015, i cili është skajshmërisht diskriminues për shqiptarët.

BDI me legjitimitet të vjedhur dhe të blerë, të pa aftë dhe të paditur, të korruptuar dhe të zhytur në hajni, i kanë zhytur në mjerim dhe pa-perspektivë të thellë shqiptarët.

Poshtërimi publik i një eksponenti kryesor të BDI-së me një “selfie” para një komiti maqedonas, përtej budallallëkut të tij flet për pozitën e mjerueshme të BDI-së në këtë Qeveri, ku gjithçka varet nga vullneti i padronit të Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 30.09.2014

 

 

 

 

 

Kongresi i 6-të i Partisë Demokratike Shqiptare mbahet më 12 Tetor, 2014‏

Në mbledhjen e sotme të këshillit për organizimin e kongresit të rregullt të PDSH-së, u soll vendim që kongresi partiak të mbahet më 12 Tetor, 2014 në Tetovë. Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, z.Orhan Ibrahimi në prononcimin e tij për media deklaroi:

“Dëshiroj që t’ju informoj se në mbledhjen e sotme konstatuam se punët e këshillit organizativ për përgatitjen e kongresit të gjashtë të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare janë kryer me shumë sukses. Janë mbajtur 280 kuvende nëpër nëndegë ku shtrihet Partia Demokratike Shqiptare, gjithashtu janë mbajt 28 kuvende dege ku janë përzgjedhur kryesitë e degëve dhe kryetarët e degëve. Në këto kuvende është bërë edhe përzgjedhja e delegatëve për kongresin e gjashtë. Në këtë kongres do të marrin pjesë 683 delegatë, prej atyre 150 janë prej forumit të gruas dhe 102 prej forumit rinor të PDSH-së. Njëkohësisht në këtë mbledhje vendosëm që kongresi të mbahet më 12 Tetor  në Tetovë. Vendimin për ta mbajtur më 12 Tetor e sollëm për arsye shumë të mëdha, për shkak aktualitetit politik. Çështja e parë që dua ta theksoj janë ngecjet euroatlantike, e patëm samitin e NATO-s ku Maqedonia su ftua, njëkohësisht dua të theksoj se Partisë Demokratike Shqiptare i duhen organet legjitime që duhet të dalin prej këtij kongresi. Për faktin se në Maqedoni ka një destabilitet të madh politik, ku dita ditës mund të priten edhe zgjedhje të parakohshme, prandaj Partia Demokratike Shqiptare duhet ti ketë organet legjitime për tu përgatitë edhe për sfida të tjera politike. Moment tjetër është edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, ju e dini se për momentin është jashtë parlamentit dhe i duhet Partisë Demokratike Shqiptare legjitimiteti i organeve funksionale. Këto janë tre arsye që na detyrojnë që ti përshpejtojmë punët për të shkuar drejt kongresit të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.09.2014

 

 

 

 

Dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvend zgjedhor

Në vazhdën e aktiviteteve partiake lidhur me kongresin e radhës, në një atmosferë punuese dhe impozante, dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvend zgjedhor në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi. Kuvendi i degës për kryetar të saj zgjodhi z.Mendi Asani i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se z.Thaçi është  i vetmi nga drejtuesit e partive politike shqiptare që mund ta ndryshojë gjendjen e popullit shqiptar në Maqedoni. Ai shtoi se nuk ka gjyq që mund ta ndalojë në aktivitetin e tij. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Degës, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, delegatët për Kongres, si dhe anëtarët të Kuvendit Qendror të partisë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, z.Orhan Ibrahimi, i cili në fjalimin tij  theksoi:

Më lejoni që edhe unë ta përshëndes kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare 

z.Menduh Thaçi, gëzohem që kryesuesja më prezantoi si kryetar të këshillit për organizim, sepse nëpër shumë kuvende ku kemi lëvizë më kanë përshëndetur si deputet dhe kur kam marrë fjalën më kanë ngatërruar pak, por natyrisht se unë jam edhe deputet i juaji, deputet i Strugës, deputet i Partisë Demokratike Shqiptare. 

Dëshiroj deri tek ju të përcjelli atmosferën e punës të këshillit për organizimin e kongresit.  Ne jemi gati kah përfundimi i kuvendeve të degëve, gjithandej ku thirret Partia Demokratike Shqiptare ka ekzistuar një atmosferë festive nëpër gjitha punët e kuvendeve të degëve, njëjtë sikur këtu që po e shoh sonte këtë punë që e keni bë, e sonte e formalizoni me kuvend të degës. Dua që të nxjerr disa thekse rreth aktualitetit politik, rreth atmosferës politike, rreth rrugës kah ka kaluar Partia Demokratike Shqiptare dhe tani me çfarë sfidohemi dhe me çfarë përballemi ne. Jemi dëshmitarë se para 7-8 muajsh kishim zgjedhje dhe ashtu siç kaluam ato zgjedhje, shumë analisti dhe pseudo-analisti i cilësuan si të suksesshme. Në zgjedhjet e fundit PDSH-ja kishte sloganin “Shqiptarëve u mungon liria”. Në rast se e zbërthejmë pak, e përkthejmë pak këtë slogan, vijmë te përfundimi se me çka është ballafaquar Paria Demokratike Shqiptare, kryesia qendrore, të gjithë strukturat e Partisë Demokratike Shqiptarë, përfshirë edhe juve këtu. Ne pas zgjedhjeve pamë edhe disa protesta që tentuan shqiptarët ti bëjnë. Protestat nga natyra ishin të drejta, por falë involvimit të disa titullarëve që u munduan të manipulojnë me ato protesta, ato protesta u degjeneruan. E nisi prej këtu për arsyen e vetme se i pamë shumë titullar duke u nis prej Ismet Ramadanit, Zijadin Selës, Hysni Shaqirit, Mersel Bilallit, Ramadan Ramadanit, Kim Mehmetit dhe shumë të tjerë të cilët kishin bërë përpjekje marramendëse, e kishin harxhuar energjinë e fundit për t'ia pamundësuar Partisë Demokratike Shqiptare fitoren, gjithë edhe fëmijët e djepit e kanë ditë se si do të përfundojë procesi i montuar, i ashtu quajtur "monstra" më 1 maj të vitit 2012.  Është ditur kur qeveria, BDI-ja ka angazhuar afër 980 forca policore dhe ata ndërhynë në mbi 180 shtëpi, është pritë, sepse kishte edhe pres-konferenca, ata i dënuan në atë pres-konferencë, duke i cilësuar ata si kriminel dhe radikalist islamik. Është jashtë logjikës të shëndoshë mos ta dijë këtë Hisni Shaqiri, që për fatkeqësi unë e kam dhëndër, në vitin 2014 në zgjedhjet e fundit lokale djali i Hisniut ka qenë i dhjeti në listë për deputet në njësinë 2, është alogjikë të mendohet se Zijadin Sela nuk e ka ditë se çka ndodhet me të dhe sot ta shihni në protesta ta ndihmoje paftyrësisht fitoren e BDi-së në njësinë 5 dhe ta shihni në protesta duke rezistuar kundër kësaj qeverie, është e pamoralshme, është hipokrizia e llojit të vet. Të nderuara motra dhe vëllezër unë Zijadinin e kam njohur prej afër, po dua t’ju flas pak se ju e njihni më mirë se unë, por më ka ra rasti në grup parlamentar si kolegë të bashkëveprojmë, të krijojmë raporte shumë të mira njerëzore për afër 2 vite e gjysmë dhe t’ju them të drejtën e kam respektuar, e kam dashur dhe jam mundu ta kuptoj edhe në ato "turbulencat", ndoshta ndonjëherë nuk i kam dhënë të drejtë edhe kryetarit.  Diasa herë e kam takuar edhe në takime të veçanta për të biseduar. Unë kam pasur rastin të përcjelli edhe kuvendin e degës kur u propozuan deputetë, që në kuvendin qendror pastaj bënë përzgjedhjen e listave zgjedhore. Zijau u propozua këtu dhe 14 të tjerë të cilët i morën votat aty, në atë kuvend e pashë un anëtarin e kuvendit qendror, Xhemal Asllani i cili votoi kundër Zija Jonuzit, ndërsa në kuvend qendror mor pjesë komplet delegacioni, delegatët e Strugës, përveç Zijadinit edhe të gjithë delegatët në mënyrë unike, kuvendi qendror votoi për listat zgjedhore, përfshirë edhe Xhemalin. Pas pak ore ne ishim në promovimin e kandidatit bartësit të listës në Ladorisht dhe e shoh un Xhemalin aty dhe i them çka u bo me ty, unë të pash duke votuar kundër? Ai tha: Orhan unë jam PDSH, unë mund të kem diçka me Zijaun, por kuvendi qendror e ka propozuar dhe e kanë votuar. Ndërsa Zijadini na dha një shfaqe krejt tjetër, që na zhgënjeu të gjithëve, edhe mua si shok dhe ia them me shpirt këtë, se nuk e kisha pritur një shfaqe të tillë, pas disa ditëve të marrë ai pres-konferencë dhe të thotë se nuk mbështet vendimet e kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror. I harron faktet se po në vitin 2011 i njëjti ishte propozuar në kuvend qendror dhe e dimë formën se si kishte kaluar aty, po edhe si kryetar komune. Unë e mbaj mend takimet e kryetarit me Zijadinin kur kundër-kandidati prej Struge Arben Llabonishta dha dorëheqje prej deputetit dhe Zijadini shfaqte një dilemë të madhe se ishte skeptik shumë që do ti fitojë zgjedhjet në Strugë, tha: çka të bëje pasi kundër-kandidati dha dorëheqje, por unë çka të bëj? Kryetari i tanishëm z.Menduh Thaci i tha: pa dert Zijadin, do të ri mbrapa kryesia qendrore, do të ri unë, ti do të jesh deputet, ne nuk bimë pre e lojërave të ndyta të BDI-së, ti je eksponent, reprezent i PDSH-së dhe mos e baj këtë dert. Do të thotë që ne i kemi qëndruar mbrapa në të gjitha momentet kur ka qenë më rrezik. Po ju them të vërtetën se në atë kohë, në disa çaste të vogla duke e njohtë Zijain kam menduar se ka një solucion më të mirë, tani pas 7 muajve e njoh edhe Zijain, po ju njoh edhe juve këtu që qëndroni shumë stoikisht, karshi idesë dhe karshi Partisë Demokratike Shqiptare, jam i bindur se Zijai ka pasur plotësisht të drejtë dhe është vetë cilësia, pastërtia e Partisë Demokrarike Shqiptare, sepse Zijadini sot na shfaqet edhe në forma tjera ku i zhgënjen edhe qytetarët tjerë. Zijadinin nuk e kemi njohur si njeri i cili zhytet në korrupsion, sepse ai me gojë në parlament thoshte se duhet të luftoni dhe sot e shohim Zijadinin që bashkërisht unë dhe ai kishim nisur me një veturë nga 4-5 mijë euro, të shëtitet me jaguar, ta prishe shtëpinë dhe të ndërtojë shtëpi me 150 mijë euro. Kjo është shfaqja e vërtetë e shpirtit dhe menaxherit Zijadin Sela. Këta 2-3 mijë aktivistë të PDSH-së, vullnetarë të PDSH-së në vitin 2013 përfshirë edhe grupin parlamentarë që ishim në mbrojtje të votave, nuk kishim ardhur  që Zijadinin ta bëjmë kryetar komune, absolutisht të gjithë ne, por edhe ju që jeni këtu përmes Zijadinit donim që të vijnë pak aspiratat e tona, aspiratat e PDSH-së. 

Unë ju përgëzoj juve për punën, për të gjitha përpjekjet që i keni bë, që Partia Demokratike Shqiptare këtu të konsolidohet. Jeni në rrugë të drejtë, unë personalisht edhe 100 jeta tjera ti kem z’do të ndahem, do të jem këtu. Edhe një fjali tua them, në rast se unë marr rrugën njëjtë si Zijadinit, mos më shikoni pas, se atëherë ose më ka hip çallëmi, ose më ka hip dikush në skija dhe dëshiron të më vozisë nëpër lojëra tjera, të poshtra, kundër interesit kombëtar, kundër kauzës të kombit shqiptar. Janë 20 vite përpjekje të PDSH-së dhe të juaja, duke zëvendësuar të gjitha shoqatat profesioniste që ekzistojnë si: shoqata e shkrimtarëve, e artistëve, e historianëve, i dini të gjitha, i zëvendëson me punë Partia Demokratike Shqiptare. Nuk ekziston asnjë shoqatë joqeveritare, punën e këtyre e bën Partia Demokratike Shqiptare dhe ju e bëni, andaj ju lus motra dhe vëllezër kështu siç jemi sonte këtu të gjithë të shpërndahemi nëpër familjet tona, të bisedojmë dhe të bashkëbisedojmë me të gjithë qytetarët, sepse nuk ka tjetër rrugë përveç platformës së Partisë Demokratike Shqiptare. Ka dhënë me qindra shembuj gjatë rrugëtimit të saj PDSH-ja, nuk ka lëshuar pe, asnjë milimetër prej idesë fondamentale, të lirisë së popullit, të lirisë së shqiptarëve! Suksese, ju priftë e mbara.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në fjalimin e tij potencoi:

Kam ardhur shumë shpesh në degën e Strugës, prej para 21 vjetëve deri më sot, gjithmonë me misione politike, por sot misionin e kam moral. I uroj Mendit të ketë shëndetin dhe pastaj bashkërisht ti kemi sukseset, nuk do t’u mundoj me politikë, por do të flas për një çështje morale një përgjegjësi që e kam dhe një sqarim që dua ta jap. Ju kërkoj ndjesë sinqerisht të gjithë juve që u binda para 7 muajve, apo para 1 viti e gjysmë, apo para 3 viteve, që u apelova të votoni për një figurë e cila tash më katërçipërisht është vërtetuar se s’ka asgjë të përbashkët me njerzillëkun me shqiptarinë dhe me Partinë Demokratike Shqiptare. Sinqerisht ju kërkoj ndjesë se kjo është përgjegjësia ime. Pse nuk them se është faji im? Nuk e marr si faj për shkak se un nuk jam as Zot, as profet, që ta di se do të ndodhë tradhtia. Nuk mund ta parashoh këtë, por kur ndodh jam i pamëshirshëm në tradhti, pa marrë parasysh kush është në pyetje, për shkak se unë nuk jam në funksion të askujt individualisht, as të familjes time, as të fëmijëve të mi, e le më të jo njerzillëkut dhe lloj-lloj poshtërsive dhe dhunës që bën kjo figurë mbi qytetarët e Strugës. Sinqerisht nuk e marr si faj, por si përgjegjësi dhe jam i gatshëm ta barti përgjithmonë. 

Unë komunikoj me ju pandërprerë, pa marrë parasysh se s’jam pranë jush. Më kanë ardhur mesazhet tuaja dhe sot po ju jap fjalën se mesazhin që ma dërgoni pa ndërprerë do ta respektoj. Pa ndërprerë më keni dërguar mesazhe mos e përmend më asnjëherë, se ai s’ka kurrfarë vlere dhe unë u premtoj se nuk e përmendi më asnjëherë. Të gjitha tjerat do ti bëjmë bashkë, vlera e vërtetë e kësaj ideje, e Partisë Demokratike Shqiptare siç tha Orhani ngelni ju, ne të tjerët do vijmë dhe do të shkojmë, por në momente të rënda, të nderuara motra dhe të dashur vëllezër, nuk po guxoj as një hap të zmbrapsem, se do ta quajnë dezertim. Ju premtoj se asnjë milimetër nuk do të zmbrapsem, faleminderit.           

 

 

 

Dega e PDSH-së në Strugë mbajti konferencë për shtyp

Dhjetë mega pyetje për “Reformatorin” Zijadin Sela

Dega e PDSH-së Strugë në konferencën e fundit të mbajtur për shtyp, juve ju parashtroi disa pyetje rreth nepotizmit, pasurimit tuaj të shpejtë, blerjen e një veture luksoze të tipit Jaguar për bashkëshorten tuaj dhe në vend të përgjigjes nga ana juaj morëm përgjigje nga disa mjeranë të cilët kur i kontaktuam vetë na thanë se përgjigjen ua kishit shkruar juve dhe i kishit detyruar ti lexojnë, se në të kundërtën, kuptohet i largonin nga puna. Degës së PDSH-së Strugë kjo nuk i len asnjë përshtypje se më dihen botërisht metodat tuaja, prandaj ne zgjodhëm rrugën tonë dhe pyetjet tona vazhdojnë:

1. Cilat janë raportet tuaja politike dhe financiare me investitorin në hotelin “Izgrev” dhe a lejuat ju të ndërtojë jashtë planit urbanistik për qëllime të tjera?

2. Cili është qëllimi i heqjes apo largimit të kiosqeve dhe a fshihet ndonjë qëllim financiar i juaj dhe i klikës suaj pas këtij aksioni?

3. Kush definitivisht udhëheq me parkingjet në qytetin e Strugës dhe pse ua prishët kontratat shfrytëzuesve të mëparshëm pa asnjë arsye? 

4. Pse lejoni që ndërmarrja publike komunale të marrë hua nga ndërmarrjet private dhe cili është qëllimi i këtyre huave?

5. Pse lejoni mbi 10 vetura zyrtare të komunës dhe ndërmarrjeve publike të përdoren pa asnjë kriter  si vetura private dhe çdo ditë, si edhe vikendeve të merren nëpër shtëpia nga të punësuarit (kurse deri dje e kritikoje paraardhësin tënd për këtë dukuri)?

6. Kur definitivisht do të zgjidhni problemin me deponinë e Strugës, të cilën problematikë e kishit premtim parazgjedhor?

7. Cila ishte arsyeja që ish kryetarin e degës së PDSH-së, z.Lavdërim Elmazi e degradove deri në atë masë sa që e shkarkuat nga kryetari i degës suaj, dhe e larguat nga puna si i punësuar në komunë. Vallë as ky nuk dha  kontribut për fitoren tuaj, apo më meritorët janë familjarët tuaj me të cilët ju dilni në foto.

8. Kur do tua plotësoni premtimet aktivistëve të PDSH-së që i manipulove gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, me çka arrite qëllimin tënd që tradhtia të jetë më e madhe.

9. Kur do ti ndërroni emrat e rrugëve në qytetin e Strugës që të realizoni së paku vetëm një premtim politik para qytetarëve të Strugës. Mos harroni se edhe ky ishte premtim i juaji parazgjedhorë.

10. Cila është arsyeja e kualicionimit politik me VMRO-DPMNE në këshillin komunal, kurse në anën tjetër shani çdo takim të të tjerëve me njerëz të VMRO-së, a nuk është kjo dyfytyrësi politike.

Sipas informacioneve të degës së PDSH-së në Strugë prapa këtyre dhjetë pyetjeve fshihet krim i organizuar, reket dhe varësi politike, të cilat arrihen nëpërmjet politikës klienteliste e cila është e veshur me nepotizëm të skajshëm në administratën e Strugës. Këto përgjigje ja keni borxh opinionit Strugan dhe aktivistëve të PDSH-së, të cilët të sollën në këtë pozitë dhe ti si shpërblim i tradhtove në betejë.

 

Këshilli për informim pranë degës së PDSH-së në Strugë

Strugë, 25.09.20144

 

Konferencë për shtyp e anëtarit të këshillit për organizimin e kongresit partiak, z.Azem Sadiku

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare anëtari i këshillit për organizimin e kongresit partiak, z.Azem Sadiku mbajti konferencë për shtyp:

Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare dëshiroj të informoj opinionin, se jemi duke punuar intensivisht në terren me strukturat e partisë dhe në përputhje me Statutin. 

Javën që lëmë pas janë rrumbullaksuar aktivitetet në këto degë të PDSH-së: Hasan Beg (Shkup), Studenican, Kumanovë, Tetovë, Zhelinë, Saraj, Bogovinë, Bërvenicë-Cellopek, Negotinë-Vrapcisht dhe Forumin e Gruas Shqiptare pranë PDSH-dega Strugë.

Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare.

Shfrytëzoj rastin që në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të t'i falënderoj të gjithë aktivistët e PDSH-së për kontributin dhe angazhimin e tyre, njëherazi strukturave të zgjedhura në këto degë të sipërpërmendura ju dëshirojë shëndet dhe suksese në punë.

Aktiviteti zhvillohet në bazë të asaj dinamike që ne si këshill e kemi paraparë, gjithashtu theksojmë që në ditët në vazhdim do të ju informojmë për aktivitetet e mëtutjeshme.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.09.2014

 

 

 

 

Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvend zgjedhor‏

Te shtunën me 20.09.2014 në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës, dega e PDSHsë - Tetovë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar u zgjodh z.Arben Demiri. Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës si dhe delegatët e kongresit. Kuvendi i degës – Tetovë një zëri për kryetarë të Partisë Demokratike Shqiptare në kongresin e radhës propozoi kryetarin aktual z.Menduh Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në fjalimin e tij potencoi:

Faleminderit jam këtu normalisht për të dhënë disa sqarime dhe udhëzime, të mundohem ti shpjegoj këto kinse tensione që janë brenda Partisë Demokratike Shqiptare. Të nderuar,  kështu tensione ka pasur prej vitit 93 dhe ku është qëllimi politik? Sllavët, maqedonasit janë shumë pretenciozë, kur ta marrin rrugën duan të ta marrin edhe oborrin, kur ta marrin oborrin duan të ta marrin edhe shpinë. Ka 13 vite që kanë vendosur në hipotekë partinë e shqiptarëve që është në pushtet BDI-në dhe zotin Ahmeti.  Po ashtu ka 13 vite luftë që ta vendosin nën kontroll edhe opozitën shqiptare, Partinë Demokratike Shqiptare dhe kjo luftë pa ndërpre fitohet me sukses fantastik nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare. 

Të gjithë ata që dilnin prej radhëve tona, kinse për reforma, në fakt bënin tradhti, ose kishin frikë prej ballafaqimit me pushtetin. Kjo situatë tani është ende më qesharake se të tjerat situata si Vebi Bexheti që ka bërë 70 vjet dhe me pa fryrësi  del prapë e thotë që jam PDSH, ai ka qenë BDI dhe DR. Unë ju apeloj për qetësi për shkak se nuk e kemi betejën me këta mijë, beteja jonë është me maqedonasit. Cili është qëllimi jonë? Ti bindim shqiptarët e Maqedonisë se nuk ka rrugë tjetër, kjo është rruga që çon drejt fitores, çlirimit dhe lirive të vërteta, rrugët tjera janë manipulim, rrugët tjera janë dështim dhe rrugët tjera janë tradhti. 

Si do ta shpjegonim këtë huxhum kaq të madh ndaj PDSH-së, për arsye se duhet un ta humbi besimin tek ju, ju ta humbni besimin tek un dhe ne gjithë së bashku të themi s’ja vlen të merremi me shqiptarët! S’është e vërtet, ja vlen, ju jeni dëshmitarë se kur para 5 muajve ju gjuajtën PDSH-së që ta likuidojnë unë bashkë me ju, me një mikrofon me 50 euro, 70 mijë shqiptarë madhor i nxorëm ta mbështetin këtë program dhe këtë platformë. Mua tash më thuan gazetar e analist se s’fitoni ju, e ne duhet tu themi jeni tu bërë gabim të madh! çka doni të na bindni se shqiptarët votojnë për bustin e Car Dushanit, e nuk votojnë për PDSH-në, se shqiptarët votojnë për ti rrahur fëmijët e shqiptarëve, për ti gjakos, e nuk votojnë për PDSH-në, se pedagogët e intelektualët, të gjithë, janë pro BDI-së? Jo, janë të trembur në palcë dhe këtu nuk funksionon demokracia, se zgjedhjet që na vijnë prej Kërçove dhe prej zonave tjera me rezultat 18.000 me 250 janë zgjedhje demokratike? Jo!

Puna e palodhshme e kundërshtarëve të çështjes kombëtare ka për qëllim që të bëhemi pre e dirigjimit të politikave të sllavëve, qofshin të VMRO-së apo të LSDM-së, dhe ata më pastaj të manipulojnë në emër të shqiptarëve, se shqiptarët janë ekstremist, radikal islamik, terrorist, e kështu me radhë. Pse i përmendi këto çështje? Shumë shpejtë të gjithë do ta kuptojnë se shyqyr Zotit që është PDSH-ja dhe nuk i len gjërat të shkojnë ende më keq, të degjenerohen, ne jemi në një situatë shumë delikate dhe pra them shyqyr që është kjo strukturë politike që orienton kombin atje ku duhet. 

Cila është situata delikate? Problemi me Ukrainën dhe problemi në lindjen e mesme me ISIS-in. Të gjithë ne bashkërisht si shqiptarë duhet të demonstrojmë palëkundshmëri drejt Unionit Evropian, NATO-s dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E di se dikush do të thotë ky i ka problemet këtu e fol për Amerikën, sinqerisht dëgjoni fjalën, situata është shumë e rrezikshme dhe shumë delikate, neve na plasi një bombë në dorë dhe këta njerëz që atestohen qoftë në Kosovë, Shqipëri, apo këtu, të jeni të sigurt se janë armiqtë numër 1 të myslimanizmit dhe të shqiptarisë, nuk ka shaka, ne nuk duhet të bëhemi pre e romantizmave qesharak edhe te Ali Ahmetit dhe shokëve të tij, se ne e kemi çliruar Kosovën e kemi sjellë demokracinë te shqiptarët dhe në Shqipëri. Po të mos ishin aleatët tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, normalisht NATO-ja, Unioni Evropian as në ëndërr nuk do ta shifshim edhe këtë hap pozitiv historik. Mos i dëgjoni ata që flasin se Taip Erdogani paska hamendje në këto përcaktime, jo, është krah për krah me Amerikën në lidhje me këto çështje. 

Nuk ka kuptim orientimi drejt lirisë i shqiptarëve pa partneritetin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu ju premtoj se do ti rimë pas qafe qeverisë që mos ti keqpërdorë këto çështje. Absolutisht nuk ka dilema, ne jemi 99% mysliman dhe të gjithë ne kemi një qëndrim, secili individ dhe person mund të ketë çfarëdo lloj feje që do dhe mund të lutet dhe të demonstron fenë e vet në çfarëdo mënyre që ai dëshiron, por pa i penguar askujt, pa i bërë dëm askujt. Krejt kjo na mban në atë rrugën e vërtetë, çdo gjë tjetër është fatalitet. 

Këta që para dy ditëve në Shkup shpallën diçka nuk janë njerëz të këqij, ata janë njerëz të mirë,  por manipulohen. Megjithatë ju lutem bashkërisht të vërejmë një mungesë që kishte atë ditë te sheshi i Skëndërbeut, këta që ishin ballë protestave me disa frizura nuk ishin aty, sepse problem, frikë, rrezik. E pra nëse dikush do që Menduh Thaçin dhe PDSH-në ta shtynë në aventura dhe ai ta shtinë kombin e vet në konflikt të armatosur, kur ai komb nuk është gati, unë ju them se këtë tradhti nuk e bëj. 

Kam edhe shumë çështje t’u flas, por shpesh herë e ndjej veten keq kur flas para jush, se ju i keni të qarta vetëm dëshiroj doktorit, Arbenit ti dëshiroj shumë sukses, të ketë shumë shëndet, por jo si Orhani shëndet me atë dorë, nuk bën ashtu. Rasti i deputetit tonë i Orhanit është rasti më i prekshëm, më i dukshëm i miut që e provokon elefantin dhe në këtë aspekt duhet të jemi të kujdesshëm, ska vend për asnjë lloj shqetësimi. Sa herë na kanë bërë huxhum me mjete jopolitike, me mjete të dhunshme, për të na likuiduar. Ka në 1997, 2001, 2008 me mjete jopolitike, po megjithatë me këtë qetësi që kam them se Orhani duheshe ta mbajë veten, por s’mundemi, dunë ta banalizojnë betejën politike, fyejnë dhe shajnë, që ata fyerje nuk i banë kodi shqiptar dhe tradita shqiptare. Orhani reagoi ashtu siç duheshe, megjithatë duhet të kemi bashkërisht qartësinë që tu shpjegojmë njerëzve se nuk kemi ne probleme personale me ata, por probleme politike! Po e përfundoj dhe ju lus sidomos të jeni të qetë dhe të kujdesshëm pa kurrfarë nervoze në këtë betejë disa ditore mes elefantit edhe miut. E pranoj kandidaturën.   

 

 

 

 

 

Kuvend zgjedhor i Forumi të Gruas Shqiptare pranë degës së PDSH-së në Strugë

Sot në Strugë mbajti kuvend zgjedhor Forumi i Gruas Shqiptare pranë degës së PDSH-së në Strugë, ku ishte i pranishëm Kryetari i partisë z.Menduh Thaçi si dhe kryetarja e forumit të gruas të PDSh-së, znj.Merale Ferati. Në një atmosferë impozante për kryetare të forumit të gruas në degën e Strugës u zgjodh Astrite Kaba, që me profesion është juriste e diplomuar. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës të këtij forumi si dhe delegatet për kongresin e partisë.

 

 

 

Dega e PDSH-së në Kumanovë mbajti kuvend zgjedhor

Lidhur me aktivitetet zgjedhore brenda partiake dhe përgatitjet për kongresin partiak të Premten më 19.09.2014 dega e PDSH-së në Kumanovë mbajti kuvend zgjedhor. Në këtë kuvend u zgjodh kryetari i degës, kryesia e degës si dhe lista e delegatëve të kongresit. 

Pasi që kuvendi e votoi Halil Kurtishin për kryetar të degës në Kumanovë, kryetari i posa zgjedhur në emër të kuvendit të degës së PDSH-se në Kumanovë njëzëri e përkrahën kandidaturën e kryetarit z.Menduh Thaçi për kryetar të partisë në kongresin e radhës. 

Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi i cili mes të tjerave në fjalimin e tij potencoi:

Halilit i uroj shumë sukses dhe shëndet, i përshëndes të gjithë delegatët që u zgjodhën, kuvendarët dhe mysafirët, e përshëndes kolegun tim Orhanin. Do të thonë sigurisht se këta në Kumanovë e kandidojnë pse, do tu jepni një shpjegim racional dhe politik, do tu thoni se PDSH-ja vazhdon të luftojë dhe të mbrojë interesin e përgjithshëm kombëtar. Ne nuk i llogarisim interesin e Kumanovës veç, Tetovës veç, Kosovës veç, Shqipërisë veç, e llogarisim si një interes dhe ai interes është interesi kombëtar i shqiptarëve. 

Unë jam shumë i nderuar që ju nga Kumanova po më kandidoni për kryetar partie, nuk kam marr medalje më të fuqishme të nderit se sa kjo kandidaturë që del prej zemrave tuaja. Të dashur miq, të nderuara zonja ju e dini se un nuk kam dëshirë për tu ekspono për pushtet, apo si kryetar partie, un jam i detyruar të flas shumë hapur dhe drejtë. Unë jam prej atyre që nuk e lëshojnë frontin, pa marr parasysh se ka lloj-lloj muhabete ditët e fundit, po e them një ngjarje që e kam dëgjuar në Dukagjin para disa viteve, aktivistët e Ramushit u thoshin njerëzve pse po votoni partinë e Rugovës, se mund të vinë prapë shkijët,  kur është Ramushi aty. Edhe këtu njerëzit tonë shqiptar kur janë në halle dhe derte prapë e kërkojnë mbrojtjen prej PDSH-së dhe ne do ta bëjmë atë mbrojtje, do vendosim një si pendë që të mos mbirje presioni të bëhet shumë i madh te shqiptarët. Megjithatë do tu themi se gjërat janë shumë me logjikë, tash të gjithë për një thonë se shqiptarët në Maqedoni janë shumë në gjendje të dobët, shqiptarët në Maqedoni janë shumë keq, por është deshtë të pritet kjo, se atë ditë kur voton për PDSH-në e dobët dhe PDSH-në në gjendje të keqe duhet ta dish se shqiptarët do të jenë të dobët dhe në gjendje të keqe. Ata thonë: çka me bo shitet vota, ta hapim edhe këtë temë, ta bisedojmë edhe këtë, lufton PDSH-ja me dekada, ka shumë armiq, por nuk janë ata armiqtë e PDSH-së, ata janë armiqtë e çështjes kombëtare, ata janë armiqtë e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk do të ishte normale aspak që me gjithë potencialin që kanë në dorë opozita dhe pozita maqedonase ta luftojnë PDSH-në.  Ata shumë mirë e dinë se kur do të vije aty ku duhet PDSH-ja brenda sekondit do të zgjidhet problemi i shqiptarëve. 

Megjithatë jemi në momente shumë delikate si komb, duhet të bëj apel për një qasje serioze te të gjithë shqiptarët dhe momentet delikatë që po i kalojmë neve na detyrojnë që ne të kemi një qasje racionale në politikën tonë. Duhet të bëjmë apel publik që njerëzit mos të bëhen pre e eksperimenteve të ndryshme, mos bëhen pre e politikave të paqarta ekstremiste, mos të bëhen pre e aventuristëve të ndryshëm se mund të kemi pasoja fatale si komb. Problemi i Ukrainës dhe problemi që del ne lindjen e mesme me ISIS-në janë momente vendimtare që ne të gjithë së bashku ta dëshmojmë përkushtimi tonë drejt NATO-s, Unionit Evropian dhe shtetet e bashkuara të Amerikës. Ka shumë aventurist që dje që dolën në Shkup dhe shpallën diçka, nuk janë  njerëz të këqij, por manipulohen. A e vërejtët se dje kishte një mungesë në atë shpallje, mungonin të gjithë frizurat që dolën ballë protestës dhe e shkatërruan protestën. Protesta ishte e arsyeshme, ishte shumë mirë e organizuar dhe protestoheshe për një çështje shumë të drejtë. U shkatërrua protesta për shkak se njerëzit të njohin, më pastaj aventurist të tillë pa ndërprerë na bëjnë pyetje pse ju nuk fitoni dhe në intervistat e fundit kisha shumë telashe me gazetarët po ju si thoni si do bëhet? Mirë thash, ti a vërtetë donë me më bind se shqiptarët votojnë për bustin e car dushanit kundër PDSH-së, a vërtetë donë me më bind se shqiptarët në Kumanovë dhe në Shkup janë nënshtruar, jo vetëm prej represionit shtetëror, por edhe represionit privat nga ana e maqedonasve, rrahjet e fëmijëve, gjaku që derdhet nëpër rrugët e Shkupit e Kumanovës, dënimet   pa asnjë fakt, pa asnjë argument, votojnë pro këtij pushteti? Është presion i madh, është terror i madh, po dhe ju më shumë se un ballafaqoheni me fjalinë kur vinë e ju thotë dikush: jam me ju, por s’mund të dal në publik se polica e kështu me radhë.   Këtë element nuk e pranoj për shkak se atëherë duhet të pranoj se vetëm PDSH-ja i reziston këtij presioni kaq të madh. Luftë të madhe bëjnë që ti fusin gishtat ta kontrollojnë edhe PDSH-në, sidomos LSDM-ja me disa shqiptarë që ju i njihni shumë mirë.  Kjo është një tentim që duhet urgjentisht të ndërpritet, për shkak se ata duan të kontrollojnë edhe partinë që është në pozitë, por edhe partinë që është në opozitë. por kjo është beteja mes nesh dhe atyre një popull që ju hyn kontroll edhe opozita ai qindra vjet nuk sheh dritë, por për të qenë opozitë dhe për ti duruar të gjitha këto goditje sigurisht se meritor jeni ju dhe unë ju premtoj se ne nuk do të heqim dorë prej këtij përcaktimi. 

Apeli i përgjithshëm le të ngel gjatë këtij kuvendi së bashku ta ruajmë rrugën e vërtet, rruga e vërtet është drejt NATO-s,Unionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa diplomat të rëndësishëm që kam kontaktuar javën e fundit të gjithë janë në pajtueshmëri të plotë me vlerësimet politike të PDSH-së, asgjë nuk funksionon pozitivisht dhe njëri më tha a mund të më thuash një send që funksionon pozitivisht në Maqedoni? Në Maqedoni se di, por për shqiptarët falë Shqiptarisë, falë Zotit, shqiptarët vazhdojnë 99% të jenë të palëkundur drejt Unionit Evropian drejt NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës 

Edhe njëherë faleminderit që më keni nderu dhe unë do të përkujdesem që në asnjë moment këtë nder mos ta keqpërdori, faleminderit shumë. 

 

                        

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z. Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik. Fillimisht Kryetari informoi Ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare.

Sa i përket çështjes së integrimeve Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë.

Në këtë takim Ambasadori Orav në emër të Brukselit zyrtar apeloj te Kryetarit i PDSH-së, z.Menduh Thaçi  që grupi parlamentar i PDSH-së të kthehet në parlament dhe atje ta vazhdojë betejën politike si parti opozitare. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.09.2014

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike,  zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera rajonale. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin rajonal.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pasi që shqiptarët e Maqedonisë dita-ditës po e humbasin durimin, prandaj është e rëndësime të gjendet sa më shpejtë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet dhe konsultat me faktorët relevant në vend dhe rajon.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.09.2014

 

 

 

 

Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image