XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Lajme
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Jemi të paluhatshëm në rrugën tonë!‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmjen e së dielës në shenjë respekti për muajin e madhërishëm të Ramazanit shtroi iftar në Restoran “Fontana” në Tetovë. Në iftar ishin të pranishëm anëtarët e kuvendit qendror të partisë, strukturat partiake si dhe përfaqësues të medieve.

Kryetari Thaçi me këtë rast i përgëzoi të pranishmit dhe i uroi për agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, si dhe mbajti një fjalim të shkurtë:

“Ne vazhdojmë të kemi vështirësi me politikën tonë që e bëjmë, ata të cilët mendojnë se do të dështojmë besoj se përfundimisht janë bindë se nuk do të dështojmë asnjëherë, po do të vazhdojmë të kemi vështirësia. 

Në anën tjetër vazhdojmë ta themi të vërtetën se problemi kryesor në Maqedoni, nuk është kriza politike virtuale mes disa grupimeve maqedonase, por kriza e vërtetë politike dhe etnike që maqedonasit vazhdojnë me kokëfortësi, shpesh herë edhe me shumë hile duke bindur segmente të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare, që ti shkelin të drejtat e një populli që pretendon se është afërsisht 40 % i qytetarëve të Maqedonisë.

Vështirësitë janë të një pas njëshme, koha moderne e këtyre vështirësive është se kemi pasur shumë individë dhe grupime fatkeqësisht edhe shqiptarë që kanë deshtë të na bindin se gjërat qenkan të renditura mbrapsht, se para duhet demokracia e më pastaj vjen liria! JO, fillimisht duhet liria e një populli dhe atij populli ti mundësohet ta ngritë demokracinë.

Nuk është puna jonë punë e kotë, ju e shihni që 23 vite në skenën politike mbijetojmë si opsioni i vetëm kombëtarë dhe opsion që i shtynë shqiptarët drejt zgjidhjes së problemit të vërtetë që e kanë, ata janë të shkelur në këtë shtet, nuk kanë të drejta kushtetuare dhe juridike, në aspektin ekonomik janë të diskriminuar, por ju premtoj se ne nuk do të heqim dorë në asnjë moment prej këtij përcaktimi. Çështjet tjera që bëhen pjesë e politikës kinse moderne se si dikush i paska përcaktimet, se si dikush mendon për demokraci dhe liri, ju themi se vetëm shikoni hartën e Evropës, Zvicrën Belgjikën, Brukselin, hartën e Ballkanit, Bosnjën, Kosovën dhe kështu me radhë, krejt kjo flet edhe në historinë e tanishme se i vetmi është programi dhe platforma e Partisë Demokratike Shqiptare që na nxjerr prej kësaj situate. 

Ju thonë se shumë vonohemi me programin dhe me platformën tuaj, të PDSH-së! Vonesa është e saktë, por kjo vonesë bëhet për shkak se PDSH-ja e preferon demokracinë e preferon politikën, nuk e preferon konfliktin, nuk i preferon ekstremizmit dhe radikalizmit për shkak se ne jemi të bindur se nëpërmjet kësaj rruge do të arrijmë që ta zgjidhim problemin tonë. 

Edhe një herë sinqerisht ju falënderoj, besoj se në të ardhmen do të takohemi edhe në raste tjera, të gjithë ata të cilët janë sonte këtu duhet ta përcjellin një mesazh se: Jemi të paluhatshëm në rrugën tonë! Kjo është më e rëndësishmja, se për të krijuar parti politike e për tija bë qejfin dikujt ne mund të krijojmë brenda ditës 50 apo 100 parti. Kjo është partia e vërtet e shqiptarëve dhe të jeni të sigurt se kjo është partia e cila do ti çoj shqiptarët drejt realizimit të qëllimit të tyre historik. Faleminderit”!

 

 

 

Menduh Thaçi realizoi takim me Johanes Hajndëll‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll. Në këtë takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj.

Pas takimit në prononcim për media Kryetari Thaçi deklaroi:

“Mendoj se situata nuk ka ndryshuar, nuk dua të dukem si politikan i pa shpresë, por tentimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe tash i emisarit të Ministrisë të punëve të Jashtme për ta rikthyer në jetë Marrëveshjen e Përzhinos është një tentim që unë dyshoj që do të rezultojë me ndonjë sukses dhe rezultat. Nuk kam diçka të re tu them në dallim prej para dy-tre javëve, mendoj se çështja është në vend. Rikthimi i Qeverisë së vjetër VMRO-BDI, e ka komplikuar tej mase situatën”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me gatishmërinë për tu ulur përsëri në tryezën e bisedimeve, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Kjo do të jetë shumë e vështirë, për shkak se insistimi që ne të bisedojmë dhe të merremi vesh në mënyrë selektive për çështjet e Marrëveshjes së Përzhinos për PDSH-në është i papranueshëm ky insistim. Ne kërkojmë një dialog gjithëpërfshirës ku të gjitha palët do të paraqesin kërkesat dhe qëndrimet e veta dhe në kuadër të kësaj të gjejmë një zgjidhje. Nuk mund të bisedohet në mënyrë selektive për një pikë të marrëveshjes së Përzhinos, duhet të bisedohen të gjitha gjërat. Po mundohem të flas me kujdes po ja që patjetër duhet ti themi gjërat hapur në publik që të kuptohet se çka kërkojmë ne: Ku e kemi pikën e raporteve ndëretnike, apo kërkesat e shqiptarëve në kuadër të marrëveshjes së Përzhinos që 12 muaj, ku e kemi çështjen e keqpërdorimit të buxhetit, ku i kemi çështjet tjera e kështu me radhë, domethënë nuk ka një qasje serioze”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 08.06.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Kristian Danielson‏

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson.

Në takim u bisedua për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate.

Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Gjithashtu, Kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 27.05.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

Kryetari Thaçi theksoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image