XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Konferencë për shtyp e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së në vend, znj.Marianne Berecz

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së në vend, znj.Marianne Berecz dhe me këshilltarin për çështje politike,  z.Seamus Taggart. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Pas takimit Kryetari i PDSH-se mbajti konferencë për shtyp lidhur me situatën aktuale politike me ç’rast deklaroi:

“Kam qenë i habitur kur i dëgjova 3 liderët e tre partive tjera që flitnin për marrëveshjen që u arit me 15 korrik, vet me vete u pyeta a e kam nënshkruar unë këtë marrëveshje, apo ndonjë marrëveshje tjetër. Të tre bashkërisht gënjenin secili në mënyrën e vet. Por normalisht unë jam i zgjedhur dhe i nominuar që më tepër të merrem me këtë që është shqiptarët dhe i paraqiti opinionit si të arritura të mëdha të tija dhe të partisë që ai drejton BDI-së, çështjen e marrëveshjes së 15 korrikut. Fillimisht dua t’ju them se z.Ahmeti në të gjitha takimet e liderëve gojën nuk e ka çelur, figurativisht në takimin e katërt unë i kam thënë para se e u nënshkrua dokumenti, “o pilivan një fjalë, një fjalë”? Asnjë fjalë, sidomos pas publikimit të bombave të liderit të opozitës maqedonase. Çështja e dytë, ekziston dokument faktik prej email-it të partisë tonë se kur kërkesat tona janë dërguar komisionit evropian dhe grupit të punës që është udhëhequr nga një zyrtar i lartë i komisionit evropian, e që janë 7 kërkesat e njohura. Çështja e tretë pasi zoti Ahmeti thotë se të gjitha kërkesat fondamentale edhe vet BDI-ja, të shqiptarëve i ka parashtruar në tavolinë dhe ka arritur ti bëjë pjesë e marrëveshjes, pyetja është shumë logjike - 12 vjet z.Ahmeti dhe BDI-ja çfarë kanë bërë në qeverisje të vendit? Ai vet bashkë me fjalorin e tij politik sqaron se nuk ka asnjë rezultat, rezultati i qeverisjes së BDI-së është zero. Çështja e katërt, “po ja jap të gjitha kërkesat, ai i ka bërë, un skam bërë asnjë kërkesë, ai i ka bërë të gjitha kërkesat pjesë të marrëveshjes”, megjithatë dua të konstatoj këtu para gjithë opinionit shqiptar se këta kërkesa nuk do të realizohen asnjëra, mos i dëgjoni gënjeshtrat e radhës së z.Ali Ahmetit. Prej sot deri më 24 prill të vitit të ardhshëm ka më tepër se 200 ditë, në çdo ditë z.Ali Ahmeti do t’ia përkujtojmë në qendër të Tetovës me 230 ditë, 229 ditë, 228 ditë.. se asnjërën prej këtyre kërkesave nuk do të mundë ta realizojë. Unë do ta mbështes tërësisht dhe plotësisht, tanimë si opozitë e vetme jashtë qeverisë, pasi që ai është pjesë e një qeverie e cila ka mbi 2/3 e deputetëve, prej 123 deputetëve ata bashkërisht kanë 116 deputetë. Dhe çështja e fundit që dua t’ju them është një situatë shumë e çuditshme për të komentuar deklaratat e opinionit publik të oponentit tim. Mu duk shokuese deklarata se ai është përkujdesur që të mos degjenerohet Gruevski, apo të poshtërohet Gruevski dhe mos të denigrohet Zaevi. Z.Ahmeti sillet sikur është komisionari Han, sikur është vetë bashkësia ndërkombëtare, z.Ahmeti harron se ai është katërfish është përgjegjës objektivisht dhe subjektivisht njëjtë si Gruevski, qoftë për përgjimet, qoftë për korrupsionin, qoftë për kriminalitetin, këto janë çështje shumë të qarta. Tash do dalim tek ne, tek PDSH-ja, pse unë e nënshkrova këtë marrëveshje? Me të vetmin qëllim që të përshpejtoj mundësinë që shqiptarët nëpërmjet të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, definitivisht ta largojnë prej skenës politike z.Ahmeti dhe BDI-në, ta fuqizojnë Partinë Demokratike Shqiptare dhe atëherë mund tu premtoj se këto kërkesa do të bëhen pjesë reale e një tavoline të dialogut të fuqishëm dhe këto kërkesa do të kenë mundësi që të realizohen. Në anën tjetër jo serioziteti me të cilin qasen partitë qeveritare VMRO-ja dhe BDI-ja flet se ne kemi shumë punë. Vet marrëveshja është një kornizë, në atë kornizë duhet të vendosen shumë çështje, përvoja e ditëve të ardhshme do të na tregojë se sa do të jemi të suksesshëm”. 

Në pyetjen gazetareske se sa është e vërtetë se me insistimin e Kryetarit të PDSH-së Ambasadori i SHBA-së z.Bejli vet me dorën e vet i ka shkruar kërkesat e PDSH-së në dokumentin e marrëveshjes, Kryetari Thaçi u përgjigj: 

“Nuk e komentoj çështjen e diplomatëve, por është me plot dëshmitarë se me insistimin tim çështja e Marrëdhënieve Ndëretnike dhe çështja e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ndarjes së drejtë dhe proporcionale të buxhetit, është futur në dokument me insistimin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe mendoj se problem im është jo vetëm padituria politike e kundërshtarëve politik, por edhe sjellja se ata kanë dituri politike. Ka edhe argument për këtë - Komisioni evropian prioritetet mbi reformat urgjente, pika e 4 (në fund)… “dialogut të lartë së bashku me reformat tjera prioritare, përfshirë aty psh: Marrëdhëniet Ndëretnike dhe Qeverisjet Ekonomike (përfshirë edhe menaxhim me financat publike)”, që do të thotë ndarjen e drejtë të buxhetit të shtetit”. 

Në pyetjen gazetareske se a ka qenë kohë e fundit që partitë shqiptare PDSH dhe BDI në tryezë të parashtronin kërkesa të përbashkëta, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Ka qenë dëshirë edhe e Bashkësisë Ndërkombëtare jo vetëm e shqiptarëve, por megjithatë unë insistoj që diçka të kuptohet drejtë se BDI-ja është parti qeveritare, ajo është parti e cila gjatë gjithë dialogut në tavolinë ka folur me gojën e Gruevskit dhe me gojën e interesit të qeverisë. Insistimi jonë për të folur me një gjuhë të përbashkët mund të bëhet vetëm atëherë kur realisht shqiptarët do të votojnë me shumicë më të madhe për PDSH-në, pse e them këtë jo nga aspekti egoist, por për shkak se kur insiston të pajtohesh me të është ajo fjalia e injorimit se “ne e kemi shumicën. Megjithatë mendoj se në të ardhmen disa gjëra do të ndryshojnë për mirë për shkak se prej kësaj marrëveshjes kemi fenomenin e kthjellimit, mund të ketë rrena, gënjeshtra, mashtrime se ne i kemi bërë këto kërkesa, por vetëm fjalia se pasi ato i paskan bërë kërkesa fundamentale për të drejtat e shqiptarëve, çka kanë bërë 12 vite në pushtet? - Asgjë për kërkesat fundamentale të shqiptarëve” 

Në pyetjen gazetareske se pse PDSH nuk u be pjesë e qeverisë kalimtare, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Kjo çështje është pastruar që në Bruksel, ne nuk kemi shprehur interesim që të jemi pjesë e kësaj qeverie, si nga aspekti nacional, por ashtu edhe nga aspekti i taktikës politike, nëse ju një qeveri e vlerësoni si të kriminalizuar, si të korruptuar, qeveri që e shkelë ligjin dhe të drejtat e njeriut, qeveri që i dërmon mediumet, atëherë s’keni pse të merrni pjesë, vetëm duhet që të punoni fuqishëm ta bindi bashkësinë ndërkombëtare, të keni zgjedhje demokratike dhe fer dhe këtë qeveri ta mundni”. 

Në pyetjen gazetareske për koment lidhur me IRI-n që shpalosi se PDSH-ja së bashku me 2 partitë tjera opozitare e ka për 2% më të lartë rejtingun se BDI-ja, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Nuk e di sa është e vërtetë kjo informatë, unë i kam sondazhet, nuk më rezulton kështu, rezulton që vetëm PDSH-ja është forcë politike opozitare. Ku ta di, nëse është kjo një porosi që ti rikthehemi bashkëpunimit pa dallim prej sjelljeve të partive tjera, unë derën e bashkëpunimit e mbaj te hapur dhe do të jem i gatshëm të bisedoj për këtë, për shkak se është urgjent dhe i detyrueshëm për shqiptarët, e sidomos këtë herë që ta de-legjitimojmë fuqishëm BDI-në”. 

Në pyetjen gazetareske se pasi që PDSH-ja mbetet e vetme për ti luftuar  këto kërkesa, se në çfarë forme do të lufton për këto kërkesa që të realizohen, pasi që Maqedonia flet në gjuhën e qeverisë, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Nuk e preferoj që PDSH-në ta bëj engjëll, por për diçka ne jemi të njohur, nuk gënjejmë, bëjmë edhe ne gabimet dhe lëshimet tona, por nuk gënjejmë. Unë u them hapur shqiptarëve që të mos presin prej nesh se ne do ti realizojmë ato kërkesa, maksimumi që ne kemi arritur si PDSH është që ne i kemi bërë pjesë të tavolinës, për shkak se numri 7 i limituar i deputetëve të PDSH-së tregon mundësitë reale dhe institucionale. Ne do të bëjmë betejë politike, demokratike dhe parlamentare sigurisht për ti detyruar ata, por nuk do të bëjmë luftë. Ne e kemi të qartë se ata kërkesa nuk do të realizohen edhe atë me fajin e BDI-së dhe z.Ahmeti dhe jo me fajin e partive maqedonase. Kjo është edhe arsyeja që prej sot do të kërkojmë mbështetje të fuqishme nga shqiptarët që pas datës 24 prill këto kërkesa të bëhen pjesë reale e tavolinës së negociatave, te koalicionit të mundshëm të nesërm të PDSH-së me një nga partitë maqedonase”.

Kontradikta e Ali Ahmetit në TV Vizion Plus

VIZION PLUS: Tu pyes konkretisht, në media thuhet se ka një propozim nga pala shqiptare është një çështje tjetër se kush e ka propozuar prej dy partive politike shqiptare, që një nga tre postet më të larta të shtetit të Maqedonisë të jenë të mbuluara nga shqiptarët, supozojmë kryeministri, ose presidenti, ose kryetari i parlamentit. Në çfarë faze është ky propozim, është hedhur, ka gjasa të pranohet, si i ka pritur pala maqedonase, çka ndodh? 

Ali Ahmeti: “Sot për sot unë mendoj se situatës nuk i ndihmon dhe gjëra të tilla, iniciativa të tilla nuk janë ngritur në këto tre takime që ne kemi pasur për të ndarë dikasteret dhe funksionet e shtetit, nuk është hapur kjo çështje në këto takime”.         

 

 

 

 

TELEGRAM URIMI

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Uroj që ky Bajram të jetë nismë për një mirëqenien të përgjithshme dhe të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë. Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Kryetari i PDSH-se priti ne takim ambasadorin e Polonise z.Jacek Multanovski‏

Në vazhdën e takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Polonisë në vend, z.Jacek Multanovski.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin e Polonisë z.Jacek Multanovski me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. 

Kryetari Thaçi siguroi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 05.06.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit, zonjën Viktoria Nuland‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit, për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë,  zonjën Viktoria Nuland

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Ndihmës-Sekretaren në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Evroazisë,  znj.Viktoria Nuland, e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të Sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, znj.Eveline Farkash. Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan në vend, z.Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, znj. Laura Burns.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Duke folur për rrjedhën e negociatave Kryetari Thaçi theksoi se PDSH në kuadër të këtij procesi ka dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit dhe të rekomandimeve urgjente nga KE, e që përfshijnë realizimin e rekomandimeve të raportit të Pribes, duke kërkuar që kjo pako e reformave të përfshijë edhe kërkesat e PDSH-së, gjegjësisht përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në Parlament, votimin e dyfishtë për miratimin e buxhetit, si dhe të pikave tjera nga platforma politike.

Kryetari Thaçi vlerësoi se situata aktuale është e palogjikshme dhe në kundërshtim me atë që duhet bërë për të zgjidhur kriza politike, juridike dhe ekonomike. Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit, marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, funksionimi i institucioneve, si dhe ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim.

Në kuadër të këtij angazhimi, Kryetari Thaçi e siguroi Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.07.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takime me diplomatë të huaj‏

Në vazhdën e takimeve intensive me komunitetin ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takime të ndara me diplomatë të huaj. 

Kryetari Thaçi fillimisht priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga z.Eric Fournier, Drejtor për Evropën Kontinentale në MPJ të Francës, znj.Laurence Auer, Ambasadore e Francës në vend, z.Dominicue Gautier, Këshilltar i parë në Ambasadën e Francës, si dhe znj.Ivana Nyffengger, Këshilltare në departamentin për Ballkan në kuadër të MPJ të Francës. Pas këtij takimi Kryetari Thaçi priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në vend, z.Ivan Petkov dhe këshilltarin e tij z.Svetoslav Valçev. Më pas Kryetari i PDSH-së, realizoi takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, z.Branko Rakovec i shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori, z.Domen Petelin.

Në këto takime të ndara u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. 

Kryetari Thaçi siguroi diplomatët se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 04.06.2015

Reagim

"Oferta për bashkëpunim" nga ana e Kryetarit tonë ishte me të vetmin qëllim, zbulimin e fytyrës së vërtete të atyre që sot reaguan! BESë-s (Aseb-alepo Siri) dhe RDK-së DR-Mr (Strumica Makedonija).

Edhe një herë u vërtetua se ju nuk jeni opozitë shqiptare por opozitë e projektuar në kuzhinat antishqiptare të partive maqedonase. Kështu si ju, skena politike shqiptare në Maqedoni nga viti 1996 e këndej, ka pare me dhjetëra "parti" dhe të gjithë kanë përfunduar atje, ku shumë shpejtë do ta shihni veten edhe ju, në theqafje!

Agjendat e huaja nuk kanë mundur dhe nuk do të munden asnjëherë të triumfojnë mbi rezistencën shqiptare që është PDSH-ja!

 

Zëdhënësi i PDSH-së – Luan Tresi

Tetovë, 07.07.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Bashkëkryetarin e Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, z.Alojz Peterle‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me bashkëkryetarin e Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, z.Alojz Peterle.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi Eurodeputetin slloven me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë. Kryetari Thaçi gjithashtu vlerësoi se rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë është arritja e një marrëveshje të qëndrueshme në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, që do të përshpejtonte zgjidhjen e problemeve të brendshme, si dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, andaj në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare me politikë konstruktive dhe të përgjegjshme do të vazhdojë ta jep kontributin e saj maksimal në këto procese.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.05.2015

 

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi organizoi iftarin solemn me rastin e përvjetorit të partisë‏

Me rastin e përvjetorit të Partisë Demokratike Shqiptare mbrëmë në restorantin “Ahengu” në Tetovë, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi shtroi iftar solemn, ku të pranishëm ishin anëtarët e kuvendit qendror të partisë, strukturat partiake si dhe përfaqësues të medieve.

Në fjalimin që Kryetari e mbajti me këtë rast ai deklaroi:

“Ka disa vite që këtë manifestim e mbajmë gjatë muajit të ramazanit dhe normalisht e kam parë të arsyeshme që këtë manifestim ta bëjmë nëpërmjet një iftari të përbashkët. Të gjithë ata të cilët agjërojnë sigurisht se e kanë kuptimin e agjërimit dhe e kanë shpresën se ky agjërim do tu ndihmojë atyre, familjeve tyre dhe të gjithë njerëzve që i duan, por për ne si PDSH nuk paraqesin problem as ata që nuk agjërojnë, për shkak se jemi parti liberale dhe e respektojmë deri në fund lirinë e individit. Më vjen shumë keq që kohët e fundit mundohen të bëhen lloj-lloj anti dhe pro marketingje me çështjen e ramazanit. Më lejoni të konstatoj se kjo është çështje e lirisë themelore të individit që respektohet nga ana e PDSH-së, e sa i përket personit tim se unë a agjëroj apo jo, po ashtu është çështje private dhe intime dhe këtë përgjigje ia jap vetëm dikujt që e meriton, e jo njerëzve, kjo ka të bëjë me çështjen e Zotit”. 

Pasi që jemi në momente të rëndësishme politike më lejoni që ti jap disa sqarime, komente dhe normalisht edhe disa qëndrime të Partisë Demokratike Shqiptare. Maqedonia vazhdon të jetë në krizë permanente, here kriza duket se kalon dhe here duket se thellohet. Problem kryesor i Maqedonisë është se edhe pas 14 vite të Marrëveshjes politike të Ohrit shqiptarët vazhdojnë të ngelin në pozicion shumë të keq politik, juridiko kushtetues dhe ekonomik. Mos avancimi apo mos realizimi i të drejtave të shqiptarëve e komplikon detyrimisht rrugën e Maqedonisë për të ecur para, por në të njëjtën kohë e komplikon procesin madhor që ka Maqedonia dhe gjithë Ballkani Perëndimor - Integrimin në NATO dhe Unionin Evropian. Ju para disa ditëve dëgjuat dy demante të përnjëhershme të dy partive politike maqedonase VMRO-së dhe LSDM-së se ne nuk kemi biseduar për çështjen e emrit në takim të liderëve. Edhe një herë e përsëris nëse në kuadër të këtij dialogu të sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare çështja e emrit nuk zgjidhet, i gjithë dialogu do të jetë i pakuptimtë. Është e vërtetë se kemi biseduar dhe ata që e kuptojnë politikën i thërras që ta shohin pikën e parë apo të them të dytën, se e para është - interesat e qytetarëve të Maqedonisë që i mbrojnë liderët, pika e dytë që kushtimisht është e para - ne zotohemi të gjithë së bashku që të bëjmë gjithçka që ta debllokojmë procesin integrues. Me këtë rast më lejoni që ti falënderoj të gjithë ata të cilët e mbështesin Partinë Demokratike Shqiptare, pa kurvarë interesi, vetëm me arsyen e idealit. Është një gabim i madh që kundërshtarët e Amerikës, për shkak që ditëlindja jonë ka lidhje me ditëlindjen e Amerikës, e paraqesin Amerikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë si forcë, financa dhe goditje. Kjo nuk është e vërtetë, themeluesit e Amerikës kanë qenë idealist dhe sot Amerika vazhdon idealet e tyre për ti mbrojtur liritë dhe të drejtat e njerëzve anë e mban Botës, ky ka qenë edhe ideali i themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe vazhdojmë që me këtë ideal të gjithë së bashku të shkojmë përpara. Kemi pasur moment të rënda dhe shumë të vështira si në vitin 1994, 1997, 2001, 2008 prapë edhe një herë kur të gjithë na u gjuajtën për ta zhbërë PDSH-në. 

Sonte do të marr një shembull shumë të butë dhe të vogël për të treguar se çka është gjuajtje drejt një strukture të organizuar politike. Në takimin e fundit të liderëve që isha kishte disa të rinj të një partie të re shqiptarë që është formuar, të cilët protestonin para takimit të liderëve, shumë mirë unë i përgëzoj dhe kam dëshirë që ata të kenë sukses si opozitë, por duhet tragetin ta vendosin tek pushteti. Pas tre ditëve unë kisha takim me 17 ambasadorët kryesorë të Bashkimit Evropian, disa media për të cilat më vjen keq, media të fuqishme të Shqipërisë minutazhën e kishin të fuqishme për ata 6-7 të rinj para takimit të liderëve, ndërsa pamjen dhe formulimet e takimit të liderit të PDSH-së me 17 ambasadorët aspak nuk e kishin askund. Tash të gjithë ndoshta habiten prej nga kjo forcë e PDSH-së për të vendosur kërkesa të fuqishme politike në kuadër të dialogut. Për shkak se në një intervistë të fundit edhe oponenti ynë politik tha që nuk i ka thënë ato kërkesa askush, thonë edhe partitë maqedonase. Unë u garantoj dhe u siguroj se 7 kërkesat tona janë vendosur në tavolinë, 7 kërkesat tona janë dërguar në e-mail  ambasadorit amerikan dhe ambasadorit të Unionit Evropian  dhe të gjithë që ishin skeptik e panë para 4 ose 5 ditë kur koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së z.Imer Aliu e vendosi pendën e parë në kuadër të koordinimit në parlament, se kërkesa e jonë është që buxheti i shtetit të miratohet me shumicën e votave të shqiptarëve. Po kjo a e dini si i ngjan, të gjithë këta që e sulmojnë  me decenie PDSH-në mendojnë se e zhytin thellë në ujë, por ne tashmë kemi bërë përvojë të madhe, është e vërtetë se shpesh herë zhytemi, mirëpo kur vjen topi që të futet në gol në portën simbolike të ekipit të shqiptarëve të Maqedonisë, PDSH-ja del prej uji si portier i fuqishëm i vaterpolos dhe thotë nuk ka gol këtu, prapë do të shkoni.

Ne do të vazhdojmë me këto qëndrime, do të vazhdojmë me këta kërkesa, unë mendoj se për dallim prej herëve të tjera këta qëndrime dhe këta kërkesa janë bërë shumë më të pranueshme tek Bashkësia Ndërkombëtare. Ne nuk duhet asnjëherë ti harrojmë njerëzit të cilët na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin, megjithatë të gjithë së bashku duhet ta luftojmë euforinë dhe pseudo-politikën. Të gjithë që u thonë se a do të realizohen kërkesat tuaja që i vendosni në kuadër të këtij dialogu, përgjigjen duhet tua jepni pa hezitim, të drejtë për drejtë, të gjithë ata të cilët ditën e zgjedhjeve e kanë shitur votën për 300 denarë dhe 500 denarë duhet të bëhen të vetëdijshëm se për tu realizuar këto kërkesa vota nuk duhet të shitet, por duhet në mënyrë ideale dhe idealiste ti jepet opozitës së vërtetë të fuqishme të kombit tënd. Pa dyshim se kemi shumë vështirësi, një pjesë e njerëzve tonë që refuzojnë të kuptojnë se çka jemi duke bërë ne. PDSH-ja po bën betejën e të pasurit opozitë shqiptare të Maqedonisë dhe unë vazhdoj me këmbëngulje të them se për shqiptarët e Maqedonisë njëmijë herë ma e rëndësishme është opozita, se sa partia që merr pjesë në pushtet, vetëm kjo shqiptarët e Maqedonisë i dallon prej pakicave tjera në Maqedoni, turqve, romëve, boshnjakëve, serbëve, e kështu me radhë. Të pasurit një opozite të fortë dhe të fuqishme të shqiptarëve në Maqedoni ne vetëm demonstrojmë dhe argumentojmë se jemi komb i organizuar. Nuk kam asnjë dilemë se dal nga dalë të gjitha çështjet do të vijnë në vend, me këtë rast pa kurrfarë ironie dhe cinizmi më lejoni ta falënderoj BDI-në që doli para 48 orëve dhe i vërtetoi fjalët e mia për takimet e liderëve qw i kishim. Po i lus ata që edhe më tutje të vazhdojnë me këtë formë të komunikimit me publikun dhe opinionin. Kërkesa jonë për ta votuar buxhetin me shumicën e deputetëve shqiptar nuk është personale apo grupore, është kërkesë kombëtare dhe të gjitha amendamentet e buxhetit që do të votohen në parlament në bazë të principit të shumicës së dyfishtë,  ku do të votojnë edhe shumica e deputetëve shqiptar, të gjitha marketingjet lirisht le ti shkojnë BDI-së. Nuk është kjo një propozim që ne ta risim kapacitetin, marketingun apo rejtingun e Partisë Demokratike Shqiptare. 

Padyshim se të dy partive të vogla opozitare BESA dhe RDK-së i dëshiroj shumë sukses dhe kjo aspak nuk na shqetëson neve që ata të kenë angazhim të vërtetë opozitar, jam i gatshëm si parti dhe si lider të flas edhe me ata edhe me gjithë të tjerët që janë dakord se për tu ndryshuar pozita e shqiptarëve në Maqedoni të gjithë së bashku, në prillin e vitit të ardhshëm duhet të votojmë kundër BDI-së dhe kundër Ali Ahmetit. 12 vite pushtet dhe 12 vite të këqija për shqiptarët besoj se të gjithë e kemi momentin ideal të fillojmë që sot apo që prej ditës së dyte të Bajramit bashkërisht të organizohemi dhe ta arrijmë këtë sukses. Edhe një herë ju falënderoj për përkrahjen dhe mbështetjen dhe ju lus që trajtesën ndaj njerëzve të cilët e mbështesin PDSH-në të gjithë ta përmirësojmë, sjelljen dhe korrektësinë ndaj këtyre njerëzve të gjithë ta ngritim në nivel më të lartë”.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për të drejtat e njeriut, z.Ivan Shimonovic‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, përgjegjës për të drejtat e njeriut, z.Ivan Simonoviç, i shoqëruar nga drejtoresha përgjegjëse për Evropë në departamentin për çështje politike të Kombeve të Bashkuara, znj.Elizabet Spehar, si dhe përfaqësues të Komisariatit të Lartë për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Në këtë takim u diskutua për krizën aktuale politike, incidenti në Kumanovë, të drejtat e shqiptarëve,  bisedimet mes liderëve të 4 partive më të mëdha politike në Maqedoni, dhe veçanërisht roli i PDSH-së në skenën aktuale në Maqedoni, si dhe de-bllokimin e proceseve integruese të vendit. 

Kryetari Thaçi e njoftoi delegacionin e OKB-së me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe për mundësit e daljes nga kjo krizë. Në këtë drejtim Kryetari Thaçi vlerësoi se është pozitive nisja e bisedimeve në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, si rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë, me qëllim që të fokusohemi drejt plotësimit të reformave që janë të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Lidhur me marrëdhëniet ndëretnike dhe në kuadër të kësaj respektimin e të drejtave të njeriut në vend, Kryetari Thaçi vlerësoi se bashkëjetesa dhe barabarësia ndëretnike janë themel i një shoqërie demokratike, ku Maqedonia do të funksiononte si shtet multi-etnik.

Kryetari Thaçi potencoi se duhet të bëhet gjithçka që kriza aktuale të zgjidhet e të mos përshkallëzohet dhe rruga e vetme të mbetet integrimi Euro-Atlantik që do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon, andaj në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare me politikë konstruktive dhe të përgjegjshme do të vazhdojë ta jep kontributin e saj maksimal në këto procese.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.05.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me kongresmenin amerikan, z.Elliot Engel‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan z.Elliot Engel. Në takim kongresmenin Engel e shoqëronin shefi i stafit të tij, z.Jason Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj - anëtari i asamblesë të shtetit të Nju Jorkut,  Martin Shkreli - kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, si dhe Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj.

Të pranishëm në takim ishte edhe ambasadori amerikan në vend, z.Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, znj. Laura Burns.

Gjatë këtë takimi miqësor u diskutua për situatën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe aspekte të alternativës sonë - programit tonë për daljen nga kriza politike e socio-ekonomike dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë. 

Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problemi.

Takimi kaloi në frymë të miqësisë dhe të bashkëpunimit me ç’rast Kryetari Thaçi shprehu kënaqësi nga vizita me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në aspekt të përkrahjes nga SHBA në rrugën tonë drejt integrimit në BE dhe NATO. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 03.07.2015

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kroacisë në vend, z.Zllatko Kramariq

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Kroacisë në vend, z.Zlatko Kramariq dhe me këshilltarin për çështje politike pranë Ambasadës Kroate, z.Ivan Perkoviç.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Kroat me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë. Në këtë drejtim Kryetari Thaçi vlerësoi se rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë është arritja e një marrëveshje të qëndrueshme në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, që do të përshpejtonte zgjidhjen e problemeve të brendshme, si dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.05.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me 17 ambasadorët e BE-së‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim të përbashkët 17 ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

Në këtë takim të përbashkët u diskutua për situatën e përgjithshme politike, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend, ku ndër tjera ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese dhe zgjidhja e kontestit për emrin, gjë që do të hap rrugën e integrimeve dhe do të siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe gjithë rajonin.

Kryetari Thaçi në një bashkëbisedim me 17 ambasadorët e vendeve të BE-së shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendës euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike qe e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Nga të pranishmit u theksua se Bashkimi Evropian me vëmendje të veçantë ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend. U rekomandua që të gjitha partitë politike dhe faktorët të kontribuojnë në mirëqenien dhe ardhmërinë e qytetarëve, në këtë drejtim Ambasadori i Unionit Evropian në Maqedoni, z.Aivo Orav falënderoi Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi për kontributin që jep lidhur me zhvillimin e procesit të negociatave mes liderëve të partive kryesore politike në vend.

Kryetari i PDSH-së gjithashtu falënderoi ambasadorët për kontributin që jep Unioni Evropian  dhe faktorët të tjerë për tejkalimin e kësaj krize politike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 30.06.2015

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në konferencës për shtyp lidhur me situatën aktuale politike në vend

Unë mendoj se ishte një situatë shumë e rëndë dhe vazhdon që të jetë situatë  shumë e rëndë dhe serioze, janë humbur me dhjetëra jetë dhe janë plagosur shumë njerëz, është  një  situatë vërtetë e vështirë dhe skizofrenike, po ashtu siç thamë edhe në komunikatën publike vlerësoj se qeveria nuk ka bërë  aq sa duhet që ta parandaloj eskalimin e kësaj situate. Jam këtu për të thirr në qetësi, për shkak se kjo nuk shkon në llogari të shqiptarëve në përgjithësi, në Maqedoni edhe në vendet tjera. Mendoj se duhet ti rikthehemi një dialogu shumë serioz politik për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por gjithashtu edhe prioriteti të vazhdojë të ngelë procesi integrues në NATO dhe Unionin Evropian.

I kam dëgjuar edhe unë këto informata se ndërmjetësues ka qenë z.Ahmeti, por sinqerisht nuk i kam të  verifikuara dhe nuk mund të  them se janë të vërteta. Besoj se shumë  shpejtë  çështja do të zbardhet dhe do të sqarohen të  gjitha çështjet.

Të  gjitha vlerësimet janë se ka pasur një konflikt i cili ka ngjyrime etnike, por megjithatë duhet të presim që situata të zbardhet tërësisht dhe pastaj ti shprehim vlerësimet tona”.

Unë nuk bëj pjesë në grupin e liderëve që duan të përfitojnë poenë politik në fatkeqësinë e popullit dhe fatkeqësinë e shqiptarëve, me kë të rast dua që ti jap një vlerësim dhe një kërkesë drejt qeverisë që premtimet e tyre për sanimin e dëmeve dhe pagesat mos të jenë çështje që do të ngelin në qiell dhe mos të  zgjatin me muaj apo me vite, por duhet me shpejtësi të madhe qeveria të bëjë kompensimin e dëmeve që  janë shkaktuar gjatë këtij konflikti aty.

Po ju them që nuk është në kompetencën time që unë ti them se kush janë ata njerëz, kjo pyetje e para duhet tu parashtrohet institucioneve të shtetit që sa më shpejt të na e zbardhin këtë situatë, e më pastaj zotërinjve të tjerë të cilët i njohin dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me ta dhe pastaj unë. Unë si lider i opozitës jam i limituar me informacione dhe nuk do të ishte mirë të përgjigjem në çështjet që kanë të bëjnë me operativë dhe teknikë. Unë dhashë një vlerësim politik të cilit i qëndroj, sa më serioz do të jemi në  hapjen e dialogut mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe ti trajtojmë temat të cilat i tanojnë shqiptarët, aq më shumë shpresa do të kemi se nuk do të  përsëriten situata të këtilla.

Jo atë çështje e kemi zgjedhur, unë nuk kam folur me zotëriun që përmendet, kam folur në telefon me dikë tjetër që e ka të njëjtin emër dhe këtu nuk ka diskutim. Plus asaj luhet filmi i vjetër, ju e dini se 2001shin më në fund u akuzuam për organizimin e luftës unë dhe z.Xhaferi, ndërsa në  pushtet erdhi dikush tjetër. Sa i përket pyetjeve tuaja në lidhje me z.Ahmeti dhe me BDI-në, e vëreni se jam shumë i kujdesshëm për shkak se situata është shumë e rëndë, ka shumë njerëz të vrarë, ka shumë të plagosur, çdo ditë ndodhin varrime, janë  shumë  familje të djegura dhe tash për tash nuk e shoh të arsyeshme qw të merrem me ta. Por të jeni të sigurt që shumë shpejtë do të merrem edhe me ta, edhe me Qeverinë, edhe me Gruevskin, edhe me Zaevin dhe do ti tregojë gjërat ashtu siç janë. Ju lus për mirëkuptim në këtë situatë të kësaj tragjedie të madhe, duhet të  jemi të kujdesshëm në vlerësimet tona. 

Një apel që ju drejtoj gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, situata është shumë serioze dhe në asnjë mënyrë mos të bëhen pre e disa shqipfolësve, apo shqiptarëve të “ndershëm” që punojnë për gjithkënd e assesi nuk punojnë për shqiptaret, qëllimi i tyre është që shqiptarët ti bëjnë mish për top në betejën mes partive maqedonase, ne nuk kemi asgjë të përbashkët si shqiptar me agjendën e partive maqedonase. Këta shqipfolës shkuan aq larg që me fjalët më të ultë i fyen dhe i ofenduan udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe unë distancohem me forcë nga këto ofendime dhe u apeloj të gjithëve që ne të rikthehemi agjendës tonë kombëtare si shqiptarë të Maqedonisë dhe në përgjithësi si shqiptarë. Agjenda jonë kombëtare është ta përshpejtojmë procesin integrues tonin dhe të Maqedonisë drejt UE dhe drejt NATO-s dhe në mënyrë të pa ndërprerë të kërkojmë që të realizojmë të drejtat tona kolektive”.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e Greqisë në Shkup realizoi takim  me delegacionin e lartë të MPJ të Republikës së Greqisë kryesuar nga 

z. Nikolaos KOTZIAS, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, i shoqëruar nga z.Dimitrios PARASKEVOPOULOS, Ambasador, Sekretar i Përgjithshëm në MPJ, z.Petros MAVROIDIS, Drejtor për çështje Politike në MPJ, znj.Tasia ATHANASIOU, Drejtore në kabinetin diplomatik të Ministrit, z.Konstantinos Koutras, zëdhënës në MPJ, si dhe z.Georgios MITRAKOS, Këshilltar.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale politike. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi njoftoi Ministrin Kotzias me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. 

Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 24.06.2015

 

 

 

 

Menduh Thaçi apel “shqipfolësve”‏

“Një apel që ju drejtoj gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, situata është shumë serioze dhe në asnjë mënyrë mos të bëhen pre e disa shqipfolësve, apo shqiptarëve të “ndershëm” që punojnë për gjithkënd e assesi nuk punojnë për shqiptaret, qëllimi i tyre është që shqiptarët ti bëjnë mish për top në betejën mes partive maqedonase, ne nuk kemi asgjë të përbashkët si shqiptar me agjendën e partive maqedonase. Këta shqipfolës shkuan aq larg që me fjalët më të ultë i fyen dhe i ofenduan udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe unë distancohem me forcë nga këto ofendime dhe u apeloj të gjithëve që ne të rikthehemi agjendës tonë kombëtare si shqiptarë të Maqedonisë dhe në përgjithësi si shqiptarë. Agjenda jonë kombëtare është ta përshpejtojmë procesin integrues tonin dhe të Maqedonisë drejt UE dhe drejt NATO-s dhe në mënyrë të pa ndërprerë të kërkojmë që të realizojmë të drejtat tona kolektive”.

 

TELEGRAM URIMI

Të nderuar,

 

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të uroj që ky Ramazan të shënojë një nismë të re për mirëqenien tuaj të përgjithshme. Po ashtu uroj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

 

     Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

                                   Menduh Thaçi

Komunikate lidhur me zhvillimet aktuale politike ne vend

Shprehim keqardhje për jetët e humbura dhe në të njëjtën kohë ngushëllime familjeve të të vrarëve.

Vlerësojmë se qeveria apo më saktë partneri shqiptarë në qeveri BDI, nuk kanë bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës.

Akomodimi i banorëve të ngelur pa strehë dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara, të bëhet shpejt, i plotë dhe pa asnjë vonesë.

Apel shqiptarëve që të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase dhe disa shqiptarëve të “ndershëm” që të mos shndërrohen në mish për top.

Dënojmë me forcë deklaratat ofenduese dhe denigruese të disa shqipfolësve kundrejt udhëheqësve të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.

Rruga e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë është rruga të cilën e sugjerojnë aleatët tonë ndërkombëtar SHBA, NATO, EU, si dhe shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria.

PDSH do të vazhdojë të angazhohet me ngulm që në kuadër të një procesi politik ku dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të jetë i vërtetë, si e vetmja alternativë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për de-bllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 12.05.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ministrin e Punëve të jashtme të Bullgarisë‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ,sot në selinë e partisë priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Republikës së Bullgarisë kryesuar nga z.Daniell Mitov, Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, i shoqëruar nga z.Valentin Poriazov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, z.Ivan Petkov, Ambasador i Bullgarisë në vend dhe  znj.Dessislava Proshkova, Këshilltare në Kabinetin Politik të Ministrit të  Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë rreth ngjarjet e fundit, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend. Temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit, gjë që do të mundësonte jo vetëm përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, por edhe demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit dhe rajonit, si e vetmja alternativë që sjell progres.

Kryetari Thaçi i njoftoi bashkëbiseduesit me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari i PDSH-së gjithashtu falënderoi bashkëbiseduesit për kontributin që jep Republika e Bullgarisë dhe faktorët të tjerë të jashtëm për tejkalimin e kësaj krize politike.

Në këtë takim, mes kryetarit të PDSH-së dhe ministrit të jashtëm të Bullgarisë, u vunë në dukje marrëdhëniet tradicionalisht të mira në mes të shqiptarëve dhe bullgarëve, si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm i Partisë Demokratike Shqiptare me shtetin bullgar për avancimin e këtyre marrëdhënieve.

Po ashtu u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të sa më të shpejtë të marrëveshjeve ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që nënkupton ndjekjen e politikës të fqinjësisë së mirë. Në parim u ra dakord që Kryetari i PDSH-së në një kohë të afërt të vizitojë Sofjen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 14.06.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës‏

Në vazhdën e takimeve me faktorin ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i përbërë nga: z.Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), z.Robert Walter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), z.Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe znj.Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend,  për de-bllokimin e proceseve integruese, si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellët.

Kryetari i PDSH-së z.Thaçi vlerësoi se vendi gjendet përpara një sfide shumë të madhe, andaj rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike është me rëndësi të veçantë, e në këtë drejtim Kryetari Thaçi theksoi se formati i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar, dhe se për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend.

Gjithashtu Kryetari Thaçi siguroi bashkëbiseduesit se gjatë këtij procesi tejet delikat Partia Demokratike Shqiptare si një faktor i rëndësishëm do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme, dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave dhe aventuristëve të mundshme që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të shqiptarëve dhe të vendit në përgjithësi.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 28.04.2015

Menduh Thaçi takime të nivelit më të lartë në Bruksel‏

Drekë pune e Kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçi me z.Kristian Danielson, Drejtor i drejtorisë për zgjerim të BE-së, z.Alain Le Roy, Sekretar Gjeneral i shërbimit për politikë të jashtme dhe siguri, Ambasadori i SHBA-së, z.Xhejs Bejli dhe Ambasadori i BE-së,  z.Aivo Orav.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Grupin e Punës të Këshillit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Grupin e Punës të Këshillit Evropian i përbërë nga 40 përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, përgjegjëse për marrëdhëniet e BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike në vend,  për de-bllokimin e proceseve integruese, si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellët.

Kryetari Thaçi mes tjerash vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, andaj Partia Demokratike Shqiptare si një faktor i rëndësishëm gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme, dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave dhe aventuristëve të mundshme që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të shqiptarëve dhe të vendit në përgjithësi.

Në këtë drejtim, rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike është me rëndësi të veçantë dhe prandaj Kryetari i PDSH-së z.Thaçi vuri në dukje se formati i tashëm i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar. Për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend.

Takimi ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv me ç’rast u shkëmbyen shumë mendime lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe më gjerë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 23.04.2015

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image