XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Lideri i PDSH-së në takim me ekspertin amerikan, z.Janusz Bugajski

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mbrëmë në Shkup realizoi takim me mikun e vjetër të tij, me Zyrtarin e Lartë të Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA), z.Janusz Bugajski, me ç’rast u diskutua për çështjet aktuale në vend dhe në rajon. 

Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi integrues dhe të drejtat e shqiptarëve janë shqetësime reale të miqve të shqiptarëve dhe të Maqedonisë. Lidhur me situatën në vend, z.Bugajski e përshëndeti politikën konstruktive të Partisë Demokratike Shqiptare.

Bashkëbiseduesit gjithashtu ranë dakord që në vizitën e ardhshme të Bugajskit të realizohet një intervistë e zgjeruar me Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi lidhur me situatën në vend dhe në rajon.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 31.03.2015

Kryetari i PDSH-së takoi Ambasadorin e Republikës së Turqisë

Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi realizoi takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup ku takoi ekselencën e tij, z. Omyr Sholendil.

Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, z.Omyr Sholendil.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe tema të tjera me karakter politik.

Fillimisht Kryetari Thaçi falënderoi ambasadën turke dhe shtetin e Turqisë për ndihmën e çmuar e të gjithanshme dhënë Maqedonisë, në veçanti për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si dhe e uroi ambasadorin Sholendil për emërimin e tij si Ambasador i Turqisë në vend.

Ambasadori Sholendil u njoftua me qëndrimet politike të PDSH-së dhe pasi shprehu kënaqësinë për takimin e përgëzoi Kryetarin Thaçi për qasjen konstruktive të PDSH-së lidhur me zhvillimet në vend, e sidomos me çështjen e integrimit të vendit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 25.03.2015

 

Deputetja e PDSH-së në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës u mbajt sot një seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës me rastin e 8 Marsit.

Deputetje e PDSH-së, znj.Merale Ferati në fjalimin e saj deklaroi:

"Të nderuara kolege të nderuara zonja pranoni përshendetje nga Partia Demokratike Shqiptare.

Fjalimin tim do ta filloj me një citat të Arben Xhaferit: Une besoj se drejtësia gjithmonë gadhnjen, por duhet të plotësohet një kusht: Të ekziston një subjekt, një kërkues që të zbatohet e drejta ose një ankues që denoncon padrejtësinë. 8 Marsi si datë mund lirshëm të analizohet në këtë si luftë kundër kufizimeve të pa drejta, mohimit të lirisë si dhe shoqrisë ku sundon parimi i Exkluzivitetit dhe Inkluzivitetit. Ne si popull historikisht i njohim mirë kufizimet, pa drejtësitë dhe pasojat tragjike që i ka gjeneruar. Mirëpo kur nuk i kemi pranuar, nuk jemi nënshtruar, as para pushtimit, e as para regjimeve totalitare. Sot ky takim është një dëshmi se betejat e drejta ngadhnjejnë triumfojne edhe para pengesave të pa imagjinueshme dhe barierave që në shikim të parë duken të pa kapërcyeshme.

Kush mundej të imagjinonte se në vitet që i lamë pas në kulmin e barbarisë së pushtimit serb në Kosovë, ose në kulmin e brutalitetit komunist në Shqipëri se sot do të jemi gjithë së bashku këtu. Shpërbërja e regjimeve ose çlirimi nga pushtimi ishin shumë të dhimbshme, por me një epilog të lavdishëm. Sot Shqipëria është një vend demokratik dhe anëtare e NATO-s. Kosova shtet i pa varur. Pra mund të konstatojmë se për tu ndryshuar një gjendje në të mirë puna e parë është që të mos e pranojmë të keqen si një gjendje normale, lufta permanente me të keqen, mos dorzimi dhe mos nënshtrimi para saj. Fatkeqësist edhe sot e keqja ka shumë forma dhe trajta, qoftë në planin politik, qoftë në atë socio-ekonomik. Experienca dëshmon se egziston një lidhje shumë senzitive dhe subtile mes demokracisë dhe pergjegjësisë. Sot nëpërmjet të mekanizmave demokratik kemi përgjegjësinë që ta ndërtojmë lirinë me një mirqenje ekonomike, me një shtet ligjor, me një siguri, barazi, respektim të lirive dhe të drejtave, me një shpresë për të ardhmen më të mirë. Shumë është me rëndësi nëse gjatë veprimit tonë do të lëmë shenjë ose njollë, a do të lëmë që të na përsëriten tmeret e të kaluarës në një formë ose tjeter. Çmoj se ne si gra në politikë i psedojmë kapacitetet e mjaftueshme, hapsirën, njohuritë, që të kontribojmë në ndërtimin e një shoqërie si ajo e vendeve euro perëndimore, ose të Unionit Europian, duke pasur parasysh se ky është edhe një nga prioritetet tona parësore. Historia aktuale e popullit shqiptarë i len edhe shumë çështje të hapura në vise të ndryshme. Unë vi nga viset shqiptare të Maqedonise. Shqiptarët atje ballafaqohen meungesë të tëdrejtave elementare për të cilat besoj se të gjithë jeni të informuara. Pra vazhdon beteja për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për përdorimin e simboleve kombetare, për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione, për shpërndarjen e drejtë të buxhetit, arsimim cilësorë me programe dhe tekste shkollore të unifikuara me Shqipërinë dhe Kosovën. Përkushtimi ynë i përbashkët duhet të jetë për ta ngritur bashkpunimin në nivele institucionale, që ne shqiptarët në ato vise ta ndjejmë dorën e ndihmesës, përkrahjes dhe mbështetjes së institucioneve shqiptare. Këto fakte duhet të jenë të mjaftueshme që neve si gra të na bëjnë të vetëdishme se mundemi dhe duhet të jemi më aktive në formsimin e ardhmërisë pasi ky është jo vetëm nevojë, por edhe detyrim që bie mbi ne".

 

 

 

 

PDSH: BDI vret natën e qan ditën!

Lidhur me politikën antishqiptare të BDI-së sot deputetit i PDSH-së, z.Gazmend Aliu mbajti konferencë për shtyp:

Më në fund e kuptuam rolin parësor të BDI-së në Qeveri. Më në fund u bë e qartë se BDI, përmes ministrave dhe zëvendës ministrave të saj në qeveri, trafikon me të madhe ligje antishqiptare.

Edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, njësoj si ndryshimet Kushtetuese, si Ligji për Avokatin e Popullit, njësoj si Stema, janë vetëm disa prej ligjeve që fillimisht përgatiten në laboratorët e ministrave dhe zëvendës ministrave të BDI-së dhe pastaj trafikohen nga qeveria në Parlament për tu miratuar.

Por nëse mendoni që krimi i tyre përfundon këtu, e keni gabim. Ende nuk i njihni mirë këta të BDI-së.

BDI-ja vazhdon me sistemin e saj te vjetër të punës, ministrat e BDI-së “vrasin” natën e deputetët e BDI-së qajnë ditën.

Grupi parlamentar i BDI-së , në vend që të kërkojë llogari nga ministrat e tyre për këto ligje skandaloze, ata mundohen të aktrojnë, ti kamuflojnë këto ligje antishqiptare, bëjnë kurthe antikombëtare, bëjnë zhurmë kot dhe në fund edhe pse çdokush e ka kuptuar tani që këto ligje janë të dëmshëm sidomos për shqiptarët, këta të BDI-së kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trafikim.

Dhe gjithë këtë mundohen ta kthejnë në patriotizëm, dhe pa pikë turpi përpiqen t’ua mbushin mendjen shqiptarëve se propozimi që është menduar njëherë nga zëvendës ministri i BDI-së, që ka kaluar në seancën qeveritare ku është diskutuar dhe miratuar nga ministrat e BDI-së, që u fut në seancë plenare me aminin e deputetëve të BDI-së që mundësuan kuorumin, tani bëjnë “sehir”(shou)  karshi shqiptarëve sikurse do të pengojnë miratimin e tyre me amendamente. 

PDSH vendosmërisht është kundër këtyre ligjeve. Amendamentet nuk mund ti përmirësojnë këto ligje e as të parandalojnë miratimin e tyre, mos i gënjeni kot shqiptarët. E vetmja zgjidhje që parandalon shfarosjen e mbi 200 mijë mërgimtarë shqiptarë, ashtu si parashohin ligjet tuaja, është tërheqja e menjëhershme e tyre dhe bartja e përgjegjësisë te ministrat e BDI-së dhe vet BDI-ja që  lejojnë trafikimin e përditshëm të ligjeve antishqiptare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 24.03.2015

 

TELEGRAM URIMI

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është një festë e rëndësishme për gruan dhe nënën shqiptare, e cila luan një rol të rëndësishme për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore.

Gruaja ka rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet dhe ndryshimet kulturore në familje dhe shoqëri. Ajo luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, në zhvillimin e familjes, si dhe jep kontribute në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Forumit të Gruas Shqiptare pranë Partisë Demokratike Shqiptare, që të gjitha nënave dhe motrave shqiptare  t’ua uroj Festën e 8 marsit.

Urime festën, nëna dhe motra!   

 

Kryetarja e FGSH -së                                                     Tetovë, 08.03.2015          

   Merale Ferati

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e ri amerikan në vend, z.Xhes Bejli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në vend, z.Xhes Bejli.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike, për proceset integruese, për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe u shkëmbyen mendime për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Fillimisht Kryetari Thaçi e uroi ambasadorin Bejli për emërimin e tij si Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni, duke potencuar se bashkëpunimi i mirë në mes PDSH-së dhe Ambasadës së SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari Thaçi vlerësoi se me situatën e krijuar dhe me bllokimin e procesit integrues, gjendja në Maqedoni po bëhet më e vështirë, andaj duhet të jemi shumë të përgjegjshëm të gjithë.

Kryetari Thaçi po ashtu e njoftoi ambasadorin se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë, andaj ngritja e një komisioni hetimor parlamentar me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten. 

Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, pasi që integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale është te rikthimi i dialogu të mirëfilltë politik mes forcave kryesore në vend.

Kryetari Thaçi gjithashtu siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare me politikën e saj të përgjegjshme do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 19.03.2015

 

Forumit i Gruas Shqiptare – Dega në Strugë shënoi sot datën më të rëndësishmë të arsimit Shqiptar‏

Një tjetër aktivitet i suksesshëm i Forumit të Gruas Shqiptare – Dega në Strugë shënoi sot datën më të rëndësishme të arsimit të Kombit Shqiptar. Nuk mund të kalonte kjo ditë pa i respektuar veteranet e arsimit shqiptar, ato që vite me rradhë kanë derdhur dije dhe kanë edukuar breza të tërë.

Forumi i Gruas Shqiptare dega në Strugë sot në Hotel ,,Drim” organizoi takim me veteranet e arsimit mësueset pensionere dhe mësueset tjera të cilat janë në proces. Qëllimi i këtij aktiviteti të FGSH ishte festimi i ditës së 7-marsit, ditës së arsimit shqip.

Në këtë takim kryetarja e degës së FGSH-së znj.Astrite Kaba solli një përshkrim për mësueset e para që nga viti 1941 deri në vitet e 60-ta, i cili u përcoll me një ekspozitë me fotografi të këtyre mësueseve e përgatitur nga nxënësi i tyre, z. Kaim Murtishi. Veteranet mirënjohëse për këtë inicitivë dhe organizim, shkëmbyen përvoja për vështirësitë me të cilat janë ndeshur nëpër vite për ta mbajtur gjallë edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Mysafire nderi në këtë takim ishin: znj. Sadie Iljazi, nënkryetarja e PDSH znj. ValbonaToska dhe Kryetarja e FGSH znj. Merale Ferati, e cila në fjalimin e saj përshëndetës mes tjerash deklaroi:

“Për rëndësinë e arsimit, arsimimit, tregues më i mire është fakti se me çfarë brutaliteti dhe histerie armiku ka tentuar dhe tenton që ta pengon arsimimin e shqiptarëve.Për tu përmbush ky mision, të parët në shënjestër ishin arsimtarët dhe institucionet arsimore. Historia na i kujton të gjitha sakrificat e shqiptarëve që kur u themeluan institucionet për arsim të lartë, qoftë Univerziteti i Prishtinës, qoftë ai i Tetovës, qindra të rinjë të rahur, të burgosur, bile edhe viktima. Gjithmonë arsimtarët shqiptar kanë qenë në shënjestër të regjimit, të diferencimeve ideo-politike, largimeve nga puna dhe burgosjeve. Veprimtaria e arsimtarëve shpallej armiqsore vetëm pse i edukonin brezat e rinjë, i vetëdijësonin për të drejtat e tyre, i paisnin me kulturë. Përkundër këtij fakti arsimtari shqiptar nuk u zbraps, por përkundrazi, ishte më i përkushtuar dhe më i vendosur.Sa do që të mundohemi të gjejmë fjalë faleminderuese për kontributin e arsimtarëve shqiptarë çmoj se do jenë të pakta, në krahasim me vlerën dhe kontributin që e kanë dhënë. Populli i arsimuar është popull që e ndryshon gjendjen, kuptohet për të mirë. Nuk ka armë më të fortë se arsimi.Sot në saje të arsimimit, ngritjes së vetëdijes kombëtare e kemi Shqipërinë në NATO dhe Kosovën e pavarur.Me keqardhje duhet të konstatojë se në Maqedoni obstruksionet ndaj arsimit shqip nën udhëheqjen e kësaj qeverie janë në intensitet të kohrave më të errëta. Kjo qeveri me papërgjegjësinë e saj me ministrin Shqiptar merr guximin që ta dëmton celulën më të rëndësishme, e ajo është arsimi shqip. Sot arsimtarët shqiptarë ballafaqohen me vështërësira nga më të ndryshmet, me shkolla në kushte mesjetare, libra me tekste fyese për shqiptarët, fakte të rrejshme historike, paga minimale, trajtesë mizore, të kërcnuar me gjoba dhe testime eksterne të palogjikshme. Krejt kjo me qëllim të friksimit, uljes së cilësisë dhe pengimit të kualitetit të arsimit shqip. Ne si parti, si forum para këtij realiteti nuk ndejtëm dhe sdo të rime duarkryq, por do ta vazhdojmë betejën, që ky realitet i hidhur i arsimit shqip të ndryshon”.   

Takimi u kurorëzua me mirënjohjet që iu ndanë veteraneve për kontributin e tyre në fushën e arsimit.

 

 

 

PDSH: BDI fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

Lidhur me politikën antishqiptare të BDI-së sot deputetit i PDSH-së, z.Gazmend Aliu mbajti konferencë për shtyp:

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit janë ligje shfarosëse që kanë për qëllim ti lenë pa nam e pa nishan, pa adresë e pa vatan, të huaj në vendin e vet mbi 200 mijë shqiptarë, gurbetqarët tanë, që për shkak të politikës diskriminuese të kësaj qeverie janë detyruar të ikin nga vendlindja.

Propozim ligjet në fjalë edhe njëherë për të satën herë dëshmojnë se sa shumë e dëmshme është politika dyfytyrëshe e servile e BDI-së. Edhe në tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve ata bëhen dyfytyrësh dhe tentojnë edhe në kësisoj rastesh të përfitojnë pikë politike, ose të hiqen si të pafajshëm.

Lejojnë fillimisht që ligjet të përgatiten nga ministrat ose zv. ministrat e tyre,  e pastaj i miratojnë në qeveri, kurse pasi vijnë në procedurë parlamentare për ti mbuluar gjurmët e krimit bëhen kurse kundërshtojnë, e në anën tjetër sigurojnë kuorumin që ligjet të kalojnë. Kjo lojë e tyre e pamoralshme ju shkakton dëme kolosale shqiptarëve që 10 vite pandërprerë.

Partia Demokratike Shqiptare është kundër këtyre dy ligjeve, ne nuk bëjmë kuorume siç bën BDI-ja, do të jemi deri në fund kundër këtyre ligjeve dhe çdo ligji tjetër që është antishqiptar..

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 17.03.2015

TELEGRAM URIMI

Dita e Mësuesit është një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi.

Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, kudo që ata vepruan. Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm mësimdhënësve tanë. 

Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

 

Kryetari i PDSH-së                                                     Tetovë, 07.03.2015          

   Menduh Thaçi

Hapet zyre e re e PDSH-së në Strugë

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot qëndroi në Strugë ku mori pjesë në hapjen solemne të zyrës së re të PDSH-së në këtë qytet. Në një atmosfera madhështore dhe në prani të një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Shqiptare, Kryetari përuroi zyrën e re të partisë. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i degës së Strugës, z.Mendi Asani i cili në fjalimin e tij përshëndetës theksoi rëndësinë dhe gëzimin e madh për hapjen e zyrës së re të partisë, për arsye të shtimit të madh të radhëve të PDSH-së në Strugë.

Më pas fjalën përshëndetëse e mori edhe Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi me ç’rast deklaroi:

“Unë jam njeri dhe bëj gabime, ai fjalor që doli në opinion dje, fjalori im, që nuk është i mirë, është rezultat i një emocioni të madh dhe një lufte të madhe që bëjmë, megjithatë e shoh shumë të arsyeshme që të kërkoj ndjesë për atë fjalor prej gjitha zonjave dhe zonjushave dhe djemve që janë nën 18 vjet. Është shumë e rëndësishme të gjithë atyre që janë shqiptarë dhe hezitojnë që të jenë me ne tu jap një porosi gjenerale: nuk jemi engjëj, bëjmë gabime, por jemi të vetmit që e mbajmë përcaktimin ashtu si duhet, e përcaktimi i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë politik, kërkesat duhet të jenë politike, jo të bëhen kërkesa grupore, individuale dhe të interesave. Ju e patë edhe vizitën që pata në Kosovë dhe këtë javë do të kem në Shqipëri, në emër tuaj që jepni forcë këtyre kërkesave politike, po them hapur publikisht se s’është e vërtet që shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë se çka kërkojnë politikisht, i kanë kërkesat shumë të thjeshta, vendimmarrja duhet të kthehet në konsensus të plotë dhe buxheti i shtetit duhet të ndahet në mënyrë të drejtë. E  pranoj se shumë vështirësi  kemi që të arrijmë dhe ti fitojmë zgjedhjet,  megjithatë duhet të japë një lëvdatë për ju, jo për veten, se projektet që janë kundër nesh, janë projekte likuiduese për PDSH-në, jo ta dobësojnë këtë  parti, por ta likuidojnë prej skenës politike dhe këta projekte e kanë vendin prej ku burojnë, prej te nëntoka institucionale e Beogradit, e deri tek nëntoka institucionale e Shkupit. Megjithatë është moment solemn dhe nuk dua tu lodhi shumë, unë do të vazhdoj në emër tuaj dhe mbështetjes tuaj ti grahi sakicës vetëm me një vend, kjo është rruga që do të na shpëtojë të gjithëve. Edhe njëherë jam shumë i impresionuar për këtë mikpritje, dikush do të thotë pse kaq ky impresionim për Strugën, për shkak se Struga është e vetmja që është dyfish opozitë dhe këta njerëz që vijnë këtu dhe me mija të tjerë që e mbështesin këtë përcaktim e bëjnë vetëm për arsye kombëtare, s’kanë arsye tjera, nuk kanë interesa tjera dhe njëherë suksese, shëndet dhe na priftë rruga e drejtë”. 

I pyetur nga gazetarët se a do të hyjë PDSH-ja në qeveri Kryetari deklaroi:

“Bisedojmë me Kryeministrin, por ende nuk kemi arit në atë pikë që pyetët ju. Janë shumë tema që bisedohen, mendoj se nuk është korrekte para se të përfundojnë këto bisedime me i nxjerr ato, mirëpo mund ta keni parasysh se ne kemi dy prioritetet shumë të mëdha së parti, procesin integrues dhe çështjen e platformës politike, të tjerat janë më të lehta”. 

I pyetur në lidhje me publikimin e bisedave të plota ndërmjet tij dhe Mialkovit, Kryetari deklaroi: 

“ Normalisht mua më vjen keq dhe kërkova ndjesë për fjalorin që paraqitet dhe unë do të flas drejt, ato sharje janë të vërteta, nuk mund ti iki të vërtetës. Megjithatë është pjesë e një emocioni shumë të fuqishëm, të një luftë të fuqishme që kemi si parti dhe unë si drejtues i partisë për ta mbrojtur platformën e partisë, të tjerat çfarë thotë ai vogëlushi janë tërësisht të pavërteta”

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Kryetarin e Partisë së Socialistëve Evropian, z.Sergej Stanishev

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim me delegacionin nga Brukseli i udhëhequr nga Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropian, z.Sergej Stanishev. Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe mënyrat e mundshme për të dalë nga kriza politike në vend.

Pas këtij takimi, Kryetari Thaçi në prononcimin e tij për mediat deklaroi:

“Kisha kënaqësinë që të pres në një takim sot drejtues të lartë të eurosocialistëve, në krye me Kryetarin e tyre. Biseduam për çështjet aktuale politike në vend, për problemin e bllokimit të procesit integrues që e ka Maqedonia si prioritet shumë të madh, si edhe për shumë gjëra të tjera siç: instrumentalizimin e medieve në Maqedoni, instrumentalizimin e drejtësisë, e kështu me radhë. Ishte shumë një bisedë e rehatshme dhe e qetë, ramë dakord që rruga e vërtetë për të dalë prej kësaj situate është rifillimi i dialogut politik mes katër forcave kryesore politike. Ai dialog duhet të jetë thelbësor dhe të merret me çështje thelbësore, e jo teknike dhe më pastaj në bazë të këtij dialogu të arrijmë që të marrim rekomandim pozitiv dhe të arrijmë që të hapim bisedimet me Unionin Evropian. 

Unë konstatova se procesi i përgjimit nuk është proces i ri në Maqedoni, por është një proces i vjetër që prej vitit 1992. Viktima kryesore, pa konkurrencë, në këtë përgjim është kryetari i tanishëm i PDSH-së dhe kërkova që mundësisht këtë çështje ta institucionalizojmë. Të krijojmë një komision hetimor në parlament, komision i cili do të merret me cështjet e përgjimit që nga viti 1992 dhe se këtë komision duhet ta drejtojë Partia Demokratike Shqiptare, për shkak se është e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në këto aktivitete të paligjshme dhe jo njerëzore. Opinion e din se qeveria LSDM-PPD ka përgjuar, qeveria LSDM-BDI ka përgjuar, qeveria VMRO-BDI ka përgjuar dhe vetëm për qeverinë VMRO-PDSH nuk ka argumente të tilla, po të zbulohen edhe ata do të kenë të njëjtën trajtesë ligjore. 

Mendoj se çështja e zgjedhjeve të parakohshme apo qeverisë teknike duhet të jenë pikat e fundit të këtij dialogu, pikat e para të këtij dialogu duhet të jenë çështjet thelbësore: procesi integrues, raportet ndëretnike, apo të drejtat e shqiptarëve, analiza e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjyqësia, çështja e mediumeve, a i kontrollon vërtetë qeveria mediumet, apo i kontrollon edhe dikush tjetër? Këtu është bërë shumë simpatike të thuhet se mediumet i kontrollon 90% VMRO-ja, 10% LSDM-ja, po tek maqedonasit, por tek shqiptarët mediumet i kontrollon 50% BDI-ja dhe 50% LSDM-ja dhe PDSH-ja është parti opozitare e cila s’ka asnjë medium që i mundëson të flet dhe të tregojë realitetin e vet. Po të nisemi nga ky aspekt dhe po të kemi zgjedhje të parakohshme, nuk po them se kush do të fitojë, përsëri këto do të jenë katër forcat politike që prapë do ta mbisundojnë parlamentin dhe problemin e kemi përsëri aty.

Për sa i përket akuzës së z.Verushevskit, për akuzat që nga viti 1993, dhe nëse të njëjtën do ta bëj edhe për funksionarët aktual, unë deklaroj se akuza janë bërë shumë herë, por ne nuk u besojmë institucioneve, nuk është diçka e re që e them, sepse edhe qytetarët nuk u besojnë atyre. Ky manipulim kaq i madh nuk guxon të fokusohet vetëm me një fazë, flas për një proces solid, anketues nga komisioni anketues dhe për një proces tërësisht transparent, që do të përfundojë në gjyq me transparencë, atëherë edhe qytetarët do të jenë më të qetë edhe ata që duan ta përsërisin veprën penale, nuk do ta përsërisin. Mua më kanë përgjuar Verushëvski, Cërvenkovski, Ali Ahmeti, Rankovici, etj dhe asnjë shqetësim, por është e dhimbshme dhe e turpshme për këto shqiptarë që sot shqetësohen se e kanë përgjuar Zaevin, asnjë fjalë nuk e kanë thënë sot e kësaj dite për përgjimet dhe ndjekjet që janë bërë liderit të PDSH-së, për përgjimet dhe ndjekjet që janë bërë fëmijëve të liderit të PDSH-së, është një situatë “crazy” e tha njëri nga delegacioni. 

Unë i kam informacionet të limituara për aspektet e sigurisë dhe qetësisë, ndoshta pak më shumë se ju se jam opozitë, por mendoj se situata është serioze, se Maqedonia nuk është ndonjë shtet i vjetër, i fuqishëm, me konstalacione të forta në raportet ndërkombëtare dhe të sigurisë së brendshme. Imuniteti gjeneral i Maqedonisë është seriozisht i dëmtuar  me bllokimin e procesit integrues dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë. Gjithashtu vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare nuk është edhe aq e madhe për Maqedoni duke pasur parasysh problemet rajonale shumë më të mëdha, këtu e kam fjalën për raportet Serbi-Kosovë, çështjen e Bosnjës, problemet e mëdha ndërkombëtare siç është ajo e Ukrainës dhe lindja e mesme. Maqedonia nuk është aq në qendër të vëmendjes sa që neve na duket”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 27.02.2015

 

Haradinaj priti ne takim Menduh Thaçin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ka pritur sot në selinë qendrore të AAK-së Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçin.

Pas takimin Kryetari i PDSH-së,  z.Menduh Thaci në prononcim për mediat  deklaroi:

“Është shumë e rëndësishme për PDSH-në, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë që të kemi një komunikim real me drejtuesit në Kosovë nga dy aspekte. Në aspektin e parë shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të mirinformuar për situatat politike në mënyrë që në veprimet tona mos të bëjmë gabime. E, arsyeja e dytë që takova Haradinajn ishte pse ne po kërkojmë ndihmë së pari te aleati jonë AAK-ja, që të na ndihmojë që kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme te faktori ndërkombëtar. Ram dakord me Haradinajn që kërkesat kryesore politike të shqiptarëve të Maqedonisë janë shumë të thjeshta dhe janë dy: vendimmarrja në institucionet e shtetit të jetë me konsensus të plot që do të thotë Parlamenti dy dhomash, Dhoma e Qeveritarëve dhe Dhoma e Kombeve, e tek Dhoma e Kombeve vendimmarrja e të jetë me konsensus të plotë. Ndërsa kërkesa e dytë është që ndarja e buxhetit të shtetit të bëhet në mënyrë të drejt dhe proporcionale dhe këtë çështjen e ndarjes së buxhetit për shqiptarët ta ketë në dorë, apo në kompetencën e nënshkrimit, funksionari më i lartë shqiptar që është në shtet, qoftë zëvendëskryeministri, apo zëvendëspresidenti”.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përcjelli bindjen e tij për ndihmë më të madhe të Prishtinës zyrtare në këtë vit dhe në të ardhmen për shqiptarët e Maqedonisë, duke u shprehur se Ramush Haradinaj është garanti i parë i mbështetjes për shqiptarët e Maqedonisë.

Në prononcimin e tij z.Haradinaj ka premtuar ndihmën në realizmin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë:

“E shfrytëzuam këtë takim, këtë bisedë për t’u njofto më afër me të gjitha zhvillimet në Maqedoni, me zhvillimet në PDSh, parti partnere e jona dhe njëkohësisht për të biseduar edhe për zhvillimet në Kosovë dhe kudo që jetojnë ne si shqiptar. Në kuadër të këtij interesimi, ne asnjëherë nuk kemi harru për t’u interesuar për tema shqiptare edhe në Preshevë, në Malin e Zi e për tema ku do që shqiptarët janë. Ne bashkërisht ka vite që kemi ndërtuar një partneritet të mirë, dhe po ashtu sot u dakorduam sërish për bashkëpunim më të ngjeshur në vitin që sapo kemi hyrë, dhe për sendërtimin dhe konsolidimin e mëtejmë të së djathtës shqiptare dhe që subjektet tona politike, kudo që janë, të mendojnë dhe të angazhohen më shumë për shqiptarët kudo që janë. Konsideroj se një qeverisje më e mirë në Kosovë, është ndihma më e mirë që mund t’u jepet edhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të jemi afër njëri-tjetrit.

Kryetari Haradinaj dhe Kryetari Thaçi u dakurduan për bashkëpunim më të ngjeshur në vitin që sapo kemi hyrë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 12.03.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Nishanin dhe Metën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot realizoi vizitë zyrtare në Tiranë, me ç’rast takoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, si dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi ka realizuar takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani. Gjatë takimit është biseduar për çështjet aktuale politike në Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe për proceset integruese rajonale. Kryetari Thaçi në takim shprehu shqetësimet e Partisë Demokratike Shqiptare për bllokimin e procesit integrues të Maqedonisë dhe të realizimit e të drejtave kolektive të shqiptarëve, pa të cilat nuk garantohet mbijetesa e Maqedonisë. Kryetari Thaçi gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë si shumë të vlefshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe theksoi se Shqipëria përbën një faktor të rëndësishëm për stabilitetin rajonal e më gjerë. Në këtë takim, Presidenti Nishani përgëzoi Partinë Demokratike Shqiptare dhe Kryetarin Thaçi për kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe të proceseve integruese të Maqedonisë, si dhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Gjatë vizitës së sotme në Tiranë Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi realizoi takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta. Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.

Pas këtij takimi, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta dhanë një prononcim për shtyp:

Ilir Meta: “Sot pata takim me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, me z.Menduh Thaçi dhe shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve në Maqedoni, në Shqipëri dhe në rajon. Natyrisht që do të shfrytëzoj nga rasti që të uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës festën e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, pasi sot është një ditë e çmuar. Së dyti dua të shpreh vlerësimin tim për angazhimet e z.Thaçi dhe të partisë së tij dhe të gjithë faktorit shqiptar, për të shtyrë Maqedoninë drejt proceseve integruese dhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, si dhe të ecet më shpejtë drejt realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, po edhe njëkohësisht të përmirësimit të situatës ekonomiko-sociale të shqiptarëve, në mënyrë të veçantë të gjithë qytetarëve në Maqedoninë perëndimore. Besoj se këto takime janë gjithmonë të dobishme për të ndjekur në mënyrë hap pas hapi, por njëkohësisht edhe tregojnë se marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe faktorit të rëndësishëm parlamentar në rajon dhe konkretisht në Maqedoni janë gjithnjë dinamike”.

Menduh Thaçi: “Jo vetëm kënaqësi, por është edhe obligim, unë mendoj se është mirë që krijohet një praktikë normale të komunikimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri. Me z.Ilir Meta biseduam për shumë çështje. Për ne shqiptarët e Maqedonisë është tejet e rëndësishme që në rend të parë të jemi mirë të informuar për situatat rajonale dhe ndërkombëtare, që të mos bëhet ndonjë gabim nga mungesa e informacioneve. E informova z.Meta për shqetësimin tonë kryesorë që kemi si shqiptarë, për bllokimin e procesit integrues drejt UE dhe NATO-s, që na shqetëson tepër shumë dhe nga ana tjetër na e komplikon çështjen e të drejtave tona, qofshin politike apo ekonomike. Bashkërisht ramë dakord që të vazhdojmë me këto komunikime dhe bashkërisht të mirë informohemi dhe të vazhdojmë të veprojmë drejt rrugës tonë të përbashkët, të perëndimit, integrimeve dhe kështu me radhë”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 17.02.2015

 

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi flet për situatën aktuale politike‏

Pas takimit të sotëm me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, znj.Kristine D. Althauser, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mbajti konferencë për shtyp lidhur me situatën aktuale politike në vend, me ç’rast u prononcua edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve:

Në pyetjen gazetareske lidhur me materialet e publikuara për PDSH-në, Kryetari u përgjigj:

“Asgjë e pa pritur nga ana ime, një petardë e xhelatëve të shqiptarëve 60-70 vjet siç është LSDM-ja dhe Zaevi, një bisedë komplet e konstruktuar dhe e montuar, kjo nuk më bën aspak përshtypje dhe vetëm mund tu them shqiptarëve se beteja politike me xhelatët  e  shqiptarëve do të vazhdojë deri në vdekje. Vota e PDSH-së për ta prishur Strumicën nw komisioni shtetërorë kanë qenë publike dhe të hapur, po e njëjta votë e VMRO-së ka qenë publike dhe e hapur për ta prishur Çairin dhe për ta shpallur falsifikimin e zgjedhjeve”. Do të jetë qesharake, siç ç'do gjë qesharake, Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë të qetë se kanë bërë pakt me Zaevin se nuk dalin, ai tjetri do t'ua nxjerr, të jenë të sigurt, unë e dini se nuk dua të përmendi gjyqe, prokurori e kështu me radhë, shumë shpejt do të fillojë gjyqi dhe prokuroria, për shkak se pala tjetër është shumë e interesuar për ti nxjerr këta të BDI-së, besoj se kjo do të jetë edhe një proces i pa përfunduar si duhet në aspektin e drejtësisë”.

Në pyetjen gazetareske se është zëri i publikuar autententi, Kryetari u përgjigj:

“Por zëri a e din çka bëjnë këta, zëri autentik i imi është të flas me ty e pastaj heqin një fjali dhe pastaj e bartin me këtë gazetarin tjetër, mandej një fjali tjetër e ndërpresin, për shkak se biseda është totalisht e konstruktuar, lutja nga ana e VMRO-së është që: ne do tu ndihmojmë ta prishim Çairin dhe të shpallet falsifikati dhe ju do të na ndihmoni për Strumicën, kaq”.

Në pyetjen gazetareske a keni pasur takime me Nikola Gruevskin pas aferës, Kryetari u përgjigj:

“Jam takuar me kryeministrin dy herë, unë kam pasur shumë interesim të flas për çështjet integruese, qw janë shumë të rëndësishme, po ashtu për raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet ndëretnike. Për bisedat tjera është pak herët tu flas, do tu flas shumë shpejt, nuk shkon as 2-3 javë deri 1 muaj”.

Në pyetjen gazetareske se deri ku ka shkuar dosja “Kreator”, Kryetari u përgjigj:

“Por njëherë i kam paditur në 2007,  tash besoj se kjo do të bëhet pjesë e procesit të madh gjyqësor, megjithatë unë e di pse LSDM-ja nuk e pranon propozimin e PDSH-së. Ne kemi propozimin qw të krijojmë një komision anketues dhe komisioni anketues prej vitit 1992 të merret me këto çështje dhe këto çështje të përfundojnë në prokurori. Po të krijohet ky komision anketues LSDM-ja është e vetëdijshme se çka u ka bërë shqiptarëve, VMRO-ja do të del engjëll, kurse ata do të dalin dreq e shejtanë. Sa vrasje, sa burgosje, dhe unë mërij në këtë moshë, që më vjen turp ta shikoj në “TOP NEWS” të më del Lubomir Fërshkovski si analist, kriminel dhe gjakpirës, prej Ladorishtit, Bitpazarit, e kështu me radhë”.

Në pyetjen gazetareske se a do të ketë epilog gjyqësor, Kryetari u përgjigj:

“Jo të drejtë, do të ketë epilog gjyqësor, por epilogu gjyqësor nuk do të jetë i drejtë. Mendoj se këtu gjithkush gjithkënd e ka përgjuar përveç PDSH-së që nuk është pjesëmarrëse në këto lojëra, normalisht se është përgjimi edhe nga brenda. Këta që kanë arritur një pjesë të këtyre përgjimeve ti sigurojnë, e më pastaj bëjnë konstruktime dhe montazhe të ndryshme që u konvenojnë dhe ky proces përfundon me një situatë jo të drejtësisë dhe jo të korrektësisë”. 

Në pyetjen gazetareske lidhur me propozimin e PDSH-së, Kryetari u përgjigj:

“Po unë nuk vërej ndonjë mos pranim të ndërkombëtarëve për propozimin e PDSH-së. Ne si parti më e shkelur, me e ndjekur dhe më e survejuar, që s’kemi marrë pjesë në këto survejime, kemi kërkuar që ta drejtojmë komisionin parlamentarë, por në të njëjtën kohë kemi kërkuar që të kemi ekspert ndërkombëtarë, ndihmës të këtij procesi dhe ky proces të bëhet kredibil,  por gjithë të tjerët këtë nuk e pranojnë, qoftë VMRO-ja, qoftë LSDM-ja, qoftë BDI-ja, për shkak se janë të implikuar”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.03.2015

Telegram Urimi me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi uroi drejtuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z.Isa Mustafa

I nderuari z. Kryeministër,

Dëshiroj të ju shprehi urimet më të përzemërta me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Vlerësojnë lartë angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshet sot shteti i Kosovës, si dhe kontributin Tuaj për forcimin e Institucioneve të shtetit. Uroj që Kosova t’i përballojë dhe t’i tejkalojë të gjitha sfidat dhe sa më shpejt të bëhet anëtare e plotë e strukturave euro-atlantike.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

 

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare                     Tetovë, 17 shkurt 2015

 

 

Drejtuar:  Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli

I nderuari Zoti Kryetar,

Më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kam bindjen e thellë se zgjedhja Juaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Kosovës dhe të avancimit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të Ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve ditën e pavarësisë me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare                     Tetovë, 17 shkurt 2015

 

 

Drejtuar:  Presidentit të Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga

E nderuara Znj. Presidente,

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë, që Kosova të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të Ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me bindje të plotë drejt progresit dhe integrimeve euroatlantike.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare                     Tetovë, 17 shkurt 2015

 

 

Drejtuar: Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj

I nderuari Ramush,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të Ju uroj 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen dhe forcimin e Republikës së Kosovës, andaj shprehi bindjen time më të thellë, se me vizionin, programin dhe aftësitë Tuaja do të kontribuoni për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Kosovës dhe të avancimit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare                     Tetovë, 17 shkurt 2015

 

 

Drejtuar: 

Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi

I nderuari Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Hashim Thaçi,

Duke përkujtuar 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ne përkujtojmë përpjekjet e të gjitha brezave për këtë Kosovë të lirë e sovrane. 

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe Bashkimin Europian, gjë që do të forconte demokracinë dhe paqën jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. 

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare                     Tetovë, 17 shkurt 2015

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadoren e Gjermanisë në vend, znj.Kristine D. Althauser

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, znj.Kristine D. Althauser.

Në këtë takim u diskutua për krizën politike në vend, për proceset integruese, si dhe tema të tjera rajonale. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për të gjetur rrugëdalje nga kriza politike në vend, si dhe për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin rajonal.

Në fillim të takimit, Kryetari uroi  ambasadoren për funksionin e saj të ri dhe njëherësh e falënderoi për mbështetjen që Republika e Gjermanisë në vazhdimësi e jep për vendin. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se me situatën e krijuar në vend dhe me bllokimin e procesit integrues gjendja në Maqedoni po bëhet e pakontrolluar dhe jo-stabile,  me çka imazhi i Maqedonisë është seriozisht i dëmtuar, andaj duke pasur parasysh edhe problemet rajonale duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që rruga e vetme për të dalë prej kësaj situate është dialogut i mirëfilltë mes forcave kryesore politike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.03.2015

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Finlandës dhe të Suedisë

Kryetari i PDSH-së në takim të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës, z.Timo Rajakangas dhe me Ambasadorin e Suedisë, z. Matt Staffansson

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në një takim të përbashkët Ambasadorin e Finlandës në Zagreb, z.Timo Rajakangas dhe Ambasadorin e Suedisë në vend, z. Matt Staffansson, të shoqëruar nga znj.Asa Pehrson, përfaqësuese e Suedisë në Unionin Evropian në Bruksel.

Në këtë takim temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit - theksoi Thaçi.

Kryetari Thaçi më tej siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare me politikën e saj të përgjegjshme do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për proceset demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike në vend është me rëndësi të veçantë.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.02.2015

 

Me montazhe dhe faalsifikime nuk fshehët e vërteta

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

Konstruksion i tërësishëm i bisedës, marrja e fjalëve nga një bisedë dhe futja në një bisedë tjetër është metodë e njohur e montazhesh në punën e lidhjes komuniste, e më pas LSDM-së prej te Rankovici, Gligorovi, Cërvenkovski e deri tek ky Zaevi dhe zorrëve politike!

PDSH në mënyrë transparente ka votuar kundër LSDM-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë pandërprerë, ashtu siç ka votuar përherë dhe pandërprerë LSDM pro BDI-së dhe anasjelltas.

Me votimin PRO prishjes së zgjedhjeve në Strumicë, ne siguruam procesverbalet për falsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Çair dhe që për herë të parë një falsifikim u konstatua nga një organ shtetëror. 

- Ja procesverbalet e falsifikuara të zgjedhjeve në Komunën e Çairit. 

- Ja edhe vendimet e KSHZ-së që verifikojnë falsifikimin e zgjedhjeve në Komunën e Çairit nga ana e BDI-së.

Për shqiptarët nuk është ndonjë lajm i ri se PDSH-ja prej kur ka dalë në skenën politike dhe deri në vdekje do të jemi kundër LSDM-së!

Neve nuk na bën asnjë përshtypje kjo bisedë e montuar dhe e falsifikuar, e publikuar në opinion. Zaevi i Strumicës mendon që me konstruksion do të hakmerret ndaj të vërtetës. Kjo është e vërteta ku ky Zaevi lutej, puthte këmbët për një takim e për një shërbim:

 

“Pretsedatele zamoluvam, Zoran Zaev sum”. 

 (Kryetar ju lutem, Zoran Zaevi jam)

 

“Pretsedatele ke me zadolzite”. 

 (Kryetar do tju kem borxh)

    

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.03.2015

 

 

 

 

Intervista e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi për RTV 21

RTV 21: Zoti Kryetar fillimisht një vlerësim të përgjithshëm për situatës politike në vend, si e karakterizoni atë?

Menduh Thaçi: mungesa e perspektivës, bllokimi i procesit integrues është çështja kryesore që ndodh këtu, por fatkeqësisht udhëheqësit e maqedonasve refuzojnë ta kuptojnë këtë. Realisht në Maqedoni edhe të funksionojë gjithçka si duhet perfekt nuk ka vlerë pa u debllokuar procesi integrues dhe pastaj komplikimet tjera janë si pasojë e atij shkaku kryesor. Mungon demokracia, mungon funksionimin i shtetit ligjor, mungon besueshmëria te institucionet dhe e gjithë kjo e komplikon situatën.

RTV 21: Si reagon elita politike, është barë e saj që të zgjidhë problemet e vendit?

Menduh Thaçi: Shqiptarët janë të de-faktorizuar totalisht në këtë situatë, sepse partia e shqiptarëve që e mori mandatin për të qenë pjesë e qeverisjes nuk po arnë që të imponojë asnjë temë që ka të bëjë me shqiptarët, por më duket se maqedonasit janë marr vesh që të inskenojnë kinse Maqedonia paska mosmarrëveshje mes maqedonasve dhe aty u shkelën të drejtat, e kam fjalën për dy partitë kryesore dhe me këtë mundohen që të de-fokusojnë edhe vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen e mjerueshme në të cilën janë shqiptarët. Ne si opozitë mundohemi më shumë korrektësi, vendosmëri, por edhe me konstruktivitet, duke pasur parasysh se bota perëndimore ka telashe të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare.  Numrat e deputetëve që ne i kemi nuk na mundësojnë që të jemi edhe më të ashpër në qëndrimet tona. Një rezultat fatal për shqiptarët e Maqedonisë, 20 deputetë partia e cila është në qeverisje dhe 7 deputetë opozita sigurisht e ka koston e vet dhe kjo kosto duhet të paguhet dhe jam tërësisht i vetëdijshëm për këtë. Bashkësia Ndërkombëtare me sa duket jo që nuk ka zgjidhje, por unë nuk shoh zgjidhje për këtë situatë, po shikoj vendet tjera si zhvillohet situata, një ndër shembujt perfekt të interesimit dhe dëshirës të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për ti lëvizë proceset është Kosova, bisedimet që zhvillohen mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, gjërat po lëvizin. Fatkeqësisht kjo është një situatë e pashpresë, megjithatë unë preferoj që të jemi shumë të kujdesshëm, shqiptarët e Maqedonisë mos të bëhen pre e aventurave të ndryshme, grupeve të ndryshme, të cilët nuk dinë dhe nuk kanë njohuri se si zhvillohet situata. Do të vazhdoj të investoj në këtë konstuktivitet opozitar dhe gjithmonë duke e ruajtur linjën që këtu shkelen të drejtat kolektive të shqiptarëve, që është tema kryesore bashkë me procesin integrues, të tjerët janë imitim të politikës.

RTV 21: Po partitë politike shqiptare si reagojnë në këtë situatë, sepse duhet të marrin përgjegjësinë e vet mbi fatin e popullatës, si reagon ajo, sa është në krye të detyrës që i takon?

Menduh Thaçi: Pyetja juaj ngërthen në vete një dëshirë të madhe që kanë të gjithë shqiptarët, që të jemi këtu më bashkëpunues, sidomos dy forcat kryesore politike, ajo e z.Ahmeti dhe partia që e drejtoj unë dhe unë kam plot mirëkuptim për këto qëndrime, të njëjtat mi ka thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe shumë liderë të tjerë shqiptar. Më lejoni të konstatoj edhe diçka se kur flitet për mundësinë e bashkëpunimit, apo kur kërkohet nga PDSH-ja që të bashkëpunojë, theksit është se partia që është në qeveri nuk ka sukses, se po të kishte sukses nuk do të duheshe ky bashkëpunim. Besoni se e kam shumë të vështirë të merrem vesh me z. Ahmeti, për shkak se ai është dakord që ti ndajë përgjegjësitë, por pushtetin ta mbajë vet dhe kjo nuk funksionon në aspektin pragmatik, si dhe me partitë tjera që paraqiten, që kushtimisht quhen partitë më të vogla, kjo është krejtësisht normale dhe kanë të drejtë demokratike, por nuk janë funksionalë. Shqiptarët e Maqedonisë do të ishte mirë të vazhdojnë që të kenë një ndarje të mirë të politikës, se u duhet edhe atyre opozita dhe besoj se kur të arrijmë të krijojmë opinion se shqiptarëve të Maqedonisë realisht u duhet një parti e fuqishme opozitare e cila në mënyrë të fuqishme do ta ngritë agjendën e të drejtave kolektive, atëherë do ta kemi më lehtë. Këtu gjithkush gjithkënd e përgjon dhe s’dihet se kush kë e përgjon, nuk është një gjë e re, gjëra të tilla kanë ndodhur që nga viti 1993 dhe sigurisht ata që gëzoheshin prej fatkeqësisë në komshi tash e kanë fatkeqësinë në shtëpi. Do të ishte e palejueshme që të lejojmë LSDM-në të sillet si viktimë, LSDM-ja është xhelati i djeshëm. Këta njerëz të cilët janë të ndjekur, ish shefi i shërbimit sekret është nënshkruesi i dosjeve të mia personale në vitin 2002 dhe 2006, ku ka ndjekje, përgjime të mija dhe të djalit tim 12 vjeçar, por unë nuk kam telashe me to. Kërkoj falje për shprehjen, mua më shkaktojnë gërdi, neveri të madhe disa shqiptarë të ndershëm si në kohën e Rahman Morinës, që sot mundohen e bërtasin për ta mbrojtur LSDM-në se ajo na qenka viktimë. Ndjekjet që i kemi pasur edhe i ndjeri Arbën Xhaferi edhe unë prej vitin 1993, rrumbullakohen në dosje me 10.000 faqe dhe këta shqiptarë të ndershëm asnjëherë nuk e kanë hapur gojën, për shkak se kanë qenë pjesë e asaj qeverisje që i kanë ndjekë liderët e opozitës. Nuk besoj se do të jetë kredibil ky gjyq që bëhet, nuk diskutohet, unë fola edhe me Ambasadorin e Unionit Evropian. Ideja ime është që të ngrinim një gjyq special me vëzhgim dhe asistencë të plotë ndërkombëtare, i cili gjyq do të merret me të gjitha këto çështje prej vitit 1992. Unë i kam të gjitha dokumentacionet zyrtare ku njerëz, ministra, kryeministra, shef i shërbimit sekret është nënshkruar duke shkelur kushtetutën e një shteti “demokratik” dhe është bërë ndjekje, më pastaj këtu përgjojnë nga brenda, nga jashtë, të gjithë dhe unë këtë e kam pasur në dijeni që në moshë të re, si mbrojtje në vete. Nuk do të del gjë prej kësaj situate, nuk do të jetë situatë kredibile, për shkak se shërbimet sekrete dinë edhe të largojnë një fjalë dhe të vendosin një fjali tjetër dhe ti ndryshojnë, por është një element tjetër që thotë se është degjeneruar demokracia dhe shteti ligjor dhe më e keqe është se ka mungesë totale të kredibilitetit në institucionet vendimmarrëse. Këto janë parashenja të një sëmundje e madhe dhe kjo sëmundje është mungesa e perspektivës dhe bllokimi i procesit integrues.

RTV 21: Z.Thaçi sigurisht njeriu nuk e ndjen mirë veten në qoftë se e din se është i vëzhguar, i ndjekur, i përcjellur vazhdimisht dhe nuk është një ndjejnë e mirë?

Menduh Thaçi: Padyshim, ne që merremi me këtë punë, flas për veten, nuk më shkakton kurrfarë përshtypje, por sigurisht kur fillojnë të survijohen pjesëtarë të familjes dhe fëmijët kjo shkakton neveri të madhe, poshtërim shumë të madh. Besoj se me këtë rast do të jenë shumë të kujdesshëm ata të cilët do të përgjojnë, megjithatë përsëritja e këtyre rasteve bëhet deri sa njerëzit e tillë nuk shkojnë para drejtësisë. Në momentin kur njerëzit e tillë që bëjnë përgjime të tilla jolegale dhe joligjore shkojnë para drejtësisë, atëherë mund të kemi shpresa se ky proces ndalet dhe më nuk përsëritet.

RTV 21: Si e shikoni qëndrimin e mediave, flitet për një ndërhyrje të madhe të shtetit në mediat, në lirinë e shtypit?

Menduh Thaçi: Jo vetëm shtetit, më mirë ta quajmë të maqedonasve, normalisht unë nuk jam i zgjedhur për ta mbrojtur lirinë e mediumeve maqedonase, por të shqiptarëve. Tek shqiptarët është ende më fatale situata, sepse një pjesë të mediave e kontrollon partia e shqiptarëve që është në pushtet, ndërsa pjesën tjetër e kontrollon partia opozitare maqedonase që është LSDM-ja, duke filluar prej një televizioni e disa portaleve të ndryshme, që flet për një terr të madh informativ.  Megjithatë, mediat e Kosovës, po shfrytëzoj rastin ti falënderoj hapur dhe publikisht, gjithashtu edhe mediat e Shqipërisë, arrijnë me shumë vendosmëri të bartin zërin tonë opozitar dhe mendimin tonë ndryshe, sepse përndryshe do të krijoheshte një opinion se ne nuk jemi aspak aktiv, por unë nuk kam se ku të flas, një pjesë të mediave shqiptare e kontrollon BDI-ja, pjesën tjetër e kontrollon LSDM-ja dhe ngel se ne nuk jemi funksional, se ne nuk punojmë, e kështu me radhë. Elementi i mediave është po ashtu element plus që flet për mungesën e demokracisë, mungesën e drejtësisë në shtetin ligjor dhe mungesën e perspektivës.

RTV 21: Si thoni prej krejt kësaj çka mund të ndodhë me Maqedoninë?

Menduh Thaçi: Rin në vend, se po të shkojë diku do të ishte më mirë, por rin në vend dhe e ka atë formën si uji që nuk lëvizë shum shpejt ndotet dhe infektohet, gjithashtu dita-ditës situatat degjenerohen dhe  prishen. Nervozet dhe shqetësimet e shqiptarëve dita-ditës ritën. Ne jemi shumë të shqetësuar edhe për një fenomen tjetër, që nuk është kombëtar, por është ndërkombëtar, Shqipëria është anëtare e NATO-s, Kosova është po asaj rruge dhe dalë nga dalë ne ndjehemi si fëmijët 6-7 vjeçar që ngelin jashtë oborrit të shtëpisë. Këtu sinqerisht u them ngelë vetëm shpresa e Bashkësisë Ndërkombëtare, jo që ata nuk kanë mundësi, por ata ende nuk e kanë zgjedhur momentin. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare detyron qeverinë e Serbisë që të nënshkruajë dokumente me të cilën e pranon kushtetutën dhe ligjet në territorin e Kosovës, do të gjejë mënyra dhe metoda që do ta bindë edhe qeverinë e Maqedonisë që detyrimisht duhet të bëhet kompromisi me Greqinë, për tu debllokuar kjo situatë. Ndërsa ne si PDSH jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë, për tu debllokuar kjo situatë, për shkak se sinqerisht mendoj edhe po të ishin perfekt të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni pa procesin integrues në NATO dhe Unionin Evropian nuk kanë kuptim, këtu është e gjithë çështja kryesore.  

PDSH: Zoran Zaev, larg duart dhe thonjtë nga shqiptarët!‏

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

Fillimi i publikimit të përgjimeve për shumë kënd mund edhe të ketë tingëlluar si proces kredibil në fillim, por më pas, njëri nga qëllimet kryesore i gjithë këtij skandali doli që të jetë diskreditimi politik i Partisë Demokratike Shqiptare.

Mbrëmë në një televizion të Shqipërisë patëm rastin ta dëgjojmë kryetarin e LSDM - Zoran Zaev. Përfundimisht  Zoran Zaev trashëgimtari politik i Gligorovit e Cervenkovskit si një sharlatan politik tregoi në mënyrë histerike tërë atë mllefin që ka ndaj shqiptarëve, jo vetëm këtu brenda në Maqedoni, por edhe në Shqipëri e Kosovë.

Shërbëtorët besnik të UDBES së djeshme dhe të sotshme si Alsat-M, Kim Mehmetat dhe Mersel Bilallat, të cilët janë bashkëfajtor dhe bashkëpjesëmarrës të të gjitha atyre vrasjeve dhe maltretimeve të shqiptarëve që bënin padronet e tyre Verushevski, Fërckovskat dhe gjitha tajfat e LSDM-së sot janë hedhur prapë si argat të Zaevit, shkaktojnë huti dhe njollosin shqiptarët, shpërndajnë mjegull te shqiptarët.

Zoran Zaev dukshëm si një skizofren merr guximin që udhëheqësit shtetëror si të Shqipërisë ashtu edhe ato të  Kosovës ti shpall të inkriminuar. Zoran Zaevi ashtu si tentoi ta njollose opozitën shqiptare në Maqedoni – PDSH-në pa asnjë fakt, të njëjtën gjë beri mbrëmë për udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë e Kosovës, duke dhënë kualifikime politike me tendencë të qartë për të vënë në hipotekë tërë klasën politike shtetërore shqiptare. Veç më është shumë e qartë se qëllimi i Zaevit të sotshëm është qëndrimi i djeshëm i Gligorovit e Cervenkovskit, që të përçahen dhe të njollosen shqiptarët.

I themi publikisht këtij sharlatani nga Strumica - që falsifikon e shpif, monton dhe fantazon, larg duart dhe thonjtë  nga shqiptarët. Larg duart nga Shqipëria e Kosova, po je shumë i vogël për këto punë. Përderisa është PDSH ashtu si ia tregoi vendin paraardhësve të tu, ashtu do ta tregojmë vendin edhe ty.

PDSH urgjentisht kërkon nga MPJ-a e Maqedonisë që të kërkojë falje qeverisë së R. Shqipërisë dhe qeverise së R. Kosovës për skandalin e madh që bëri Zoran Zaev me shpifjet e tij.

Dhe në fund PDSH-ja kërkon që Zoran Zaevi me veprimet e tij sharlataneske dhe keqbërëse ti drejtohet ose institucioneve shëndetësore, ose të atyre të drejtësisë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 10.03.2015

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z.Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se zhvillimet e fundit tregojnë se në Maqedoni asgjë nuk funksionon në vijë ligjore dhe të demokracisë së vërtetë. Kryetari Thaçi po ashtu i shpjegoi ambasadorit se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, survejuar, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten. 

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.02.2015

 

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image